web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Atentati ndaj Devi Kasmit/ Hoxha: Mund të jetë e njëjta dorë ekzekutuese me…

31 Janar 2018, 19:52, Aktualitet CNA

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, gazetari investigativ, Artan Hoxha, teksa ka komentuar atentatin e fundit të ndodhur në Tiranë, ku ka mbetur viktimë Devi Kasmi, është shprehur se vrasja e tij është e njëjtë me atë të Franc Konomit, vrarë më 8 korrik 2010 dhe sipas Hoxhës, mund të jetë e njëta dorë ekzekutuese.

Më tej Hoxha ka thënë se Kasmi ka pasur një konflikt në Spanjë. Kasmi ka kryer një atentat ndaj Nomard Konjarit, nga ku ka mbetur viktimë shoku i tij.

“Vrasja dyshohet të jetë bërë implikim ndaj trafikut të drogës. Mund tju them se mënyra e ekzekutimit është e njëjtë me atë të 8 korrikut 2010 ku ka humbur jetën Franc Konomi. Është e njëjta mënyrë ekzekutimi. Mekanizmi është thuajse identik që dmth mund të jetë e njëjta dorë.

Në Spanjë Kasmi ka bërë një atentat ndaj Nomard Konjarit i cili është plagosur dhe ku ka mbetur viktimë shoku i tij”-, tha Hoxha.

Teksa ka vijuar më tej Hoxha ka thënë se në shtëpinë e Kasmit kanë gjetur 3 kg kokainë ndërsa ka hedhur akuza ndaj policisë, duke thënë se ngjarja ka ndodhur nën hundën e policisë paaftësisë së saj. /CNA.al





Lajmet e fundit nga