Komisioni i Ekonomisë diskuton pr.ligjin për Aeroportin e Vlorës/ Ahmetaj: Rinasi ka krijuar disbalanca ekonomike
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj ka raportu...
Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj, gjatë aktivitetit ? Bleta e artë 2017?, ka bërë të ditur se po promovojnë paketën fiskale për sektorë si turizmi apo si teknologjia e informacionit.
?Paketa stimuluese e turizmit është një paketë agresive, në kuptimin më pozitiv të fjalës dhe interesat e mëdha të kompanive ?Brand Name? besoj që kanë filluar të materializohen në kërkesa konkrete?, ka thënë Ahmetaj.
Fjala e plotë e ministrit Ahmetaj
Besoj e mbani mend që Behari u ankua për të ftohtin vitin e kaluar edhe sivjet me bujarinë e tij na ka ofruar një nga hotelet më të mira në Shqipëri. Behari thotë që është një nga hotelet më të mira në Ballkan. Unë e besoj. Faleminderit Behar për këtë ofertë shumë bujare nga ana jote.
Viti 2017 ishte një vit me shumë zhvillime, padyshim dhe si finalizim i një cikli të rëndësishëm reformash, politikash, nismash të ndërmarra në 4 vitet e shkuara, pra në mandatin e parë, por dhe si fillim i një cikli tjetër që po ashtu ka vizion, objektivat, sfidat dhe pritshmëritë e veta.
Tradita jonë e përvitshme për të vlerësuar përpjekjet serioze që kompanitë, ndërmarrjet shqiptare dhe të huaja gjithashtu, bëjnë në terrenin jo gjithmonë të lehtë ekonomik, ka sjellë në këtë event më shumë se 300 histori suksesi në këto vite.
Është padyshim një histori suksesi për Shqipërinë ardhja e kompanisë gjermane ?Forchner?, një kompani me eksperiencë 60 vjeçare që është prezentë në një sërë vendesh si: Turqi, Republika Çeke, Sllovaki, Ukrainë, Kinë, Meksikë e cila prodhon sisteme kabllore, pjesë metalike preçizioni, kryesisht për industrinë automotive dhe sisteme elektro-mekanike po për të njëjtën industri, apo dhe pajisje elektrike.
E kam shumë mirë të fiksuar momentin e bisedave me kompaninë në 2015, me këmbënguljen e Kryeministrit dhe me ndjekjen e kësaj këmbënguljeje nga ana ime për të bindur kompaninë të zgjidhte Shqipërinë midis Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë. Ia dolëm dhe sot kompania ka investuar dhe vazhdon të investojë disa miliona euro dhe ka punësuar 270 qytetarë dhe qytetare, të cilët sot janë profesionistë në zhvillim, në embrion, por në zhvillim.
Ditën e parë që kam hyrë në atë kompani kur filloi punën, ishin vetëm 20 të punësuar. Sot janë siç e theksova 270 të punësuar dhe lajmi tjetër i mirë është që kompania shumë shpejt do të zgjerojë aktivitetin e saj në Shqipëri duke hapur edhe një degë tjetër.
Është po kështu një histori tjetër suksesi që unë dua ta ndaj me ju investimin që kompania ?Rozafa? ka bërë në Elbasan. Kur flisnim para 2 vitesh me Gjergj Lucën për idenë e tij për të zgjeruar aktivitetin me një biznes të ri te përpunimit të açugeve apo prodhimeve të detit, sugjerimi i parë ishte që të përfitonte nga pronat shtetërore me ?1 euro?, një iniciativë e atëhershme e Kryeministrit Rama.
Para dy ditësh në një vizitë në qarkun e Elbasanit, pata mundësinë të shoh vetë nga afër transformim te atyre kapanoneve të harruara, në një oaz të vërtet biznesi dhe nuk e ekzagjeroj absolutisht fare.
Janë rreth 4 milion euro të investuara ne 26 muaj për ndërtimin e 6 fabrikave të profileve të ndryshme ku janë punësuar mbi 800 punonjës nga zona. E filloi vetëm me 60.
Lajmi i mirë edhe në këtë rast është se investimi po vazhdon, brenda 4 viteve të ardhshme do të ndërtohen edhe 5 fabrika. Kjo shoqëri po vazhdon investimet në këtë kompleks dhe në planet e saj deri në fund të këtij 4 vjeçari janë parashikuar të ndërtohen 5 fabrika të tjera, të investohen 5.5 milion euro që do të çojnë numrin e të punësuarve në 2200.
