Pjesë e grupeve kriminale/ Pritet ekstradimi i 6 personave të kapur në Dubai
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Pas sulmeve që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i bëri publikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ka reaguar dhe sociologu Ergys Mërtiri.
Sulmi i Veliaj ndaj Mërtirit, që e akuzonte si analist të paguar nga partia ka ardhur pasi ky i fundit ka refuzuar t?u jepte fëmijëve të tij 200 lekë të reja për mbjellje pemësh.
Në reagimin e tij Ergys Mërtiri nxjerr zbuluar kryebashkiakun e Tiranës, i cili kishte gënjyer se pemët do të mbilleshin në shkollën ku janë nxënësit e tij.
Ai thotë së fëmijëve u ishte thënë se pemët do të mbilleshin në zonën e TEG-ut, në Farkë, ndërsa ishte kërkuar 200 lekë, jo 100. Më poshtë reagimi i plotë i tij.
Reagimi i plotë:
Kryetari i Bashkisë ka reaguar sot ndaj denoncimit që unë dhe shumë qytetarë si unë, kemi bërë para pak ditësh ndaj përdorimit të fëmijëve të shkollave në fushatën e tij të mbjelljes së pemëve. Me keqardhje pashë se ai kishte lëshuar disa akuza ndaj meje personalisht, pa ma përmendur emrin, duke më konsideruar si të paguar për qëllime politike.
Nuk më surprizon aspak mënyra sesi Kryetari i Bashkisë sulmon një qytetar që reagon për një gjë të drejtë. Nëse do të ishte i interesuar për të vërtetën, do të më kish falenderuar për denoncimin, pasi kjo do të ishte një mundësi e mirë për të penguar të tjerët të abuzojnë në emrin e tij (nëse vërtetë se gjithçka është bërë pa dijeninë e tij). Por ai zgjodhi të justifikojë veten duke linçuar ata që reaguan dhe kjo mjafton për të kuptuar se në këtë histori nuk ka asnjë keqkuptim.
Nuk dua këtu të merrem me akuzat se reagimi im paska qenë i motivuar nga pagesa që unë përfitokam në shërbim të opozitës, pasi kjo është, po aq e ulët sa dhe e pavërtetë, dhe nuk e shoh në dinjitetin tim, t?i shpjegoj publikut situatën time financiare, që jo vetën që është krejtësisht personale, por as edhe ka ndonjë lidhje me problemin në fjalë. Shkurtimisht më duhet të sqaroj, ndër të tjera, se nuk jam anëtar i asnjë partie dhe nuk militoj për asnjë forcë politike, por jam padyshim një kritik i ashpër i qeverisë, për shkak të paudhësive të saj, të cilat kanë tejkaluar çdo pritshmëri, megjithë skepticizmin tim ndaj politikës në përgjithësi. Por as kjo nuk hyn fare në këtë mes. Do kisha reaguar, edhe nëse qeveria do punonte mirë e nuk do ta kish çuar vendin në këtë gjendje ku ndodhet.
Po ndalem këtu të sqaroj shkurtimisht vetëm disa pika për hir të së vërtetës.
Së pari, unë përcolla në një status në facebook (po të kisha ndonjë mision politik, do ta kisha bërë këtë në shtyp) një rast i cili më indinjoi, ku fëmijës tim i janë kërkuar para në shkollë, për të mbjellë pemë për fushatën e Bashkisë së Tiranës. Ngjarjen nuk e sajova nga xhepi, por iu referova fjalëve të fëmijës sim. Sipas saj, mësuesja i kishte kërkuar klasës, jo 100 por 200 lekë të reja, për të mbjellë pemë për Bashkinë, në zonën e TEG-ut (dhe jo në oborrin e shkollës, siç thotë z. Veliaj). Fëmija im është në klasë të katërt, dhe as që ia ka idenë se çfarë është Bashkia, e aq më pak se çfarë fushatash bën ajo, që të dijë për projektet e saj të mbjelljes së pemëve në zonën e TEG-ut. Ndaj nuk ka sesi dhe as pse ajo të sajojë një gjë të tillë.
Së dyti, e njëjta gjë mu kërkua edhe në kopshtin e fëmijëve të vajzës së vogël, kësaj rradhe personalisht nga edukatorja. Ajo më tha se kopshti është angazhuar për të mbledhur fonde për Bashkinë e Tiranës, të cilat do të përdoren për mbjelljen e pemëve. Më kërkoi fiks 200 lekë për këtë.
