Moti i keq/ Ja gjendja e vendit në orët e fundit
Qendra e Bashkuar Operacionale e FA dhe Emergjencat Civile, ...
CNA.al, raportoi sot në orët e pasdites se në emisionin investigativo-satirik “STOP”, do të ishte deputeti demokrat, Ervin Salianji, i cili dje u përfshi në një video-skandal, duke shkëmbyer mesazhe me fjalor banal dhe pervers me shtetasen GD.
Mësohet se Salianji në studio është justifikuar duke thënë se komunikonte me të paktën 3 persona, dhe në bisedë nuk është Grida Duma, deputetja e PD dhe Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun.
Deputeti Demokrat, ka përdorur çdo argument për të mbuluar skandalin. Ka theksuar se video është e vërtetë, por biseda është me 3 persona të ndryshme dhe në studio ka treguar edhe BBM dhe komunikimin në Whatsapp.
Me sa duket justifikimet e Salianjit nuk kanë mbushur mendjen e drejtuesve të emisionit. Justifikimet e tij ndoshta janë dukur të lehta dhe të pabaza, pasi është riparë gjithçka.
Salianji gjithmonë është përpjekur që të justifikojë faktin se GD, nuk është Grida Duma dhe se BBM e Whatsapp-i i saj ishte me tjetër emër. Në fakt nga publikimi i djeshëm i skandalit, deri sot në mesditë, emri i BBM ndryshohet jo një herë por 100 herë, si në Whatsapp.
Nuk po merremi me këtë detaj dhe justifikimet e dhëna sot apo që do jepen në vijim nga deputeti Ervin Salianji, sepse ne e dimë se kush është GD, nuk kemi asnjë dyshim, nuk na shqetëson aspak ndryshimi i BBM apo i WP. Kemi argumente dhe fakte të të pakundërshtueshme, ashtu siç jemi të hapur të dëgjojmë dhe publikojmë çdo qëndrim nga personat e përfshirë në video-skandalin. Më shumë sesa të bredhë televizioneve, deputeti i Bashës duhet të bëjë një hap, të dorëzojë mandatin e tij, dhe në rast se nuk e bën, duhet të jetë Lulzim Basha ai që duhet ta bëjë këtë.
Videon e ka pranuar me zë dhe figurë në STOP, që ekziston dhe është autentike. Nuk i ka ngelur gjë tjetër, veçse të largohet denjësisht.
CNA.al nuk po përzihet në asnjë çast me justifikimet është apo nuk është Grida Duma, ne do ta themi këtë, se kush qëndron përballë Salianjit, vetëm në rast se nuk do të kemi një reagim dinjitoz nga ana e deputetit dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha. Këtë e bëjmë për një arsye, nuk duam që ne të jemi shkaktarët e pasojave që mund të vijnë në disa familje, nga pasojat e këtij video-skandali. Nuk ka pse të vuajnë, bashkëshortët, gratë, fëmijët dhe prindërit, nga veprimet perverse të një apo më shumë deputetëve.
Ashtu siç kemi thënë dhe premtuar se do të jemi pa censurë, ne do të ruajmë dhe etikën dhe parimet e gazetarisë. E themi me përgjegjshmëri dhe jemi të gatshëm të përballemi me çdo përgjegjësi ligjore, por i lutemi publikisht Ervin Salianjit dhe GD-së, të ndërmarrin hapat e duhur si qytetarë të përgjegjshëm dhe të mos rëndojnë më tej këtë skandal që mund të marrë përmasa me pasoja për njerëz që ndoshta kurrsesi nuk duhet të përfshiheshin në këtë skandal.
Misioni ynë, është e vërteta pa censurë, dhe ashtu siç duam të falënderojmë emisionin “STOP”, që nuk kaloi në një aventurë për të na detyruar ne si botues të parë të nxirrnim fakte dhe prova të papublikuar dhe të pakontestueshme nga askush. Shpresojmë dhe besojmë se këtë herë, jo vetëm Lulzim Basha, por edhe ata deputetë të përgjegjshëm dhe që përfaqësojnë denjësisht PD do të ushtrojnë të gjithë autoritetin e tyre, për të mos vazhduar më me kërcënime, ndërhyrje dhe presione, me teatro qesharakë, por do t’i thonë “Stop!”, këtij skandali që mban emrin Ervin Salianji.
Strategjia për tu fshehur dhe loja që u tentua të bëhej sot për të justifikuar GD-në, ne kemi ditur gjithçka, kemi pasur kontaktin e saktë. Kush ishte GD, dihet, por ne nuk donim të flisnim troç, për arsyet që përmendëm më lart, duke shpresuar tek përgjegjshmëria e PD dhe frenimi i pasojave të mëtejshme. Tani që shohim që ka një strategji justifikuese, manipulative, dhe sharlataneske, për të nxjerrë GD-në si viktimë dhe Ervinin si mashkull të fortë, po përsërisim të njëjtën fjali.
Është koha për të vërtetën, deri në fund, ta di çdo demokrat nga më i thjeshti, deri te Sali Berisha. Ta dijë çdo shqiptar, që nga më i thjeshti, deri tek ata që merren me thashetheme në rrjetet sociale.
Të vërtetën nuk mund ta fshehë askush. As Ervini, as GD, as Lulzim Basha, as gazetarët dhe stani që u vjen vërdallë për “t’i shpëtuar”.
Nuk po ju bëjnë asgjë, thjeshtë po i zhytin në llumë deri në fyt, Ervinin dhe GD-n, të cilët në fakt duhet të flisnin. Nuk folën, por zgjodhën të manipulonin dhe tentuan të dilnin në publik me të pavërteta. Tani është koha që të dëgjojmë të vërtetën e tyre. Mjafton të na e thonë, qoftë edhe me një status të thjeshtë në FB. Shqiptarët dhe demokratët presin, edhe ne do të presim si ata, por vetëm për të dëgjuar të vërtetën. Nëse ajo është gënjeshtër të vërtetën do ta themi ne, me fakte dhe prova të pakundërshtueshme. Përgjegjësitë për çdo pasojë le t’i mbajnë gënjeshtarët. /CNA.al
Salianji e pranon publikisht/ Në video jam unë, GD është…
Qendra e Bashkuar Operacionale e FA dhe Emergjencat Civile, ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar pas...
Ervin Salianji ka dhënë një prononcim për emisionin “Stop”, ...
Një nga njerëzit e ngushtë të ish-presidentes së Koresë së J...
Nga Bledi LumaniDisa ditë më parë, “qytetari digital” i Sali...
Adela dhe Albi Osmani do të kishin qenë një çift krejt i zak...
Në vlerësimin më të ri të infrastrukturës ballkanike, Fondi ...
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë mbledhjes së...
Ambasada e SHBA-ve në Beograd ia ka refuzuar vizën shefit ak...
Kush ka ndjeku lajmet e ditës së sotme, e ka parë Erion Veli...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar urimin që k...
Deputeti demokrat, Ervin Salianji, sot në mbrëmja do të shfa...
Bllokimin e pagave që solli vonesën e tyre për mijëra punonj...
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç po zhvillon një vizitë...
Forumi për Liritë Akademike dhe Autonominë Universitare ka d...
Në mbledhjen e Komitetit të Stabilizim–Asociimit, përfaqësue...
Korçari më i famshëm ka një mesazh për deputeten Grida Duma....
Partia Demokratike me synim kontributin e saj në njohjen e p...
Metereologët kanë parashikuar rikthimin e reshjeve intensive...
Javën që shkoi, Eduard Halimi ka dorëzuar mandatin e deputet...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...