Zbardhen të tjera detaje/ Gjenden 3 armë në stanin ku fshihej Braçellari
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Jeta, si fjalë dhe koncept filozofik, është e vështirë për t?u përcaktuar në të gjitha dimensionet e saj. Por, si përkufizim biologjik, mund të themi se është një veti themelore e qenieve të gjalla, pavarësisht nga veçoritë e gjinisë dhe llojit të tyre që lindin, zhvillohen dhe vdesin.
Për njeriun i cili ka një jetë jo vetëm biologjike përtej instinkteve shtazore, jeta është më tepër se ekzistencë riprodhimi; ajo është një mundësi brenda kohës dhe hapësirës, që ai të zhvillohet dhe të përsoset si qenie intelektuale dhe morale. Prandaj, ndryshe nga kafshët, që kanë vetëm një frymë jete, njerëzit që kanë një shpirt të gjallë e të arsyeshëm bëjnë pyetje të tilla rreth jetës: ?Cila është origjina e jetës? Për çfarë arsyeje jetojmë? Cila është domethënia dhe rëndësia e saj??.
Për çdo qenie biologjike dhe veçanërisht për njeriun, jeta filloi në çastin e konceptimit në fekondimin e vezores nga spermatozoidi. Molekula që formojnë AND-në e babait dhe të nënës kombinohen duke krijuar një jetë të re, e cila fillon me të gjithë potencialin e saj pavarësisht nga përmasa mikroskopike të qelizës fillestare, e cila ndahet në qeliza të tjera deri në përfundim të strukturës embrionale të trupit dhe në vazhdim deri në fund të jetës biologjike.
Çështja se kur fillon jeta nuk është më një çështje e teologjisë apo filozofisë; ajo lehtë mund të përgjigjet nga biologjia elementare. Për më shumë se 100 vjet, shkenca mjekësore ka njohur përfundimisht se jeta e çdo individi fillon në momentin e fekondimit. “Një individ i ri krijohet kur elementët e një spermi të fuqishëm bashkohen me ato të një veze pjellore ose vezësh”(Enciclopedia Britanike)
“Është depërtimi i vezës nga një spermatozoid dhe sjellja e materialit AND-së që sjell secila në këtë bashkim, kjo përbën kulminacionin e proçesit të fekondimit,që shënon fillimin e jetës së një individi të ri”.Bradley M. Patte(1889-1971)Embryology History (Parimet e Embryologjisë 1964)
Pra mund të themi se filozofët dhe teologët kanë argumentuar për shekuj se kur fillon personaliteti, por shkencëtarët e dinë kur fillon, ajo fillon me fekondimin.
Kjo e vërtetë shkencore është shprehur me mijëra vjet përpara në Biblën e shenjtë ku mbreti dhe profeti David (1005-965 para Kr.), i frymëzuar nga Shpirti i Shenjtë, tha: ?Sytë e tu panë masën pa trajtë të trupit tim dhe në librin tënd ishin shkruar ditët që ishin caktuar për mua, megjithëse asnjë prej këtyre nuk ekzistonte ende? (Psalmi 139:16).
Për origjinën e jetës ka shumë hipoteza, ajo më e vjetra është se jeta njerëzore është krijuar nga një Qenie Hyjnore që ekziston nga vetvetja. Kjo teori ishte përcaktuese deri në shek e 19-të dhe frymëzoj shkencën, artin, kulturën,qytetrimin, por në këtë shekull doli një teori tjetër hipotetike se jeta në tokë u krijua si një kombinim aksidental kimikatesh të quajtura edhe ?supë-pre biotike?, ku molekulat u kombinuan dhe krijuan njëqelizorët d.m.th. vetë jetën, e kështu në vazhdim shumëqelizorët, në një evolucion që vazhdoi deri te njeriu kjo e quajtur ?Teoria e evolucionit? me autor Charles Robert Darvin ( 1809- 1882) Një tjetër hipotezë e shekullit të 20-të është ajo se jeta është krijuar nga jashtëtokësorët.
