Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Shtohen telashet për gjyqtarët dhe prokurorët në vend. Emrat që nuk do e kalojnë procesin e vetingut, duket se nuk do ja hedhin vetëm me përjashtim nga gjyqësori.
Kur u hartua ligji i vetingut, u bë e ditur se ai nuk do të ketë si qëllim ndjekjen penale të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Madje në ligj është vendosur që komisionet vetëm do të marrin vendim nëse një emër e kalon apo jo vetingun.
Kjo gjë i qetësoi të gjithë njerëzit e drejtësisë, pasi për habinë e të gjithëve rreth 800 persona vendosën të hyjnë në veting dhe në atë kohë vetëm 8 emra u larguan.
Personat e përfshirë në afera menduan se do ja hidhnin paq vetëm me largim nga drejtësia. Por në të vërtetë nuk do të ndodhë aspak kështu, pasi do ndiqen penalisht.
I pari që e bëri të ditur një gjë të tillë ishte ambasadori amerikan Donald Lu, i cili deklaroi se për Adriatik Llallën do të ketë hetim penal. Por duket se fatin e Adriatik Llallës do ta kenë të gjithë emrat që ngecin në procesin e vetingut për shkak të mosjustifikimit të pasurisë, apo abuzimeve me vendimet.
Një gjë e tillë u bë e ditur dje në Këshillin e Legjislacionit, ku deputetët deklaruan se vetingu nuk arreston njeri, por është detyrë e organeve të tjera të marrin masa për emrat që zbulohen me shkelje. Gazeta ka arritur të zbardhë skenarin që do të ndiqet sapo të dalin rezultatet e para të vetingut. Në bazë të ligjit të vetingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk mund të bëjë kallëzime, por një gjë të tillë mund ta bëjnë organet mbështetëse të tij, si ILDKP dhe Drejtoria e Pastrimit të Parave.
Një anëtar i ish-komisionit të reformës në drejtësi i tha gazetës se në momentin që Komisioni i Vetingut zbulon se një gjyqtar e prokuror nuk e justifikon pasurinë dhe ka prova të mjaftueshme se ai ka abuzuar me detyrën, atëherë së pari është prokuroria që nis hetimet kryesisht.
KPK do të bëjë publik faktet në media dhe në bazë të tyre organi i akuzës sipas ligjit për prokurorinë, duhet të nisë menjëherë hetimet, siç ndodhi në rastin ?Tahiri?, pasi hetimet nisën mbi bazë të medieve. Në ligjin vetingut është deklaruar se kushdo që nuk deklaron të dhëna të sakta, akuzohet për falsifikim formulari, siç ka ndodhur me rastin e dekriminalizimit. Më pas hetimet thellohen dhe për të zbuluar shkeljet në detyrë.
Roli i institucioneve shtetërore
Duke qenë se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk bën dot kallëzime, në lëvizje do të vihen Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave. Sipas ligjit të deklarimit të pasurisë dhe atij për pastrimin e parave, këto institucione janë të detyruar të bëjnë kallëzime penale nëse zbulojnë shkelje nga zyrtarët.
Në rastin e ILDKP, nëse zbulohet se gjyqtarë e prokurorë kanë mashtruar me deklarimin e pasurive, atëherë ata do të duhet që të ndiqen penalisht.
Ndërkohë sipas burimeve, DPPPP është duke përgatitur që tani dosjet e kallëzimeve. Edhe ky institucion detyrohet nga ligji që të bëjë kallëzim penal në prokurori kur zbulon se ka transferta të dyshimta apo pastrim parash. Pra ndërkombëtarët duket se kanë ecur me plan të mirëmenduar. Edhe pse u tha se vetingu nuk do të shërbejë për ndjekje penale, nuk do të jetë aspak kështu.
Kushdo që ka vjedhur paratë e popullit dhe nuk e justifikon dot pasurinë, do të kalojë në ndjekje penale. Numri pritet të shkojë me qindra. Në mbledhjen e fundit të KLD anëtari Gjin Gjoni ka deklaruar se shqiptarët presin largimin e rreth 80 për qind të gjyqtarëve nga sistemi. Nëse do të jetë e vërtet kjo shifër, atëherë SPAK do të ketë shumë punë për të bërë dhe me qindra persona rrezikojnë burgun./Sot
I pranishëm në Universitetin Bujqësor të Tiranës paraditen e...
Reshjet e dendura të shiut dhe borës kanë përfshirë vendin t...
Në vijueshmërinë e analizimit të vendimarjes për një sërë çë...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Trëndafilat, më të shiturat edhe më të shtrenjtat, janë simb...
Nëse jetoni një histori dashurie të lumtur, mbrëmja favorizo...
Aktori i njohur Bujar Asqeriu i ftuar në studion e “360Gradë...
Qyteti i Shkodrës është tronditur sonte në mesnatë nga një t...
CNA.al, raportoi sot në orët e pasdites se në emisionin inve...
Qendra e Bashkuar Operacionale e FA dhe Emergjencat Civile, ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar pas...
Ervin Salianji ka dhënë një prononcim për emisionin “Stop”, ...
Një nga njerëzit e ngushtë të ish-presidentes së Koresë së J...
Nga Bledi LumaniDisa ditë më parë, “qytetari digital” i Sali...
Adela dhe Albi Osmani do të kishin qenë një çift krejt i zak...
Në vlerësimin më të ri të infrastrukturës ballkanike, Fondi ...
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë mbledhjes së...
Ambasada e SHBA-ve në Beograd ia ka refuzuar vizën shefit ak...
Kush ka ndjeku lajmet e ditës së sotme, e ka parë Erion Veli...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar urimin që k...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...