SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Nuk është e pabesueshme, por tashmë është një fakt, skenari i përdorur nga Edi Rama dhe socialistët, për të futur Arben Ndokën deputet, 4 vite më parë, si deputet i Qarkut të Lezhës, por përgatitet dhe zbatohet në të njëjtën mënyrë sot, nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Në Lezhë, Edi Rama atëherë urdhëroi të gjitha gratë socialiste, që kandidonin atëherë, të jepnin dorëheqje, sepse sipas ligjit zgjedhor, mandati i kalonte një zonje. Dy zonja dhanë dorëheqjen dhe hyri deputet Arben Ndoka. E njëjta gjë po ndodh sot me listën e PD-së në Qarkun e Beratit.
Në Berat, lista është kryesuar në zgjedhjet e 25 qershorit të vitit 2017, nga Eduard Halimi, i pasuar nga Astrit Veliaj dhe Lefter Maliqi. Në fund të listës, në vendin e 6 dhe të shtatë, ishin dy zonja, Juvina Jani dhe Monika Qose.
CNA.al ka mësuar se Lulzim Basha ka takuar të dyja zonjat dhe ju ka kërkuar të japin dorëheqje. Në pazar drejtpërdrejt me Astrit Veliajn, Basha përsërit skenarin e Arben Ndokës, duke hequr dy zonja që u takon mandati sipas ligjit, dhe duke futur një biznesmen. Mësohet se Basha është kthyer në një sekser, duke i thënë Veliajt, që t?i shpërblejë me shuma monetare, gratë e listës së PD-së.
Për të gjithë ata që kanë besuar tek Lulzim Basha, se do të kishte një sjellje tjetër politike, jo si Edi Rama, por do të kishte një shembull perëndimor, sot sërish tregoi se është kopjac i Edi Ramës dhe peng i pazareve të pista korruptive dhe skenarëve që ndërton vetë në PD. Ashtu si Rama urdhëronte gratë e Lezhës, Basha ka urdhëruar gratë e Beratit të japin dorëheqje. Nuk ka asnjë ndryshim Lulzim Basha, përkundrazi është i njëjti njeri.
Kaq i neveritshëm është Lulzim Basha në veprimet e tij të pista, të gjashtës në listë, i ka shfrytëzuar hallin familjar, fëmijën e sëmurë, të shtatës në listë, Monika Qosen, e ka detyruar të japë dorëheqje, megjithëse ajo ishte e gatshme të pranonte mandatin e e deputetes në Parlament. Për më tepër CNA.al e kontaktoi dhe zonja e quante veten të nderuar që të merrte mandatin edhe të përfaqësonte PD-në. Në fakt ka qenë Lulzim Basha, i cili i ka kërkuar largimin, ndërsa shpërblimet pritet tashmë t?i bëjë Astrit Veliaj.
Basha ka marrë lek nga Astrit Veliaj, janë paguar apo blerë gratë e radhës në listë, skenar korruptiv me biznesmenë që qeveria u ka mbyllur gojën me shtupë? Tani nuk ka nevojë për shumë pikëpyetje. Skenari Arben Ndoka zbatohet nga Lulzim Basha, po ikin zonjat dhe po hyn biznesmeni që kishte një mandat deputeti por që nuk iu dëgjua asnjëherë zëri, dhe këtë Lulzim Basha e bëri njësoj si Edi Rama, por këtë herë me ndihmën e vetë këtij të fundit. /CNA.al
Ish-ministri i Drejtësisë, posti më i lartë që pati gjatë qe...
Gazetarja e “RAI”-t, Maria Grazia Mazzola është goditur gjat...
Eduard Halimi dha sot dorëheqjen si deputet i Partisë Demokr...
Para se deputeti demokrat Eduard Halimi të dorëzonte mandati...
NATO po shqyrton plane për krijimin e dy qendrave të reja ko...
Kryetari i Bashkisë Berat Petrit Sinaj mbajti ceremoninë për...
Krimet e luftës, deri më tani nuk kanë qenë temë diskutimi n...
Pas dorëzimit të mandatit të deputetit të Eduard Halimi, kan...
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) të Maqedonisë ka regji...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka kom...
Disa ditë më parë pesëmbëdhjetë vajza kosovare, të cilat mb...
Paralajmërimi i komunitetit europian për mosvotimin e hyrjes...
Pas dorëheqjes së deputetit të Partisë Demokratike, Eduard H...
Ndonëse pothuajse asnjë qeveri e deritashme e Kosovës nuk ka...
Dokumentacioni për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanov...
Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, dorëzoi sot m...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar pas ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, ka dorëzuar m...
Në një dalje për mediat rreth mesditës së sotme, deputeti i ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...