Arsyetimi logjik sado të sforcohet nuk mund ta mohoj dot egzistencën e një Krijuesi që egziston nga vetvetja dhe krijon jetë dhe nuk e pranon ?Teorinë e Evolucionit?, sepse që jeta të jetë aksidentale me të gjithë kompleksitetin dhe shumëllojshmërinë e saj është një probabilitet i pamundur, po ashtu edhe teoria e jashtëtokësorëve sikur ata të jenë shkaku i jetës. Sepse, që të ekzistojë diçka me jetë në këtë univers, duhet të ketë një shkak fillestar ashtu si dhe vetë universi, po ashtu edhe jashtëtokësorët në qoftë se ekzistojnë vërtet.
Kështu mbetet më i arsyeshëm pohimi i shkencës së teologjisë se jeta e çdo qenieje dhe veçanërisht e njeriut ka një shkak primar, një Arkitekt, i cili na solli nga mosqenia në qenie. Kjo Qenie Hyjnore vetëekzistuese dhe shkak i jetës së çdo qenieje dhe veçanërisht të njeriut, është prezantuar me emrin: ?Unë jam Ai që jam?(Eksodi: 3-14), pra ekzistoj nga vetvetja dhe jam ? Zoti i përjetshëm?Asnjëherë në mënyrë të pavarur nga Perëndia nuk ka as jetë, as lëvizje si thotë edhe psalmi: “Kur ti e fshehe fytyrën, ato tronditen; kur ua merr frymën, ato vdesin dhe kthehen në pluhur përsëri” (Psalmi 10:9).
Çdo frymë jete vjen për gjithë gjallesat nga Zoti, por fryma e njeriut vjen në një mënyrë më të veçantë nga Ai, si na thuhet: “Atëherë, Zoti Perëndi formoi njeriun nga pluhuri i tokës, i fryu në vrimat e hundës një frymë jete dhe njeriu u bë një shpirt i gjallë?(Zanafilla 2:7). Kështu jeta njerëzore nuk është rastësi por është dhuratë që duhet jetuar me përgjegjshmëri,ajo është e shenjtë, vetë ligjet Hyjnore mbrojnë jetën njerëzore dhe ndalojnë vrasjen, vetëvrasjen dhe çdo abuzim me të , sepse jeta nuk është vetëm e njeriut.
Por, fatkeqësisht, shikojmë sidomos në këtë brez egoist dhe tëpaperëndishëm se jeta po e humbet vlerën e saj, sa njerëzit jo vetëm që vrasin të tjerët dhe nuk i bren ndërgjegjja, por ata në dëshpërim total vrasin edhe veten duke e quajtur jetën një fatkeqësi,apo një mallkim, ashtu siç shprehen dhe frymëzojnë filozofët e dëshpërimit: ?Jeta është një sëmundje që përhapet përmes marrëdhënieve seksuale” (R.D. Laing). ?Jeta është vetëm një gjë e mallkuar pas një gjëje tjetër?
(Elbert Hubbard {1856 ? 1915}). ?Jeta nuk është e drejtë. Thjesht është vetëm më e drejtë se vdekja? (William Goldman). “Jeta është një seri e pazgjidhshme situatash të rreme”.
(Thornton Wilder {1897 ? 1975}).
Statistikat sipas OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë )janë të frikshme: Një person kryen vetëvrasje për çdo 40 sekonda, një person vritet çdo 60 sekonda dhe një person vdes në konflikt të armatosur çdo 100 sekonda.
Kjo ndodh sepse njerëzit e përçmojnë jetën dhe nuk e pranojnë që është dhuratë nga Zoti, që ata duhet ta jetojnë dhe ta mbrojnë të tyren dhe respektojnë të tjetrit, ashtu siç thotë edhe Johan Volfgang Gëte (1749 1832): ?Njerëzit përçmojnë atë që nuk kuptojnë?.
