web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kandidati i PD - Bashës: Të buzëqeshi sërish fati, shpresoj që...

9 Shkurt 2018, 21:10, Aktualitet CNA

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Andi Përmeti, ka reaguar pas dorëheqjes së deputeti demokrat Eduard Halimi, dhe zhvillimeve të fundit në Partinë më të madhe opozitare në vend.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Permeti shprehet se Lulzim Bashës i buzëqeshi përsëri fati, që të tregojë se është ndryshe nga Edi Rama, dhe se nuk do të përsëritet skenari i Arben Ndokës, por këtë herë brenda PD.

“Largimi i Ed Halimit i solli papritur e padashur Lulezim Bashes fatin per ti treguar shqiptareve qe eshte ndryshe nga Rama, per ti treguar shqiptareve qe ai nuk ndikohet nga te fortet dhe personazhet me lek (pa pasur asgje me pasardhesin e Halimit ne lista).”, – shkruan Permeti.

Më tej ai shprehet se është në pritje që Lulzim Basha të tregojë se nuk është si Edi Rama.

Komenti i plotë i andi Përmetit:

Bashes i buzeqeshi perseri fati.

Sot dha doreheqjen Eduard Halimi, nje veprim teresisht personal, i kuptueshem por mbi te gjitha dinjitoz ne shpjegim dhe ne largim.

Fati i Bashes nuk ishte largimi i papritur i Ed Halimit ( sdo ta mendoja kurre kete duke pasur konsiderate per Ed Halimin si jurist dhe padiskutim si nje nga deputetet me me eksperience te listes Basha). Largimi i Ed Halimit i solli papritur e padashur Lulezim Bashes fatin per ti treguar shqiptareve qe eshte ndryshe nga Rama, per ti treguar shqiptareve qe ai nuk ndikohet nga te fortet dhe personazhet me lek (pa pasur asgje me pasardhesin e Halimit ne lista).

Ne zbatim te KQZ mbas largimit te Halimit ne parlament duhet te hyje nje zonje. Znj. Marsela Qose nuk e njoh personalisht por ndryshon ceshtja te Znj. Juvina Qevani, nje zonje qe ka kontribuar prej vitesh te Partia Demokratike. Nje zonje qe megjithe hallet e medha familjare nuk mungoi asnje dite ne Cadren perpara kryeministrise dhe ska munguar ne asnje aksion opozitar. Sot zonjes i takon te jete ne parlament dhe Bashes i takon ti tregoje shqiptareve qe eshte ndryshe nga Rama, qe nuk shkel ligjin dhe parimet demokratike per te mbeshtetur nje kriminel ose nje person me shume lek ne kurriz te demokrateve te ndershem.

Sot Bashes i buzeqeshi perseri fati. Shpresoj mos e tejkaloj me ndonje deklarate te turpshme nga zyra e medias, shpresoj ti tregoje shqiptareve qe ai eshte ndryshe nga Rama.

Perseri ne pritje…..

P.S. Mbas shume statuseve per rastin Ndoka ne Lezhe nuk ma lejonte ndergjegjja mos shprehesha sot. /CNA.al





Lajmet e fundit nga