web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Këshilltari demokrat pyet Bashën: A do të flasin nesër Grida dhe Salianji?

14 Shkurt 2018, 17:40, Aktualitet CNA

Pas video-skandalit të publikuar dy ditë më parë nga CNA.al, në të cilin përfshihet deputeti i Lulzim Bashës, Ervin Salianji, i cili komunikon me fjalë banale dhe perverse me GD-në, ka reaguar sërish këshilltari i PD-së, në Këshillin e Bashkisë së Tiranës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Topollaj, duke i kujtuar se nesër është e enjte dhe ka Kuvend, e pyet kryedemokratin Basha, nëse në seancë janë të caktuar të diskutojnë Ervin Salianji dhe Grida Duma.

“Nje pyetje kisha per Lulzim Bashen: Meqe neser eshte e enjte dhe ka parlament, a jane caktuar Grida dhe Salianji per te diskutuar ne seance apo grupi i Partise Demokratike do shkoje ne salle vetem per betimin e deputetit te ri Astrit Veliaj?”, – shkruan Topollaj. /CNA.al





Lajmet e fundit nga