web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qeveria Haradinaj lë në diskriminim shqiptarët e veriut të Kosovës

9 Shkurt 2018, 16:29, Aktualitet CNA

Ndonëse pothuajse asnjë qeveri e deritashme e Kosovës nuk ka treguar përkujdesje për të investuar në lagjet multietnike në veri të Mitrovicës, posaçërisht në ato mjedise kur shumicën e përbëjnë shqiptarët, Qeveria e Ramush Haradinajt nuk ka treguar as interesimin më të vogël për qytetarët shqiptarë të asaj pjese, shkruan sot gazeta “Zëri

Përfaqësuesit shqiptarë në Kuvendin e Mitrovicës së Veriut janë përpjekur ta takojnë kryeministrin Haradinaj për t?ia treguar situatën në të cilën ndodhen shqiptarët e asaj pjese, por pa sukses për ta takuar shefin e ekzekutivit kosovar, pasi që, siç thotë njeriu më i zëshëm i pjesës veriore të Mitrovicës Bashkim Cimili: ?Haradinaj asnjëherë nuk ka gjetur kohë për t?i takuar shqiptarët e pjesës veriore të Mitrovicës?.

 Bashkim Cimili, zëvendëskryesues i Kuvendit të Mitrovicës së Veriut, i tha ?Zërit? se Komuna nuk ka asnjë projekt kapital për lagjet multientike, përkatësisht për lagjet ku jetojnë shumica shqiptare. Sipas tij, të gjitha projektet kapitale që financohen nga buxheti i Komunës kryesisht realizohen në mjediset me popullatë serbe, ndërsa edhe investimet e Qeverisë për projekte të veta kryesisht shkojnë në mjediset me popullatë serbe.

?Nuk ka asnjë projekt kapital që është i paraparë të realizohet në lagjet multietnike. Krejt projektet shkojnë në ato mjedise të pastra serbe dhe shteti i Kosovës nuk është në gjendje të bëjë asgjë.Unë jam përpjekur disa herë ta takoj kryeministrin Ramush Haradinaj, por ai asnjëherë nuk ka gjetur kohë të bisedojë me mua dhe me asnjë tjetër nga shqiptarët e pjesës veriore. Ne përherë kërkojmë sqarime nga drejtuesit e komunës Veriore, por asnjëherë nuk marrim përgjigje. Gjendemi në situatë jashtëzakonisht të keqe, përveç që jemi të diskriminuar me investime, jemi të diskriminuar edhe në punësimin e të rinjve shqiptarë të pjesës veriore të Mitrovicës. Të them vetëm se edhe ata që pranohen në punë (së fundi janë pranuar katër), janë shqiptarë të jugut të Mitrovicës. Kur është kështu, pse ne atëherë jetojmë në atë pjesë dhe përpiqemi t?i ruajmë pronat tona. Ndoshta ka qenë shumë më mirë që edhe ne t?i shesim, siç kanë bërë shumë shqiptarë të pjesës veriore të Mitrovicës. Kur nuk e ke përkrahjen e shtetit, kur shteti nuk të mbron, atëherë pse të rrimë atje. Nuk ka punë, nuk ka investime, nuk ka asgjë atje?, është shprehur Cimili tej mase i revoltuar. Cimili ka përmendur një grant prej 1.4 milion eurosh për komunën veriore të Mitrovicës, të cilën njëra prej ministrive e ka ndarë për zhvillimin rajonal. Ai thotë se nga kjo ministri, siç precizon Cimili, Ministria e Zhvillimit Rajonal, kanë përfituar 9 komuna të Kosovës, në mesin e të cilave ndodhet edhe Mitrovica Veriore, që ka përfituar 1.4 milion euro.

?Druaj se nga ky grant do të përfitojnë vetëm serbët, kështu është praktika në veri të Mitrovicës, shqiptarëve dhe komuniteteve tjera serbe nuk u jepet asgjë?, ka thënë Cimili./CNA.al





Lajmet e fundit nga