A është një përkim i rastësishëm që njerëz që ?ia duan të mirën Bashkisë? kërkojnë të njëjtën gjë, për të njëjtin projekt, brenda së njëjtës ditë, në dy institucione të ndryshme ku unë kam dy fëmijët e mi? Unë nuk mendoj kështu dhe nuk mendoj se ka arsye për të pasur ndonjë keqkuptim në këtë mes.
Së treti, të njëjtën gjë e kam dëgjuar edhe nga prindër të tjerë, në shkolla të tjera, si psh. tek shkolla Ali Demi, ku, në biseda mes miqsh, më thonë se iu janë kërkuar para për mbjellje pemësh për llogari të Bashkisë së Tiranës, me të vetmin ndryshim se shifra shkonte nga 200 në 1000 lekë. Më vonë, në disa media kam lexuar reagime të shumta prindërish që konfirmojnë gjithashtu të njëjtën gjë. Pra e keqja nuk duhet kërkuar jashtë, tek denoncuesit, por brenda vetë Bashkisë.
Në fjalët e z. Veliaj pashë se nuk kish hezituar të fajsojë edhe mësuesen e vajzës sime dhe drejtuesit e shkollës, të cilët, në gjykimin tim, janë mësues të mirë dhe të përkushtuar, të denjë për detyrën që kanë, jashtë problemeve që iu hap pushteti me kërkesa të tilla. Ndjehem i indinjuar që, pasi ata janë përdor në mënyrë të tillë të ngarkohen me faj, për kusuret e politikës. Kjo gjë nuk është aspak e hijshme.
Ndërkohë, më duhet të sqaroj këtu se unë, ashtu si dhe shumë prindër të tjerë që kanë reaguar, nuk kemi aspak problem të paguajmë për oksigjenimin e fëmijëve tanë, aq më tepër në kushtet e një dioksidizimi të tmerrshëm që po i bën këtij qyteti vetë z. Veliaj me betonizimin katastrofik, me përqendrimin e madh të ndërtimeve të larta në qendër të qytetit dhe trafikun asfiksues që vjen si pasojë. Por, ne nuk mund të japim para për reklama politike që Kryetari i Bashkisë i bën vetvetes. Z. Veliaj nuk mund të detyrojë fëmijët tanë të paguajnë propagandën e tij. Përdorimi politik i fëmijëve është diçka e shëmtuar dhe unë nuk mund të lejoj që fëmija im të shfrytëzohet në këtë mënyrë.
Për këtë arsye reagimi ynë është në dinjitetin tonë si qytetarë dhe nuk motivohet aspak nga ndonjë axhendë politike, por nga e vetmja shtysë njerëzore drejtësie që çdo njeri e ka dhe duhet ta kultivojë brenda vetes. Më vjen keq që z. Veliaj pozicionohet në krah të kundërt, gjë që tregon se i mungon kjo shtysë! /CNA.al
Ndryshime të mëdha ndodhin në jetën e një çifti pas kalimit ...
Raporti vlerëson se punësimi informal është veçanërisht i pr...
Në Gjykatën e Elbasanit është zhvilluar seanca e parë gjyqës...
Mjaftojnë vetëm pak ditë që Janari t’ja lëri stafetën kalend...
Përpjekjet e lidershipit kosovarë për të zhbërë Ligjin “Për ...
Karabinierët ushtruan një kontroll banese në periferi të Rom...
Skandalet e ministres së Ramës, Etilda Gjonaj, kanë prekur t...
Është shtyrë për të 11 herë gjyqi për ndërtimin e Velierës n...
Tre të akuzuarit për sulm terrorist vetëvrasës në Sulltanahe...
Natalia Martynova është zgjedhur si tifozja më seksi në Rusi...
Nëse jeni dembelë dhe përtoni të bëni disa hapa për të mirën...
Një sasi e konsiderueshme lënde narkotikë është sekuestruar ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi në rrje...
Cigaret elektrike janë përhapur shumë në të gjithë botën pas...
Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi në rrje...
Anëtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj i ka dorëzuar s...
Nexhip Merolli, me një vendim të Ministrit të Bujqësisë, ësh...
Pas ekstradimit të Nazer Seitajt në Itali, më 25 janar, ka r...
Planin e ndërmarrë nga “Komuna e Prishtinës” për ndalimin e ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...