Komisioni i Reformës Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Nga Artur AJAZI
Në vazhdën e problemeve që ka trashëguar dhe që po përjeton Partia Demokratike, e gjendur në një prej krizave më të thella në gjithë historinë e saj, padyshim momenti më delikat mbetet ai i stopimit të dhunshëm nga Kryetari saj, i procesit të reformimit të çdo strukture, duke mbajtur të gjalla të gjitha metodat e vjetra të drejtimit shkatërrimtar të kësaj force politike.
Partia Demokratike tashmë ndodhet në postbllokun politik të Lulzim Bashës, i cili po kryen dhe zbaton me përpikmëri të gjitha ?pikat e marrëveshjeve? që ka firmosur dhe vazhdon të firmosë me ata që kurrë nuk e duan PD në pushtet. E ndërsa 4 vjeçari kaluar nuk ka konturuar dukshëm mungesën e përvojës politike të tij, duket se viti 2017 do të mbetet periudha që ka zbardhur plotësisht jo vetëm synimet por edhe planin afatgjatë të asgjesimit politik të PD. Zoti Basha duke u kapur pas ?barishteve? të kalbura, (duke kujtuar se po bën opozitarin) ku e fundit ishte ?vota e Shqipërisë në OKB?, vazhdon të luajë mrekullisht rolin e misionarit, për ta lënë Partinë Demokratike në rrjedhën e lirë drejt greminës.
Duke nisur nga ish-kryetari historik i PD, duke vazhduar me kryetarin Basha, (duke përfunduar tek kryetarja e stisur e LSI) si kundërshtarë të ashpër të kryeministrit Rama, ata shfrytëzuan rastin për të sulmuar qëndrimin në OKB, duke e quajtur atë si ?antiamerikan?.
Zoti Basha, duke harruar problemet që ka brënda partisë, dhe duke e fjetur mëndjen se postblloku politik po funksionon, është marrë edhe me votimin në OKB, dhe si ?proamerikan? e quajti atë ?akt pabesie të qeverisë ndaj SHBA?. Ai që disa muaj më parë ishte kundër Uashingtonit, kur kërcënonte me bojkotimin e zgjedhjet, tentoi ta mbyllte vitin 2017 me zërin e fortë në mbrojtje të tyre.
Zërat ndryshe në PD, e kanë të qartë se postblloku politik është një rrezik serioz për këtë forcë politike, ndaj paralajmëruan nisjen e lëvizjeve politike me synimin për të bërë ndryshimet urgjente brënda saj. Sipas tyre, PD duhet të ndryshojë lidershpinin e saj, pasi Lulzim Basha mbetet problemi dhe pengesa kryesore në këtë parti. Pavarsisht se zoti Basha ka disa muaj që është rizgjedhur, (sipas dëshirës së tij në krye të PD) ai nuk ka bërë asnjë përpjekje për ribashkimin e kësaj force politike, ndaj përpjekja për ribashkimin duhet të nisë nga anëtarët tashmë jo nga kryetari, pasi duhet të jenë ata që duhet të thyejnë postobllokun e tij politik.
Marrëveshja e 18 majit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, është ende në fuqi, ndaj sot opozitën më të fortë në Kuvend nuk po e bën PD, por zoti Berisha. Në pamjen e parë ai duket se po e mbikqyr nga larg postbllokun politik të zotit Basha, dhe po e ndjek me kujdes situatën që po ndodh në PD, pavarësisht se deri tani nuk ka dalë me një deklaratë të hapur.
Zoti Berisha ja ?dhuroi? PD Lulzim Bashës, me shpresën se do të dinte të vazhdonte me konseguencë vijën drejtuese të tij, por duket po zhgënjehet. Tani përparësia e Bashës dhe e kastës së tij është që të manipulojë gjithçka dhe të ruajë kontrollin mbi partinë. Por duket se kjo gjë nuk ngjet me anëtarësinë, e cila mbetet shumica zhgënjyese në PD, mbetet shumica intelektuale dhe njerëz të thjeshtë të saj, ata që nuk kanë marrë dhe nuk kanë patur kurrë përfitime dhe pasuri nga pushteti saj, dhe janë pikërisht ata që duhet të thyejnë postbllokun politik. Janë pikërisht ata që u mashtruan , tallën dhe përgojuan me përrallën e ?Republikës së Re? që kërkonte Luli dhe kasta e tij nga çadra e ?lirisë?.
Zoti Basha e ka patur të gjithë kohën, ka patur të gjitha shanset për të ribashkuar PD, për të riafruar besnikët e saj dhe jo përfituesit e saj, ka patur të gjitha shanset për të riafruar elitën intelektuale por ai ka zgjedhur postbllokun politik. Pazarexhinjtë dhe pasanikët e vjetër të PD, po shfrytëzojnë momentin të flasin, të riciklohen duke u bërë postblloku politik për rigrupimin dhe reformimin e kësaj force politike.
Situata e rënduar brenda kësaj partie sa vjen e thellohet, dhe ndoshta një ditë PD mund të pushojë së mbijetuari politikisht jo vetëm si parti kryesore, por edhe si parti e mesme, (për të mos u krahasuar as me LSI) në rast se injorohet baza, dhe mendimi ndryshe brenda saj.
Lulzim Basha ka thirrur në një takim kryetaren e Lëvizjes So...
Mediat kosovare kanë bërë me dije lajmin për refuzimin e viz...
Ditët e fundit, Presidenti Ilir Meta ka udhëtuar drejt jugli...
Presidenti Hashim Thaçi ka vendosur përsëri t’ia lë në dorë...
Ministri për Shtetin dhe Diasporën Pandeli Majko, ka komentu...
WhatsApp, një prej shërbimeve më popullore në botë të komuni...
Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, në afë...
Lëvizja në autostradën Tiranë-Durrës, në aksin Rinas-Qafë Ka...
Arbana Osmani është një ndër moderatoret më të susksesshme n...
Shefi i Ushtrisë së Serbisë, Lubisha Dikovi, ka thënë se Kom...
Një shpërthim, pranë një stacioni metroje në Huddinges të Su...
Pa marrë parasysh se sa i tmerrshëm është filmi, ajo që shih...
Kontrolli mbi zbatimin e ligjit antiduhan, ka nxjerrë në ter...
Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruaar se ...
Në Alaskë është zbuluar një skelet fëmije i vjetër 11.500 vj...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka ndërmarrë prej dy ditësh ...
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 24-vjeçar me inicial...
Shumica e prodhuesve të veturave po duan që të krijojnë vetu...
Kokaina është një prej stimuluesve më të vjetër, më të fuqis...
Aeroporti nën presionin e fluturimeve të riprogramuara, paji...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...