Si Sokol Sadushi ka "kapur" sistemin e diplomacisë?
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj po kthehet në një ?SUPERBIG? ministër, më i madhi i të mëdhenjëve, se super ministrin e ka kaluar me kohë.
Ai nuk ka nën kontroll vetëm ministrinë e tij dhe institucionet në varësi, por në qarqet mediatike dhe jo vetëm, në qeveri dhe deputetë, e dinë se ai ka nën kontroll edhe një tjetër ministri dhe prokurorin e përgjithshëm.
Gjithçka fillon tek ministrja e Drejtësisë, ku Etilda Gjonaj është emëruar prej tij, por nuk mbyllet thjeshtë me emërimin e saj si ministre dhe zgjedhjen e saj nga kryeministri.
Fatmir Xhafaj punon njëkohësisht për dy ministri. Çdo ditë komandon, emërimet, shkarkimet dhe politikat që zhvillohen në ministrinë e Drejtësisë, të cilën ai e ka drejtuar në vitet 2004-2005. Ndoshta nuk i ndahet shpirti nga ai institucion ku u akuzua për afera korruptive dhe skandale që ende nuk janë harruar.
Koha ikën mosha shkon, por Xhafaj nuk harron. Ministër i Drejtësisë, sot është Fatmir Xhafaj, ministrja është thjeshtë protokolluesja e tij apo le ta lëmë disa gradë më lart, shefja e kabinetit të Fatmir Xhafës, që qëndron në Ministrinë e Drejtësisë.
Kemi dëgjuar dhe parë sesi bashkohen dy ministri dhe drejtohen nga një ministër. P.sh, ministria e Ekonomisë dhe Financave, ministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës, ndoshta do të ishte e udhës që kryeministri ta bashkonte Ministrinë e Brendshme me atë të Drejtësisë, kështu do të ulte shpenzimet qeveritare dhe do të kishte edhe SUPERBIG ministrin e qeverisë.
Një tjetër institucion që kontrollohet nga Fatmir Xhafaj është prokurori i Përgjithshëm. Arta Marku është një produkt i Fatmir Xhafaj me konsensusin e Lulzim Bashës. Që drejton një institucion të pavarur dhe nuk ka asnjë varësi nga qeveria. Çuditërisht pak javë më parë, kryeprokurorja e tregoi se qëndron në atë pozicion si punonjëse e Xhafës. Ajo i shkoi në zyrë ministrit, në një mbledhje edhe me ministra të tjerë, a thua se ishte shefja tjetër e kabinetit të Fatmir Xhafës, por që qëndronte në Prokurorinë e Përgjithshme.
Marku në atë rast ishte një zyrtare që jo pa qëllim ngatërroi pozicionin e saj. Ajo mund të qëndrojë dhe të shkojë në takim me Ministrin por kurrsesi si vartëse e tij.
Ndoshta do të duhet edhe një ndryshim i Kushtetutës dhe Ministrisë së Drejtësisë dhe të Brendshme të bashkuar nga Rama më vonë ti shtohet edhe Prokurori i Përgjithshëm. Dikur e ka pasur në nivel zv.ministri ashtu siç ka qënë edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Fatmir Xhafaj sot nuk është një superministër, por është disa herë më i fuqishëm. Është më i madhi nga të gjithë ministrat. Është ministri që ka nën kontroll dy ministri, por edhe një institucion të pavarur siç është Prokuroria e Përgjithshme.
Gjithçka në shërbim të tij apo në shërbim të kryeministrit, apo është ky i fundit që e ka toleruar Xhafajn të kthehet në ?superbig? ministrin e skandaleve të mëdha dje dhe sot, korrupsionit të madh, paaftësisë së madhe, dështimit të madh, dhe pasojave që vinë shpejt atëherë kur do të kapësh gjithçka dhe të futësh nën kontroll çdo pushtet./ CNA.al
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar shqetësimin e nj...
Ajo ishte vetëm 16 vjeç kur u shpall “Miss Shqipëria”, megji...
Një vajzë e re arriti të blinte shtëpinë e saj të parë pa nd...
Demokratët në Komisionin e Ekonomisë e ka quajtur aventurë, ...
I njohur me emrin “Coco”, artisti i njohur gjerman Heinz Jak...
Ministri i jashtëm grek Niko Kotzias në një intervistë për m...
Modelja Oriola Marashi së fundmi është shndërruar në kryefja...
Kryetarja e LSI –së Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me...
Aktori i humorit Bes Kallaku dhe Ija e tij e famshme kanë qe...
Vijimi i aksionit opozitar kundrejt qeverisë ka shkaktuar nj...
Ajo vodhi shfaqjen në Grammys me pamjen e saj të mahnitshme,...
Lushnja është tronditur nga krismat mëngjesin e sotëm.Person...
Gazetarja Jonida Aliçkolli, më herët edhe konkurrente në “Bi...
Nëntë dëshmitar do pyeten nga Gjykata e Krimeve të Rënda sea...
E njohur për pozat e saj provokuese, kësaj here Kim Kardashi...
Historia e të “fortëve” të Tiranës është rikthyer edhe një h...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me debatet e shumta ...
Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka ngritur një pro...
Një studente e mjekësisë e quajtur Aasma Rani është vrarë ng...
Karabinierët, ndërsa ishin në kërkimi të një bande grabitësi...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...