Shkatërrimet nga tërmetet në Venezuelë/ Vendet evropiane ofrojnë ndihmë dhe avionë transporti
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Ministria e Bujqësisë ka formuluar një projektligj të ri për ?Ushqimin? nëpërmjet të cilit synon që rrisë kontrollin në të gjithë hallkat e zinxhirit nga prodhimi tek konsumatori.
Në relacionin përkatës sqarohet se, sigurimi i një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve dhe interesave të konsumatorit është një nga prioritetet kryesore në programin politik të qeverisë shqiptare. Një politikë efikase e sigurisë ushqimore duhet të njohë natyrën komplekse të prodhimit të këtyre ushqimeve, si dhe vlerësimin e monitorimit të risqeve mbi shëndetin e njerëzve.
Shembujt e viteve të fundit në Europë si ajo e BSE (sëmundja e lopës së çmendur), gripi i shpendëve dhe dioksina, të cilat përbëjnë rrezik për shëndetin e popullatës por dhe shkaktojnë dëme nga pikëpamja ekonomike tregtare, kanë treguar se zinxhiri i prodhimit ushqimor po bëhet gjithnjë e më kompleks.
Ministria e Bujqësisë sqaron se ky projektligj përmirëson disa dispozita të paqarta në ligjin aktual, nisur edhe nga praktika e krijuar dhe problemet e dala gjatë zbatimit të tij. Drafti është përqendruar kryesisht në përmirësimin e dispozitave lidhur me procesin e ?analizës së riskut? dhe ndarjen e kompetencave ndërmjet Ministrisë dhe AKU-së në lidhje me këtë proces. Me qëllim që të reduktohet, eliminohet ose parandalohet një risk për shëndetin, tre komponentë ndërthuren në analizimin e riskut,? vlerësimi i riskut, menaxhimi i riskut dhe komunikimi i riskut ? që sigurojnë një metodologji për përcaktimin e masave efektive, proporcionale dhe qëllimit (ku duhet të arrihet) ose veprimeve të tjera për mbrojtjen e Shëndetit.
Me qëllim që këto të bëhen në baza shkencore në ligjin e ushqimit, vlerësimi i riskut do të bëhet në mënyrë të pavarur, objektive dhe transparente, në bazë të të dhënave dhe informacionit shkencor të vlefshëm. Dispozitat lidhur me kontrollin zyrtar janë riformuluar dhe janë plotësuar me tre nene shtesë.
Riformulimi sjell një përafrim më të mirë me acquis communautaire për sa i përket objektit të kontrollit, veprimtarive, teknikave dhe metodave të kontrollit. Riformulimet e neneve kanë synuar hedhjen e një hapi përpara në drejtim të legjislacionit europian.
Më tej, janë riformuluar dhe grupuar në koherencë me njëra-tjetrën dispozitat lidhur me instrumentet (masat) në dispozicion të AKU-së për sigurinë ushqimore. Këto masa janë gjithashtu riformuluar në përqasje me ligjin e inspektimit dhe janë grupuar njëra pas tjetrës (në ligjin aktual ishin të shpërndara në krerë të ndryshëm dhe jo të plota) për të dhënë të plota hapat që duhen ndërmarrë gjatë marrjes së masave të kontrollit zyrtar.
Dispozitat lidhur me organizimin dhe funksionimin e AKU-së janë riformuluar dhe qartësuar me tej. Ndryshimet më të rëndësishme janë ato në lidhje me heqjen e dispozitave të cilat parashikojnë ngritjen dhe funksionimin e Bordit pranë AKU-së. Bordi i AKU-së, me kompetencat e dhëna në ligjin aktual, përbën një strukturë këshillimore inaktive, me detyra të cilat shpeshherë dublojnë funksionet politikëbërëse të Ministrisë.
Për më tepër, kjo strukturë nuk përputhet me modelin e AKU-së, si një institucion qendror dhe unik për sigurinë ushqimore i pajisur nga ligji me kompetenca të qarta. Sipas këtij modeli, është më funksionale që AKU të ketë një organizim vertikal me vartësi të drejtpërdrejtë nga Ministri.
Rregullimet e bëra me anë ë këtij projektligji synojnë të pasqyrojnë, si në lidhje me statusin ashtu edhe me funksionet e AKU-së, konsolidimin e saj si autoriteti inspektues më i lartë në fushën e sigurisë ushqimore si dhe të gjithë hapësirës së fushëveprimit të Ministrisë.
Çdo stabiliment i licencuar identifikohet me një numër unik identifikimi për qëllimet e sigurisë ushqimore dhe e shënon atë në etiketë, në shenjat e tjera të barazvlefshme dhe në dokumentacionin shoqërues të ushqimit që prodhojnë apo përpunojnë.
Neni 13 ndryshon nenin 25 në lidhje me kërkesat për gjurmueshmërinë e ushqimeve. Ky nen përcakton informacionin e nevojshëm për gjurmushmërinë, si dhe ruajtjen e këtyre të dhënave jo më pak se 3 vjet./ Monitor
Qeveria ju prish edhe Shën Valentinin shqiptarëve. Në ditën ...
Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, më 12 dhe 13 shkurt, Përfa...
Kanë kaluar shumë vite që kur e përjetshmja Marilyn Monroe i...
Thorsten Frein, deputeti i Bundestagut gjerman, njëherësh ra...
Komiteti i Asociim Stabilizimit, Shqipëri-BE, në mbledhjen e...
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili vijon ak...
Shtohen telashet për gjyqtarët dhe prokurorët në vend. Emrat...
I pranishëm në Universitetin Bujqësor të Tiranës paraditen e...
Reshjet e dendura të shiut dhe borës kanë përfshirë vendin t...
Në vijueshmërinë e analizimit të vendimarjes për një sërë çë...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Trëndafilat, më të shiturat edhe më të shtrenjtat, janë simb...
Nëse jetoni një histori dashurie të lumtur, mbrëmja favorizo...
Aktori i njohur Bujar Asqeriu i ftuar në studion e “360Gradë...
Qyteti i Shkodrës është tronditur sonte në mesnatë nga një t...
CNA.al, raportoi sot në orët e pasdites se në emisionin inve...
Qendra e Bashkuar Operacionale e FA dhe Emergjencat Civile, ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar pas...
Ervin Salianji ka dhënë një prononcim për emisionin “Stop”, ...
Një nga njerëzit e ngushtë të ish-presidentes së Koresë së J...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasje dhe një pla...
Një i arrestuar dhe një i proçeduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...