“Vrasja e efektivit duhet të hetohet”/ Berisha akuza Hitës: Në vend të dorëheqjes kërkon të mbrojë karrigen e tij
Kreu i PD-së Sali Berisha ka kërkuar hetim të thelluar në ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka kërkuar hetim të thelluar në ...
Ekonomia shqiptare dominohet nga sipërmarrjet e vogla, ndërsa shqiptarët kanë parë si alternativë punësimi, vetëpunësimin.
Por, vetëpunësimi në Shqipëri duket se ka filluar të tkurret, duke reflektuar konsumin e dobët, që sipas INSTAT rritet mesatarisht vetëm 2-3% në vit, por edhe ndryshimin e modelit ekonomik në tregtinë me pakicë, (ku mbizotërojnë të vetëpunësuarit), teksa pesha e qendrave tregtare dhe zinxhireve të supermarketeve sa vjen e rritet, duke konkurruar fort dyqanet e vogla.
Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga INSTAT, në anketën strukturore 2016, vetëpunësimi në Shqipëri krahasuar me një vit më parë është tkurrur me 13 për qind, apo gati 16 mijë persona në total, që kanë mbetur të papunë.
Rënia e fortë e tyre, një vit pas aksionit antiinformalitet (në 2015-n u formalizuan rreth 30 mijë biznese, kryesisht të vogla) tregon se subjektet e vogla nuk i kanë rezistuar formalizimit dhe kanë dalë sërish nga tregu.
Në total, në vend kishte 108.4 mijë të vetëpunësuar në 2016-n, duke përbërë 23% të të punësuarve në total. Pesha e vetëpunësimit, ka ardhur në ulje, nga rreth 28% që ishte në anketën e vitit të mëparshëm, megjithatë ajo mbetet ndër më të lartat në Europë, së bashku me Turqinë dhe Greqinë, sipas të dhënave nga Eurostat.
Të vetëpunësuarit në vend ndahen në dy kategori të mëdha, në prodhuesit e të mirave dhe në prodhuesit e shërbimeve. Rënien më të mëdha në vlerë për sa i përket vetëpunësimit e ka pasur kategoria e prodhuesve të shërbimeve, konkretisht sektori i tregtisë.
Nga të dhënat e përllogaritura nga Monitor, vetëpunësimi në sektorin e tregtisë u tkurr me 16 për qind. Në këtë sektor rreth kishte 8,900 të vetëpunësuar më pak se një vit më parë. Në total i gjithë grupi i prodhuesve të shërbimeve numëronte mbi 13 mijë më pak të vetëpunësuar. Rënie të vetëpunësimit ka pasur edhe tek ofruesit e shërbimeve, me rreth 2,200 më pak të vetëpunësuar.
Sektori i tretë më rënien më të lartë në kategorinë e prodhuesit të shërbimeve ishte sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor me rreth 1900 të vetëpunësuar më pak.
Në kategorinë e prodhuesve të të mirave, në 2016-n kishte rreth 2,000 të vetëpunësuar më pak. Sektori me rënien më të madhe të vetëpunësimit ishte ndërtimi. Në 2016-n, në sektor kishte rreth 1500 të vetëpunësuar me pak.
Individët janë të prirë që të krijojnë hapësira për vetëpunësim në ato vende ku pagat janë të ulëta, por edhe papunësia e lartë.
Megjithatë sipas sondazheve të Monitor, të kryer me bizneset e vogla që kishin bërë kërkesë për pezullim, sipërmarrjet e vogla kanë nisur që të ndjejnë krizën për disa arsye: që nga shtimi i konkurrencës, formalizmi dhe fuqia më e ulët blerëse.
Nga rezultatet e sondazheve, 60% e bizneseve të anketuara mbi arsyet e mbylljes operonin në sektorin e tregtisë me pakicë (dyqane ushqimore apo të veshjeve) dhe në sektorin e shërbimit (bar-kafe). Nga 300 biznese shqiptare të anketuara, 62 prej tyre ishin bar-kafe, afërsisht 41% e totalit.
Goditja e radhës nga TVSH
Në 1 prill pritet të hyjë në fuqi ulja e kufirit të regjistrimit të TVSH-së nga 5 milionë lekë në 2 milionë lekë. Në këtë mënyrë, edhe bizneset që kanë një qarkullim ditor minimal prej 5,500 lekë në ditë do të jenë të detyruar të futen në skemë. Përveçse do t?u rriten koston e mbajtjes së kontabilitetit, në rast se nuk do të arrijnë të transferojnë TVSH-në në çmim (për shkak të konkurrencës), atëhere ata do të përballen me rënie të fitimeve. Shumë biznese kanë paralajmëruar se fitimet e tyre janë minimale dhe nuk do të arrijnë t?i mbijetojnë një rritjeje të kostove.
Sipas të dhënave zyrtare të financave e tatimeve janë rreth 9-10 mijë biznese që planifikohen të hyjnë në skemën e TVSH-së, nga rreth 60 mijë biznese në total, që janë jashtë kësaj skeme. Por, duke pasur parasysh kufirin e ulët prej 2 milionë lekësh, që nënkupton një qarkullim ditor prej rreth 5500 lekësh, një shumë minimale që realizohet nga pothuajse kushdo që ka një biznes, numri i të futurve në skemë mund të jetë më i madh, sidomos në sektorin e tregtisë. Sipas INSTAT, vetëm në sektorin e tregtisë ka rreth 42 mijë ndërmarrje me 1-4 të punësuar./ Monitor
Skema e pensioneve që qeveria ka përgatitur, parashikon që p...
Banka e Shqipërisë ka publikuar në faqen e saj një njoftim t...
Eurostat ka publikuar të dhënat më të fundit për pagat minim...
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ishte në n...
Por, sa janë këstet mujore nëse e merr huanë në 20 vjet? “Mo...
Sipas dekretit të flukseve 2018, në Itali vihen në dispozici...
Në nëntor të këtij viti përfundon mandati i Guvernatorit të ...
Gjatë janarit dhe shkurtit bankat e nivelit të dytë kanë afi...
Është firmosur në Shpirag marrëveshje mes Qeverisë dhe kompa...
Tregtia është sektori nga sigurojnë fitimet pjesa më e madhe...
Një ditë më parë ambasadori Italian Alberto Cutillo, lëshoi ...
Zhvillohet sot në Tiranë Forumi i Biznesit Shqipëri-Itali me...
Ambasadori italian në Shqipëri, Alberto Cutillo ishte i pran...
Duke filluar nga data 01.03.2018 e në vazhdim në të gjitha D...
Tirana renditet e parafundit në Europë për sa i përket fuqis...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri...
Zyrtari i lartë i FMN-së, që ndodhet këto ditë për një vizit...
Shtypi i shkruar po kalon një periudhë të vështirë. Ai po ko...
Vodafone është kompania me shpenzimet më të madha të publici...
Me tregun e reklamave që nuk po rritet prej vitesh, kohë të ...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...