Jeta e krijuar, në vetvete është e brishtë; jeta e çdo qenieje është e pasigurt dhe rrezikon t’i nënshtrohet vdekjes çdo ditë. Kjo gjë vërteton se asnjë qënie nuk erdhi në egzistencë nga vetvetja po ashtu edhe njeriu nuk është autonom dhe nuk e ka jetën nga vetja, por, siç thamë më sipër, jeta është dhuratë e Perëndisë, të cilën ashtu si ta jep, po ashtu ka dhe të drejtë që të ta marrë.
Jeta është vërtet e shkurtër, ngrihet si avull nga toka dhe vitet e saj nuk shkojnë më shumë se 70-80 ashtu si e thotë psalmisti: ?Ditët e viteve tona shkojnë deri në 70 dhe për më të fortët deri në 80?, sepse jeta kalon me shpejtësi dhe ne fluturojmë tutje? (Psalmi 90:10).
Sipas statistikave ( Birth dhe Death Rates Ecology Global Network),numri i vdekjeve është:
-15.872 vdekje për 100.000 banorë; 6.316 vdesin çdo orë; 55.3 milionë njerëz vdesin çdo vit.
Kështu duhet të jemi seriozë me jetën dhe duhet ta vlerësojmë dhe të përfitojmë prej saj në çdo stad, ashtu si edhe nënë Tereza një mbrojtëse e flakt e jetës na thotë në mënyrë poetike
?Himnin e jetës?:
Jeta është një shans, kape.
Jeta është bukuri, adhuroje.
Jeta është bekim, shijoje.
Jeta është ëndërr, bëje realitet.
Jeta është sfidë, përballoje.
Jeta është detyrë, kryeje.
Jeta është lojë, luaje.
Jeta është e çmuar, kujdesu për të.
Jeta është pasuri, vlerësoje.
Jeta është dashuri, jetoje.
Jeta është mister, zbuloje
Jeta është premtim, mbaje.
Jeta është trishtim, kaloje.
Jeta është himn, këndoje.
Jeta është luftë, pranoje.
Jeta është aventurë, rrezikoje.
Jeta është jetë, mbroje.
Vlera e jetës duket kur ajo përfundon në tatëpjetën e moshës së pleqërisë apo në frymëmarrjet e saj të fundit. Sa njerëz pendohen kur ju perëndon ?dielli? i tyre për jetën që e çuan dëm, por koha mbaron dhe jeta është si uji që rrjedh dhe nuk kthehet pas, ajo na jepet vetëm një herë për ta jetuar, kur e humbasim e vlerësojmë por është shumë vonë.
Por duket një paradoks i madh që një njeri lind dhe jeton për të vdekur. Kjo është e panatyrshme sepse, në qoftë se do të ishte natyrale vdekja, njeriu nuk do të kishte frikë prej saj dhe nuk do ta kundërshtonte. Ai do ta pranonte ashtu siç pranon dhe kryen aktivitetet e tjera natyrale jetike si ushqimi, frymëmarrja etj.
Thamë më sipër që jetën e krijoi Zoti i përjetshëm, por përsëri është paradoks i madh se sesi Zoti i jetës të mund të krijonte vdekjen, e cila asgjëson jetën, këtë gjë nuk do ta bënte as një mjeshtër i zakonshëm njerëzor, dmth të krijonte për t?i shkatërruar më pas veprat e tij, aq më tepër Mjeshtri Hyjnor të krijonte jetë që më pas ajo të shkatërrohej nga vdekja, si e krijuar prej tij.
Por Perëndia nuk e krijoi vdekjen dhe nuk gëzohet me vdekjen e qenieve; Ai nuk e krijon njeriun që të vdesë, po që të jetojë. Vdekja që na duket si një borxh ?natyral? është pasojë e mosbindjes së njeriut në kopshtin e Edenit, i cil nuk iu bind porosisë: “Mos ha nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes, sepse ditën që do të hash prej saj ke për të vdekur me siguri” (Zanafilla 1:17).
