Komisioni i Reformës Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Nga Mero Baze
Pandeli Majko ka artikuluar nëpër dhëmbë një të vërtetë të frikëshme. Bizneset po bllokojnë tregëtinë e lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk e tha se cilët prej tyre, por historinë e kupton po të ndjekësh dështimin e radhës mes dy qeverive shqiptare.
Marrëveshja e cila do të firmosej në takimin e përbashkët të dy qeverive në Korçë, nuk u firmos nga qeveria e Kosovës, për shkak të ndikimit në këtë vendim, të së paku dy-tre biznesmenëve të mëdhenj të Kosovës që importojnë rreth 60 për qind të mallrave të tyre nga Serbia.
Ky është denoncimi i parë publik që një zyrtar shqiptar i bën mosfunksionimit të tregut të përbashkët Shqipëri-Kosovë, por dhe një e vërtetë e hidhur, se kush ndikon mbi vendimmarrjen e qeverisë në Kosovë.
Jo se Shqipëria ka një qeveri më të mire në këtë aspekt, por me sa duket biznesmenët shqiparë janë të vetëmjaftueshëm ta komandojnë qeverinë vetëm për halle brenda Shqipërisë. Këta të Kosovës kanë më shumë interes të ruajnë tregun e tyre me Serbinë, se sa të hapin garën me tregun shqiptar.
Nuk dua ta shikoj si ?patriot? këtë çështje, pasi ashtu e di që do marrin zjarr kot shumë njerëz, por si qytetar i një vendi të lirë kam të drejtë të kërkoj qarkullim të lirë mallrash mes dy vendeve. Edhe Ahmet Zogu e ka pas arritur në kohën e vet marrëveshjen me Beogradin që të kishte tregëti të lirë në dy anët e kufirit, në fashën deri 15 km, ndërsa Ramush Haradinaj me Edi Ramën nuk ia dalin të merren dot vesh.
Cila është arsyeja?
Aryseja e parë është se qeveria e Beogradit ka një plan të qartë si të ruajë tregun e saj në Kosovë. Eksportuesit e mallrave ushqimorë në Kosovë subvencionohen nga qeveria në një masë të tillë, që ato të jenë konkurrues në tregun e Kosovës me mallrat e tjera. Kjo për Beogradin është politikë tregëtare, ndërsa për biznesmenët e Kosovës, që janë importuesit kryesorë, është tregëti politike. Ata nuk po fitojnë si biznesmenë, por si të dërguar të politikës së Beogradit në biznes në Kosovë.
Por deri këtu, luajaliteti i tyre me politikën e Beogradit për të bërë tregëti po e quajmë që është çështje e tyre, por vasaliteti i qeverive të Kosovës ndaj tyre është problem serioz. Kjo tregon se ata i komandon korrupsioni edhe përballë interesit kombëtar.
Politikanët e Kosovës që kanë guximin të fusin Kosovën në ?geto? të Bashkimit Evropian, duke refuzuar marrëveshjen e pranuar ndërkombëtarisht të kufirit me Malin e Zi dhe akoma më keq, duke futur Kosovën në një rrugë pa krye, drejt zhbërjes si shtet, me përpjekjen për të refuzuar Gjykatën Speciale, edhe pse po i kërcënojnë pesë shtete kryesore të Perëndimit, por nuk kanë guxim të refuzojnë kërkesat e dy tre biznesmenëve, që përfaqësojnë politikën tregëtare të Beogradit në Kosovë, për t?i hapur rrugën një marrëveshjeje të tregëtisë së lirë me Shqipërinë. Kjo tregon se armiku më i madh kombëtar i shqiptarëve në Kosovë, ashtu si dhe në Shqipëri mbetet korrupsioni. Është korrupsioni, ai që po i bën politikanët në Kosovë, ?trima? përballë amerikanëve, dhe të dhjerë përballë ?mullixhinjve? të Serbisë, në Kosovë.
Korrupsioni po zhbën Kosovën, po zhburrëron politikanët, po i bën ata ushtarë të bindur të një politike e cila kërkon deomos ta ruajë Kosovën politikisht si treg serb, dhe të zhbëjë gjithë atë që është bërë këto 20 vjet luftë për ngritjen e një shteti të ri.
Sot Kosova ka një kryeministër që SHBA i refuzon vizën, një President që nuk e thotë dot qartë dhe prerë, që nuk do ta zhbëjë Gjykatën Speciale, një opozitë si ?Vetëvendosja? që tani po vuan përballjen e ideologjisë izolacioniste të saj, me realitetin e Kosovës dhe një parti opozitare si LDK, e cila politikisht është korrekte, por e pafuqishme për të ngjallur besimin e njerëzve.
Gjithë energjitë e politikës së Kosovës, sot po harxhohen se si të shpëtojnë nga izolimi I SHBA e Bashkimit Evropian nga një anë dhe si të ruajnë tregun serb përballë atij shqiptar nga ana tjetër.
Fiks këtë hall ka pasur dhe Milosheviçi para 20 vitesh. Edhe ai kishte problem si të hiqte qafe presionin e SHBA dhe BE, që e kërcënonin për izolim dhe embargo për Kosovën, dhe si të ruante ndikimin e tij në Kosovë.
Dhe kur mendon që këtë hall sot e kanë ?komandantët?, ata që ishin betuar të vdisnin për Kosovën, e kupton se çmimi që i kishin vënë jetës së tyre, dikur për të vdekur për Kosovën, është më i vogël se çmimi që u kanë ofruar për të vdekur Kosovën./TemA
Në shumë vende të Europës Lindore dhe Qendrore njerëzit ndje...
Lulzim Basha ka thirrur në një takim në selinë blu kryetaren...
Angela Merkel për vite me radhë luante violinën e parë në Eu...
Libri i Michael Wolff me zbulime për presidentin, Donald Tru...
Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu, i është pë...
Nga Mark Brunga Enver Hoxha ka pohuar se titistët po përpiq...
Vetëm 15 metra nga hyrja qendrore e BKT-së në Durrës, dhe po...
Durrësi, që në themelimin e tij në vitin 627 para Krishtit, ...
Presidenti i SHBA-vem Donald Trump ka pranuar se është i gat...
Nga Artur AJAZINë vazhdën e problemeve që ka trashëguar dhe...
Lulzim Basha ka thirrur në një takim kryetaren e Lëvizjes So...
Mediat kosovare kanë bërë me dije lajmin për refuzimin e viz...
Ditët e fundit, Presidenti Ilir Meta ka udhëtuar drejt jugli...
Presidenti Hashim Thaçi ka vendosur përsëri t’ia lë në dorë...
Ministri për Shtetin dhe Diasporën Pandeli Majko, ka komentu...
WhatsApp, një prej shërbimeve më popullore në botë të komuni...
Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, në afë...
Lëvizja në autostradën Tiranë-Durrës, në aksin Rinas-Qafë Ka...
Arbana Osmani është një ndër moderatoret më të susksesshme n...
Shefi i Ushtrisë së Serbisë, Lubisha Dikovi, ka thënë se Kom...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...