Para 2 vitesh nuk e besonim, sot është bërë një realitet të cilin unë e pashë dhe e preka vetë para dy ditësh.
Ndërkohë, një nga pjesëmarrësit që realisht ka patur edhe mosbesim, është një kompani ICT, gjermane gjithashtu, e cila e filloi me një grup studentësh të universiteteve të ndryshme në degët e teknologjisë dhe informacionit. Sot kjo kompani i shërben realisht ?Lufthansës?. Ju do e shihni vetë në vazhdim prezantimin e kësaj kompanie si një nga kompanitë e propozuara për cmim.
I solla këto shembuj jo pa qëllim. Këto janë ngjarje reale. Ju, shumë nga ju apo kushdo që na ndjek, sheh analistët që bëjnë diskutim apo debat, qoftë me ne ose me veten: ?Më thuaj një emër investitori??. Ka qindra e qindra investitorë, të huaj, e vendas e mijëra madje, të cilët e kanë filluar biznesin këto 4 vite, e fillojnë rishtazi sot, dje e nesër, sepse Shqipëria, me gjithë vështirësitë që ka, është sot vend tërheqës për investitorët e huaj dhe investitorët vendas.
Viti 2017 ka qenë një vit shumë i mirë ekonomik, krahasimisht kuptohet. Ne sot kemi një rritje ekonomike 4 herë më shumë se 4 vite më parë. Kemi tashmë një trajektore të konsoliduar rënëse të borxhit publik. Shqipëria këtu është kthyer në një shembull se si nga një disbalancë, kaos total të financave publike e makroekonomike në vitin 2013 arriti që për herë të parë në 25 vite të ketë në një vit zgjedhjesh parlamentare, ulje të borxhit publik, mos-krijim të borxhit të ri dhe një defiçit shembull prej 2%.
Vitin tjetër ne synojmë një rritje ekonomike prej 4,2 %, një nder rritjet më të larta jo vetëm në rajon. Sigurisht që sfida vazhdon dhe ky mandat ka një sfidë mbi sfida, përtej reformave që janë të rreshtuara dhe me këmbëngulje punohet përditë.
Së pari është sfida e punësimit. Me një llogari të thjeshtë, brenda 4 viteve të shkuara janë krijuar në ekonomi 39 % e totalit të të gjithë punësimit total te vendit, dhe sektori i shërbimeve është shembull. Pra ka një rritje 30 % të punësimit vetëm në sektorin e shërbimeve, purifikisht sektor privat.
Këtu dua të ndaj me ju që qeveria, dhe objektivi i Kryeministrit jam i bindur që do lançohet shumë shpejt, ka në platformën e vet një strategji të detajuar por jo në vazhdën e strategjive të paragrafëve dhe fjalëve, por të akteve dhe planeve konkrete për zgjerimin e punësimit. Qëllimi final është të garantojmë një bashkëveprim të qëndrueshëm dhe komunikim intensiv me sipërmarrjen përmes zyrave të punës më një rol tashmë pro-aktiv ndërmjetësimi, për të garantuar një përputhje optimale të nevojave dhe të ofertës në tregun e punës.
Sigurisht që sfidat vazhdojnë. Kur flasim për investime vendase dhe të huaja, Shqipëria ka pasur një performancë të mirë në vitet që lamë pas. Viti 2016 shënoi një rekord prej 1,1 mld $; 9 mujori i 2017-ës, për të cilin po presim shifrat, është pak më pak se 700 mln euro dhe besoj që fundi i vitit do të kapë sërish të njëjtin nivel të vitit 2016.
Sigurisht që ne po promovojmë paketa fiskale për sektorë si turizmi apo si teknologjia e informacionit.
Paketa stimuluese e turizmit është një paketë agresive, në kuptimin më pozitiv të fjalës dhe interesat e mëdha të kompanive ?Brand Name? besoj që kanë filluar të materializohen në kërkesa konkrete.