Mëkati i mosbindjes është shkaktar i vdekjes dhe çdo mëkat personal e shpejton vdekjen, sepse vdekja e ka pushtetin tek mëkati dhe mbas tij qëndron djalli dhe demonët.
Njerëzit që janë shkelës të ligjit, që bëjnë keq, abuzojnë, thyejnë rregullat, që nuk bëjnë kujdes, rrezikohen nga vdekja e shpejtë, e cila i përgjon si hajduti dhe vjedh jetën e çdokujt që nuk e respekton atë. Ja seç thuhet te Fjalët e Urta të Solomonit: “Ashtu si drejtësia të çon në jetë, kështu ai që shkon pas së keqes gjen vdekjen” (11:19).
Por duhet të sqarojmë dhe një të vërtetë themelore për sa i përket proceseve të jetës.
Jeta njerëzore që lind me konceptimin, fertilizimin kalon në tri stade:
Njeriu, si qenie shpirt-trup (psiko-somatike), kur vdes fizikisht, nuk pushon së ekzistuari si kafshët, sepse shpirti i tij është shpirt i gjallë jomaterial, që jeton edhe mbas vdekjes. Kjo është besuar nga njerëzit që në zanafillën e tyre, dhe është shprehur me nderimin e të vdekurve, me të cilët të gjallët nuk e humbasin komunikimin, i nderojnë, i kujtojnë, madje dhe iu luten atyre; kanë eksperiencat e ëndrrave, vegimet të cilat na japin mesazhe për botën e të vdekurve. Edhe dëshira e njeriut për të mos pranuar vdekjen duke e konsideruar atë si armik, duke u përpjekur për ta mundur vdekjen me aspiratën e pavdekësisë, janë tregues se pavdekësia nuk është iluzion, por një realitet i humbur që njeriu kërkon ta rifitojë.
Por askush nga njerëzit nuk e ka mundur vdekjen që të rifitojë pavdekësinë, sepse të gjithë njerëzit lindin me farën e mëkatit të Adamit edhe vdekja skllavëron që në embrion. Ashtu si na thuhet në Dhiatën e Re: “Të gjithë vdesim në Adamin” (1Korintasve 15:22).
I vetmi njeri që e mundi vdekjen me vdekjen e tij duke u ngjallur nga të vdekurit, është Jisu Krishti, i Cili si Bir i Perëndisë, është i pavdekshëm dhe vdekja nuk mund ta prekë, por edhe si Njeri u lind pa mëkatin e Adamit, sepse lindi nga ?fara e gruas?, nga një virgjëreshë dhe nuk bëri mëkat personal në jetën e tij tokësore. Kështu vdekja, që e ka fuqinë te mëkati, nuk kishte pushtet mbi Krishtin, ashtu si vetë Ai tha: “Prandaj Ati më do ,sepse unë e lë jetë time që ta mar përsëri…Unë kam pushtet ta lë dhe ta rimarr përsëri, ky është urdhëri që kam marë nga Ati im” (Joani 10:18) Krishti si Princi i jetës tha: “Unë jam i pari dhe i fundit, dhe i gjalli; isha i vdekur, por ja, jam i gjallë në jetë të jetëve, Amin; dhe unë i kam çelësat e vdekjes e të Hadhit?(Zbulesa 1:18).
Ngjallja e Krishti është ngjallja jonë dhe fitorja e njerëzimit mbi vdekjen, kështu çdo njeriu i rijepet mundësia për të jetuar përgjithmo si i pavdekshëm, ai i bashkuar me Krishtin mund të thëras ?Vdekja u përpi në fitore! O vdekje, ku është gjëmba jote? O ferr, ku është fitorja jote??( 1Kor 15: 55-57)
Krishti i fton njerëzit e vdekshëm në përjetësi: ?Kush beson te Biri (Jisu Krishti), ka jetë të përjetshme; kurse kush nuk i bindet Birit, nuk do të shohë jetë, por zemërimi i Perëndisë qëndron mbi të” (Joani 3:36).
