Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Askush nuk do ta besonte dhe nuk do ta parashikonte këtë që po ndodh në PD. Fatkeqësisht me një grup deputetësh, pjesë e sektit të Lulzim Bashës në Partinë Demokratike, të cilët përfundimisht e kanë damkosur grupin parlamentar të PD-së, jo thjeshtë qesharakë, por dhe perversë.
Lulzim Basha ka më pak se pesë vite në krye të PD-së, qofsh i uruar zoti kryetar, por çfarë të bëri kjo parti që e katandise nga simbolin e rezistencës antikomunizëm, forcës me vizion europian, në forcën politike që po ta qesh dynjaja?
Shkon në zgjedhje i humb votat, shkon në zgjedhje i shet mandatet, shkon në zgjedhje shan një parti, të nesërmen e merr në aleancë, heq ?senatorët? dhe kontribuesit në PD, fut sharlatanët dhe lloj lloj pjeshkash që të dalin përpara. Në fund pasi i jep 230 mijë vota me pak, i bën ?dhuratë? dhe një grup parlamentar, ku me gishtat e dorës numërohen njerëzit me integritet dhe personalitet, kusuri janë lolot e tu që po i qesh gjithë dynjaja.
Çfarë të bëri PD-ja more Lulzim, që për kapriçot e tua dhe ndonjë lek në xhepat e familjarëve të tu, çove deputetë në parlament disa injorantë, kllouna dhe imoralë që kurrë nuk kanë përfaqësuar PD-në?
Partia nuk është grup i një sekti imoral, pazarxhi dhe pervers që të përkëdhel ty në zyrë, qoftë edhe ndonjë femër e bukur apo ndonjë mashkull i shëmtuar, zyrat e PD-së nuk janë shtëpia jote publike dhe as e deputetëve të tu. Aq më keq akoma kur ti e menaxhon si të tillë.
Partia Demokratike është simboli i qëndresës, përfaqëson gati 500 mijë shqiptarë, të cilët ti Lulzim i kë bërë të ulin kokën sepse po i qeshin çdo ditë me pazaret e tua me Edi Ramën, me 16 milion eurot që u vodhe nga xhepat, e sa e sa të tjera. Dhe vulën ja ke vënë me këta deputetët qesharakë që i thërret e ju bërtet, por i përdor keqazi si zagarë të rrallë në media, por që tani fatkeqësisht ka ardhur koha ti dëbosh.
Janë thuajse si ajo prostituta që përjashtohet nga shtëpia publike për imoralitet. E në rast se ato që thua në publik se je lider europian dhe po bashkon PD-në, ke një provë të madhe përpara.
Përtej rastit të Anglisë që përmendet çdo ditë pas publikimit të video-skandalit pervers nga CNA.al, po të kujtoj rastin e politikanes shqiptare të Maqedonisë, Ermira Mehmeti, mesazhet e publikuar të saj nuk ishin asgjë përpara deputetit tënd Salianji dhe GD-së, nëse nuk e di dhe nuk e ke kuptuar ende do ta themi me fakte të tjera çdo ditë.
Zonja Mehmeti, në përgjime ende të paprovuara dhe vërtetuara u largua. Deputeti jot bashkë me GD-në e tij, përpiqen të fshihen, të falsifikojnë dhe mashtrojnë, kanë bllokuar shumicën e mediave, kanë lëshuar rrugëve pronarin e tyre të universitetit privat, kanë telefonuar çdo redaksi që të fshehin skandalin seksual që vjen më pas.
Në fillim pranuan disa fjali, dje pranuan gjithë videon, por thanë që G.D nuk është Grida Duma. Ajo video do të kishte mjaftuar që të paktën njërin deputet ta kishe larguar për të shpëtuar G.D-në, por dhe veten nga manteli i imoralitetit dhe perversitetit që përturpësisht po i shtrëngon fort PD-së. Në vijim më keq do jetë.
Ka ende pak kohë që të tregosh se nuk je peng i imoralitetit dhe sharlatanizmit, megjithëse je autor i tyre. Të heqësh akuzat se këta janë pjesë e orgjive në tavolinën tënde, politike ose jo.
I ke bërë kaq mënxyra PD-së sikur ta kishe shtëpinë e hasmit që doje ta shkatërroje dhe ta shuaje. Megjithëse të morën nga rruga, qeverise 10 vjet, tani je kryetari i saj dhe po e rrënon me paaftësinë tënde epike. Tani edhe me imoralitetin e produkteve të tua.
Mos hesht Lulzim, por fol atëherë kur duhet sepse e kundërta thjeshtë të fut më thellë në perversitetin e produkteve të tua dhe vulos se je autori dhe përgjegjësi i gjithçkaje që ka ndodhur, po ndodh dhe do të ndodhë me këto skandale imoraliteti./ CNA.al
Kryetarja e Shoqatës për mbrojtjen e të larguarve nga Admini...
Forumi për liritë akademike dhe autonominë universitare, ka ...
Kryeministri Rama ka qënë i pranishëm paraditen e sotme në n...
CNA publikoi dy ditë parë një videoskandal nga salla e Kuven...
Kryeprokurorja Arta Marku në analizën e Prokurorisë të Krime...
Tre persona besohet të jenë qëlluar jashtë kampusit të NSA (...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nga mëngjesi në...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reagur në li...
Ministria e Bujqësisë ka formuluar një projektligj të ri për...
Qeveria ju prish edhe Shën Valentinin shqiptarëve. Në ditën ...
Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, më 12 dhe 13 shkurt, Përfa...
Kanë kaluar shumë vite që kur e përjetshmja Marilyn Monroe i...
Thorsten Frein, deputeti i Bundestagut gjerman, njëherësh ra...
Komiteti i Asociim Stabilizimit, Shqipëri-BE, në mbledhjen e...
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili vijon ak...
Shtohen telashet për gjyqtarët dhe prokurorët në vend. Emrat...
I pranishëm në Universitetin Bujqësor të Tiranës paraditen e...
Reshjet e dendura të shiut dhe borës kanë përfshirë vendin t...
Në vijueshmërinë e analizimit të vendimarjes për një sërë çë...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...