Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Artur Ajazi
*Situata politike në vend nuk është favorizuese për ata që janë në opozitë, duke patur hallin e madh si ti shmangen përgjegjësive personale të ?bëmave? të tyre, dhe duke harruar se kanë misionin historik për të ardhur me një model të ri politik para shqiptarëve.
Situata politike që po përjeton opozita, ka probleme serioze, që kanë të bëjnë nga transparenca e fondeve që ka përdorur PD brënda dhe jashtë vendit, tek korrupsionin institucional ku bashkëpunëtorë natyrisht janë edhe ata të opozitës.
Në situatën e krijuar politike kryesisht pas protestës së 27 janarit, duket se fatin e Lulit e përcakton sërish kryeministri Rama. Opozita politike shqiptare ka nevojë për një rinovim të menjëhershëm, dhe ky rinovim duhet të ndodhë përmes proceseve të rëndësishme ta moderuar atë, para se ajo të pretendojë se ?do të marrë pushtetin?.
Por këto procese zotin Basha nuk e favorizojnë. Në Partinë Demokratike, nuk ka patur dhe nuk ka gjasa të ketë asnjëherë rotacion të ?pushtetit? brënda saj përmes votës së lirë, duke bërë që kjo forcë politike, të ndodhet përgjithmonë në fazë tranzitore, nën drejtimin e një dore ?të fortë?.
Lulzim Basha erdhi si kryetar partie, pa patur kredencialet politike, statutore, juridike dhe morale për të drejtuar PD, sidomos pas humbjes së madhe të 25 qershorit 2017. Për të mbuluar fenomenet dhe pasojat negative që po e shoqërojnë drejtimin e Partisë Demokratike drejt tatëpjetës së pandalshme, Lulzim Basha mbrohet vazhdimisht duke deklaruar se ?kjo qeveri nuk është legjitime sepse i ka numrat në Parlament?, ndërkohë që faktet tregojnë se gjatë votimeve dhe miratimit të ligjeve të rëndësishme, ka patur gjithmonë rrjedhje votash edhe nga grupi i ?të rinjve demokratë? të listës tij. Ndërkohë që e kundërta ka ndodhur dhe ndodh brënda partisë së Lulit, që justifikohet me gjoja ?numrat e nevojshëm? kur edhe në Këshillin Kombëtar edhe në kryesinë qëndrore, për shkak të fizionomisë antidemokratike, ai nuk siguron as 40 per qind të mbështetësve.
Zoti Basha e di, se kjo qeveri i siguroi në 25 qershor 2017 numrat e nevojshëm për ta dominuar Parlamentin, dhe ka moralin dhe legjitimitetitin juridik për të vazhduar e qetë qeverisjen e saj deri në 2021. Zoti Basha e di fare mirë se falë situatës në të cilën gjendet sot PD, aleatët dhe ?fronti opozitar? të tërësi, qeveria Rama, ka jo vetëm kredencialet por edhe shansin të qeverisë e vetme Shqipërinë edhe pas 4 vitesh. Situata në të cilën gjendet sot opozita, së cilës vazhdojnë t?i rrjedhin votat e deputetëve të saj, për shkak të mungesës së alternativave bindëse nga lidershipi aktual, po e detyron zotin Basha të mendojë seriozisht për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme për fatin e tij politik.
Situata e rënduar brënda PD, e cila ka mbi 7 muaj që vazhdon të thellohet për keq, kanë bindur shumicën serioze të figurave drejtuese të forumeve të saj, se zoti Basha nuk ka më legjitimitetit juridik e moral për të vazhduar drejtimin e partisë, aq më keq të mendojë për qeverisjen e vendit. Kjo për shumë arsye, por mbi të gjitha për performancën e dobët në dy protestat e fundit, dhe premtimet e pambajtura në vazhdimësi nga shkurti ?maji 2017 deri sot.
Duke u përpjekur të justifikohet me retorikën boshe, ultimatumet e mërzitshme dhe kërkesat bajate si ?kapja e shtetit dhe shkelja e Kushtetutës?, apo ?kanabizimi i vendit?, dhe deri tek ?qeveria antimafia?, zoti Basha e di edhe vetë se ka dështuar në bërjen e ?opozitës së fortë? pasi gjithçka ka rezultuar një amplifikim i ngjirrur që nuk ka dhënë efektet e duhura për ta kthyer në lider partie apo ?kryetar opozite?.
I gjendur mes kryqëzimit dhe pa rrugëdalje tjetër, përballë një qeverie dhe një kryeministri që po punon fort për të hapur në pranverë negociatat me BE, zoti Basha ka gjasa të kërkojë përmes ?shkesit? që mban pas, një tjetër marrëveshje me zotin Rama. Kjo dhe vetëm kjo marrëveshje, do ta ndihmonte atë të riciklonte shumë nga humbjet dhe kostot politike që ka pësuar brënda vetë partisë tij. Luli është i vetëdijshëm se opozita duhet të rinovohet, të ketë prurje të reja dhe të pastrohet nga mentaliteti marksist i drejtimit, por nuk mund ta bëjë këtë sepse është i humbur.
PD ka nevojë urgjente të krijojë forumet dhe departamentet statutore, të cilët do të përgatisin terrenin e duhur për zgjedhjet e lira dhe të ndershme brënda saj. Por deri atëhere , zotit Basha i duhet patjetër ndihma e një ?17 maji? të dytë, ndryshe situata postprotestës së 27 janarit, ka gjasa të ngrejë stuhi kundër tij.
Burimet njerëzore që ka sot PD, nuk janë të besueshme, nuk kanë kredibilitetin e mjaftueshëm për të realizuar një proces të drejtë zgjedhjesh brënda asaj force politike. Një marrëveshje e dytë me palë kryesore zotin Rama, do të nxirrte nga ngujimi politik zotin Basha, i cili është i vonuar në këtë drejtim. Megjithatë, më mirë vonë se kurrë.
Pasi është paralajmëruar disa herë nga kryeparlamentari Ruçi...
Pas disa minutave ndërprerje, seanca parlamentare ka rifillu...
Ndërkohë që po diskutohej projektligji për arsimin, parauniv...
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI –së, Petrit Vasili ka ironi...
Seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë ka nisur me debate. ...
Është pjesë e familjes së famshme të Kardashianëve, por edhe...
Mes 429 vendimeve dhe projektligjeve që ka vendosur që të pë...
Khloe Kardashian ka njohur fansat e saj me momentin e vështi...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndod...
Qeveria ka zbardhur planin për vitin 2018, sa i takon reform...
Policia Rrugore e Tiranës, ka hartuar një plan masash për ko...
Paraditen e sotme, në ambientet e Kryeministrisë, po zhvillo...
Në një intervistë të dhënë për gazetën Telegraf, pedagogu dh...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar së fundmi një pretendim të Gj...
Mëngjesin e sotëm Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një n...
Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka postuar në faqen ...
Ministria e Financave ka centralizuar përdorimin e fondit të...
Kuvendi i Shqipërisë pritet të mblidhet në seancë plenare so...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 22-vjeçari ka n...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...