Të gjitha fetë dhe veçanërisht Krishterimi presin ditën e fundit të botës, e cila do të paraprihet nga ringjallja e të vdekurve dhe vdekja nuk do të ekzistojë më, sepse: ?Ashtu siç erdhi vdekja me anë të një njeriu, kështu erdhi dhe ringjallja e të vdekurve me anë të një njeriu. Sepse, ashtu sikurse të gjithë vdesin në Adamin, kështu të gjithë do të ngjallen në Krishtin, por secili sipas radhës së vet: Krishti, fryti i parë, pastaj ata që janë të Krishtit, në ardhjen e tij. Pastaj do të vijë fundi, kur ai do t’ia dorëzojë mbretërinë Perëndisë Atë, pasi të ketë asgjësuar çfarëdo sundimi, pushteti e fuqie. Sepse duhet që ai të mbretërojë, derisa t’i vërë të gjithë armiqtë e tij nën këmbët e veta. Armiku i fundit që do të shkatërrohet është vdekja? (1Korintasve 15:21-26).
Kështu njerëzit do të hyjnë në dimensionin e përjetshëm jo vetëm me shpirt, por edhe me trup dhe do vendosen në gjëndje të ndryshme jete në Parajsë apo në Ferrë, sipas gjykimit të drejt të Krishtit, i Cili thotë: “U bë! Unë jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi! Atij që ka etje, unë do t’i jap si dhuratë nga burimi i ujit të jetës…Kurse për frikacakët dhe të pabesët, dhe të neveritshmit dhe vrasësit, dhe kurvëruesit, dhe magjistarët, dhe idhujtarët, dhe gjithë gënjeshtarët, pjesa e tyre do të jetë në liqenin që digjet me zjarr dhe squfur, që është vdekja e dytë? (Zbulesa 21:6-8).
Duke parë këtë perspektivë eskatologjike të jetës, shikojmë se jeta ka një vlerë të pallogaritshme dhe ajo jo vetëm që duhet jetuar, por duhet vlerësuar me përgjegjshmëri në çdo frymëmarrje të saj, sepse mënyra sesi jetohet jeta e përkohshme përcakton jetën e përjetshme ashtu siç na përmbledh Shën Grigor Theologu (329- 390): ? Jeta e tanishme hap perspektivën e jetës së përjetshme. Jeta e tanishme e njeriut drejtohet në jetën e vërtetë, në jetën e veçantë, në jetën e Perëndisë: “Një jetë sheh drejt jetës tjetër”
Miron Çako; Përgjegjës i Zyrës së Katekizmit në Kryepiskopatën e KOASH Tiranë.
Djali i moderatorit Ardit Gjebrea, Joni e ka marrë seriozish...
Rreth pesëdhjetë luftëtarë të Shtetit Islamik dyshohet se ka...
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila ditëve të fund...
I ftuar në emisionin “Arena” në Ora News, gazetari Frrok Çup...
“Fiks Fare” denoncoi një skandal në gjyqësorin shqiptar, ku ...
Marrëveshja detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, është kthyer ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, e ka quajtur “Ligjin e luftës...
Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike, ...
E ftuar në emisionin “Arena” në News24, kryetarja e Lëvizjes...
Reforma territoriale ka shtyrë ish-kryeministrin e vendit Sa...
“Policia dhe autoritetet vendase nuk kanë bërë asgjë. Kam ma...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka sulmuar sërish ndërkombëta...
Ish-kryeministri Sali Berisha, nuk ka mohuar mundësinë e një...
I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, gazetari investigat...
Ish-kryeministri Sali Berisha, thotë se bashkëpunëtorët e ti...
Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në studion e emisioni...
Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, është takuar d...
Pas sherrit të Bashkië e Dibrës, policia ka bërë të mundur a...
Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në studion e emisioni...
Historiani Kastriot Dervishi, ka vijuar me publikimin e dok...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...