Ish-deputeti i PS sulmon Veliajn/ Ky ose i di njerëzit lopë, ose...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani, ka reagua...
Avokati Spartak Ngjela, në analizën e tij të radhës të në një postim në rrjetet socioale, ka strukturuar llojet e korrupsionit në Shqipëri që sipas tij do të likuidohen bashkë me klasën politike nga partneriteti mes vendit tonë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas Ngjelës, që nga Fatos Nano, duke kaluar nga Ilir Meta dhe Sali Berisha, të gjithë ish-kryeministrat dhe kryeministri aktual do të preken nga reforma, me përjashtim të ish-kryeministrave Pandeli Majko dhe Aleksandër Meksi, për të cilët, sipas Ngjelës, nuk ka prova për korrupsion.
Postimi i plotë:
Gungën e kurrizos e drejton vetëm varri.
Ky është gjykimi i prerë për korrupsionin shqiptar. Ai duhet shpërbërë duke likuiduar menjëherë të gjithë elitën politike të korruptuar.
Në kohën e sotme, politika amerikane, si ndihmuese në partnership me Shqipërinë dhe shqiptarët, duhet të tregohet me vendosmëri maksimale kundër korrupsionit shqiptar.
Korrupsioni shqiptar kërkon më çdo mjet të bllokojë politikën amerikane në Ballkanin Perëndimor. Konflikti midis moralitetit dhe vjedhjes korruptive në Shqipëri do jetë në rritje në të ardhmen e afërt.
Kjo është arsyeja që politika amerikanë duhet ta mbajë në informim permanent opinionin publik shqiptar.
Në të njëjtën kohë duhet theksuar se elita e korruptuar kërkon destabilizimin e Shqipërisë si të vetmen shpresë ku ka mbështetur metodën e saj të bllokimit të Reformës në Shqipëri. Por në të njëjtën kohë, për ta kuptuar më qartë bashkimin e elitës politike aktuale për të bllokuar Reformën në Drejtësi, duhen parë më radhë të gjitha aspektet aktualë të korrupsionit shqiptar.
Cilat janë aspektet e këtij korrupsioni?
Këta janë katër aspektet kryesorë që përbëjnë korrupsionin shqiptar sot; dhe duhet të likuidohen të katër, sepse të katër janë të lidhur në mënyrë organike më njëri-tjetrin.
Nga këta të katër, kuptohet se korrupsioni kryesor është korrupsioni kryeministror.
Me korrupsion kryeministror duhet të kuptojmë korrupsionet që janë bërë në rangun e të gjitha qeverive të korruptuara që kanë kaluar pas rënies së komunizmit në Shqipëri.
Sipas dukjes dokumentare, kush më shumë e kush më pak, dhe, sipas emrave të kryeministrave, janë katër qeveri të përfshira në korrupsion: qeveria Nano1, qeveria Meta, qeveria Nano 2; qeveria Berisha 1 dhe 2; dhe qeveria Rama 1 dhe 2.
Pra, janë gjashtë qeveri dhe katër kryeministra.
Deri tani nuk janë dhënë prova për korrupsion në lidhje me qeverinë Meksi dhe qeverinë Majko.
Ekzistenca e korrupsionit shqiptar është rrjedhojë direkte e pushtetit gjyqësor. Këtu vjen dhe grumbullohet pastaj e gjithë e keqja korruptive shqiptare. Por, duke përmendur faktin se i gjithë pushteti gjyqësor sot, në një rrjedhë historike, është mbajtur në këmbë nga maxhorancat parlamentare që kanë ardhur njëra-pas-tjetrës, kuptohet se i gjithë korrupsioni shumë i madh në Shqipëri është përkrahur dhe është zmadhuar deri në këtë pikë, sepse në fakt ka pasur një marrëveshje të heshtur midis tre pikave kryesore të këtij rregjimi politik abuziv: kryeministër, gjykatë dhe prokurori.
Të tri pikat kanë funksionuar në Shqipëri në funksion të krimit. Është formuar bashkëpunimi konspirativ kriminal midis kryeministrave absolut që kanë drejtuar maxhorancat parlamentare dhe dy qëndrave të drejtësisë: gjykatës dhe prokurorisë.