Nga ana tjetër sigurisht s?dua të lë pa përmendur kuadrin afat-mesëm buxhetor, jo pa arsye. Sot në një diskutim që pata me Kryeministrin, i cili për hir të së vërtetës gjithmonë më ngacmon për të dalë në shifra më të prekshme, më konkrete për qytetarët, beme një llogari fare të thjeshtë: Qeveria Rama 2, në mandatin e vet të dytë, ka një paketë investimesh publike prej 3.6 miliardë dollarësh dhe këtu nuk përfshihet paketa prej 1 miliardë dollarë për investimet në infrastrukturë. Të dyja paketat bashkë përbëjnë një rekord investimesh publike në ekonomi gjatë gjithë periudhës post-komuniste.
Përsa i përket klimës së biznesit, besoj këtu vlen të përmendet iniciativa e Kryeministrit për deregulimin. Deregulimi në konceptin më të thjeshtë është lehtësimi i procedurave administrative midis qeverisë dhe sipërmarrjes, qeverisë dhe qytetarit. Para disa ditësh, po bënim një përllogaritje të avancuar dhe me atë paketë deregulimi që ne kemi brenda Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, ndërkohë të gjitha ministritë janë në proces të avancuar të deregulimit, pra me atë përllogaritje, ne kursejmë si rezultat i fshirjes apo kancelimit të procedurave, apo dokumenteve që i kërkohet qytetarit dhe sipërmarrjes, i kursejmë 56 vite në një vit. Pra, me gjithë atë fshirje të procedurave që kemi bërë, janë 56 vite të kursyera për sipërmarrjen dhe qytetarin, siç e theksova. Është kthyer në një reformë bazë, fondamentale e qeverisë.
Unë dua të ndaj me ju që të gjithë ne e besojmë atë iniciativë që Kryeministri e nisi gjatë verës, ndërkohë që dikush apo disa mendonin që vera kaloi në heshtje punësh, përkundrazi punët vazhdonin, paketa e deregulimit është konceptuar në Korrik të këtij viti dhe sot është e detajuar, e avancuar dhe qytetarët e sipërmarrjet kanë filluar ta ndjejnë pikërisht atë që ne duam, thjeshtësimin e procedurave.
Madje jo me larg se pas dy ditësh, pas 25 vitesh, me kënaqësi jua them, Dogana do të avancojë qendrën e vlerësimit të procedurave online, ku për herë të parë sipërmarrja s?do të ketë kontakt të drejtpërdrejtë me punonjësit e doganës, por do të jetë një komunikim online, ku vlerësimi do të bëhet në një qendër standarde, transparent.
Së fundmi, jam i bindur që nuk do të jetë e thjeshtë, si asnjë punë që kemi kaluar, edhe puna për reformat, apo për deregulimin. Jam i bindur që me këmbëngulje dhe me besim që të gjitha ato që ne bëjmë, thjeshtësimin e procedurave, heqjen e licencave, të gjitha kanë një mundësi dhe kanë një potencial për të çliruar energji të sipërmarrjes, energji tuajën, në mënyrë që viti 2018, 2019 e në vazhdim të jenë vite të mira, jo thjesht në numra 4.2 e 4.5%, por të jenë vite të mira ekonomike për të gjithë qytetarët shqiptare./CNA.al
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj ka raportu...
Eventi më i rëndësishëm muzikor Europian, Eurovision 2018, k...
Komisioni i Ekonomisë ka në diskutim ditën e sotme pr.ligjin...
Nëse holandezët, zviceranët dhe ndoshta italianët preferojnë...
Të tjera detaje janë zbardhur një ditë pas atentatit në Tir...
Drejtuesit e burgjeve, jo rrallëherë janë përfshirë nga skan...
Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për mënyrën se si u e...
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka postuar në rrjete...
Pak ditë më parë, Bebe Rexha dhe Rita Ora bënë xhiron e rrje...
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi ka z...
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili akuzon k...
Një person është shpallur në kërkim nga policia në lidhje me...
U fol shumë për shtatzëninë e saj deri sa erdhi momenti që a...
Në të gjithë Rusinë njerëzit demonstrojnë kundër rizgjedhjes...
Parlamenti që prodhuan zgjedhjet e 25 qershorit vijon në gju...
Territori vijon në kushtet e kthjellimeve deri në mesditë ku...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Hëna e shfrenuar dhe Urani nuk janë më të mirët për shenjën ...
Si aktiviste dhe aktore, Meghan Markle tashmë po provon të j...
Reperi Jay-Z ka folur hapur në lidhje me martesën e tij me b...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...