web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bashkëpunimi PD-LSI/ Ja çfarë thotë ish-kryeministri Berisha

23 Janar 2018, 20:33, Aktualitet CNA

“Bashkëpunimi me LSI-në apo çdo grupacion, është jetike për t’i dhënë dënimin e duhur Edi Ramës.”, – ishin fjalët që zgjodhi ish-kryeministri Sali Berisha për të komentuar bashkëpunimin mes PD-së dhe LSI-së.

Sipas Berishës, protesta duhet të ndihmojë për të shpëtuar vendin nga Edi Rama dhe narko-shteti.
Më tej ai foli edhe për akuzat ndaj LSI-së, për dualizëm me të.

“Gjykoj se akuzat se kishte dualizëm me Sali Berishën ishin hamendje të gabuara sepse Berisha nuk kishte dhënë dorëheqje me dy mendje. Bashkëpunimin me LSI nuk e shoh si dualizëm. Janë forca opozitare dhe bashkëpunojnë kundër një qeverie.”, – tha më tej Berisha. /CNA.al





Lajmet e fundit nga