Ky konspiracioni ka sjellë në Shqipëri pushtimin e shtetit nga krimi. Se nuk kishte mundësi që të ndodhte ndryshe.
Kur të tre këta institucione bashkohen në funksion të abuzimit me pushtetin, një shoqëri ose pushtohet nga krimi shtetëror politik që krijon tiranitë, ose pushtohet nga krimi ordiner që krijon partnership më politikën e lartë qeverisëse.
Duke u nisur nga kjo arsye që është një e vërtetë apodiktike me logjikën e shtetit , kuptohet se ne sot, si shoqëri, drejtohemi nga partnershipi që ka bërë politika e lartë e korruptuar me krimin ordiner, por, duke shtuar këtu edhe konspiracionin midis pushtetit gjyqësor dhe korrupsionit kryeministror, atëherë kuptohet se shoqëria shqiptare sot sundohet nga krimi ordiner.
Politika amerikane që kërkon partnership me politikën shqiptare se e ka nevojë të domosdoshme të interesit të vet politik; dhe Bashkimi Europian që e njeh si interes politik të dorës së parë futjen e Shqipërisë në Bashkim, të dy bashkë, nuk mund ta pranojnë partnershipin politik më një klasë politike të korruptuar deri në poret e saj.
Prandaj, pikërisht në këtë shkak dhe në këtë arsye të shkakut, të dy partnerët e Shqipërisë formuluan Reformën në Drejtësi.
Politika amerikane, në lidhje me këtë Reformë, duke e parë që politika e lartë shqiptare ishte refrakare, ndërhyri në mënyrë drastike dhe tani gjithçka është e finalizuar.
Reforma në Shqipëri nuk filloi me korrupsionin kryeministror, por me korrupsionin në pushtetin gjyqësor: në gjykatë dhe prokurori në të njëjtën kohë.
Kjo sepse, duke eliminuar një nga partnerët e konsipracionit politik, gjykatë – prokurori, partneri tjetër (korrupsioni kryeministror) mbetet i pambrojtur dhe drejt shpronësimit të tij e drejt penalizimit të tij.
Kjo ka qënë metoda e ekspertizës perëndimore, e cila ndërkohë pati një apendiks të shpejtë, që ishte Prokurorja e Përgjithshme e Përkohëshme.
Ardhja e kësaj prokuroreje si pjesë e veçantë e Reformës, shpëton edhe Reformën, por edhe fillon godetjen e krimin ordiner i cili është partner edhe me politikën, por edhe me pushtetin gjyqësor.
Ndërkohë, për çështje ditësh, pritet eliminimi i pjesës së parë të korrupsionit në gjykatë dhe në prokurori.
Atëherë koha ka ardhur.
Korrupsioni i lartë shtetëror nuk e destabilizon do Shqipërinë; Prokurorja e Përgjithshme do vijojë goditjen e krimit ordiner; kurse sigurisht që Reforma në Drejtësi fillon finalizimin kur të dalin aktet e para të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, të cilat, të strukturuara tashmë, po pritet të formojnë Prokurorinë Speciale dhe Gjykatën Speciale. /CNA.al
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani, ka reagua...
Presidenti Ilir Meta dekreton emërimin e Ferit Hoxhës, ambas...
Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, ka dalë në një d...
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI –së Petrit Vasili, ka dekla...
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, në mbyllje t...
Prokurorja e Pergjithshme Arta Marku ka marrë pjesë në anali...
Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj priti sot n...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim delega...
Të rinjtë e FRPD-së, po protestojnë tek Kryesia e Kuvendit p...
Pavarësisht qëndrimit tepër diskret të dy ministrave të Jash...
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integri...
Drejtuesja e Delegacionit të Komitetit Parlamentar të Stabil...
Ministri i Mjedisist dhe Turizmit, Blendi Klosi, i ftuar në ...
Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Beri...
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integri...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri...
Astrit Patozi, i cili ka mbajtur postin e nënkryetarit të Pa...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i ftua...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i ftua...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Hungaria po shqyrton uljen e moshës së votimit si pjesë të...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...