Nga Sekretari i Përgjithshëm te nënkryetarët/ Lista e kandidatëve për ekipin drejtues të PD-së
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati ...
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati ...
KLSH kërkon anulimin e menjëhershëm të shpalljes së fituesit
në procedurën e konkurrimit të zhvilluar nga MZHETTS
për zhvillimin e zonës ekonomike në Spitallë, Durrës.
Kallëzon në Prokurori anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave si dhe kërkon hetimin të mëtejshëm ndaj drejtuesve përgjegjës të niveleve më të larta të administratës.
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të Programit të Auditimit nr. 784/1, datë 24.07.2017 përfundoi auditimin tematik me objekt ?Për procedurën e përzgjedhjes të zhvilluesit të zonës teknologjike të zhvillimit ekonomik në Spitallë, Durrës? në ish-MZHETTS në përfundim të të cilit u konstatuan një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore e nënligjore në fuqi për të cilat KLSH i ka përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë kallëzimin penal nr. 784/16, datë 10.12.2017 ndaj gjashtë prej anëtarëve të KVO-së të cilët kishin kualifikuar dhe shpallur në mënyrë të paligjshme si fitues bashkimin e katër operatorëve ekonomik duke rritur artificialisht vlerësimin në pikë të ofertës së tyre.
Më konkretisht nga auditimi rezultoi që së fundmi nga MZHETTS ishte zhvilluar procedura e konkurrimit për përzgjedhjen e zhvilluesit të Zonës së Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik (ZTZHE), në Spitallë, Durrës. (Zonë me sipërfaqe 101.2 ha ndodhet në veri të qytetit të Durrësit dhe i përket zonës kadastrale nr. 8517 Durrës).
Nga auditimi i përgatitjes së procedurës si dhe vlerësimit të metodologjisë së shpalljes së fituesit, për zhvillimin e ZTZHE rezultoi që nga verifikimi i kryer në dosjen e kësaj procedure u konstatuan se vlerësimet individuale, të kryera nga specialistët e fushës për kriteret respektive, nuk janë marrë në konsideratë nga KVO, duke ndryshuar padrejtësisht edhe rezultatin përfundimtar të operatorëve ekonomikë konkurrues, konkretisht:
Vlerësimet ?Ofertuesi 1? ?Ofertuesi 2?
1 Propozimi teknik
Përfaqësuesi i AIDA 21,0 23,0
KVO 10,3 24,8
2 Ndikimi mjedisor
Përfaqësuesi i Ministrisë së Mjedisit 4,0 10,0
KVO 4,7 9,7
3 Ndikimi social
Përfaqësuesi i ATRAKOs 10,0 7,7
KVO 10,6 7,7
4 Koha e përfundimit
Përfaqësuesi MZHETS 10 6,4
KVO 10 6,5
5 Kapaciteti financiar
Përfaqësuesi i MZHETS 35,18 23,71
KVO 35,10 22,60
Vlerësimi Total ?Ofertuesi 1? ?Ofertuesi 2?
sipas specialisteve 80,18 70,81
sipas KVO 70,70 71,30
Nga rivlerësimi i pikëve të bërë nga grupi i auditimit duke u bazuar në vlerësimet e specialistëve të fushës dhe korrigjimin e gabimeve në formulat për kriteret (i)?numri i të punësuarve? dhe (ii) ?kohëzgjatja e përfundimit të investimit? rezultoi që KVO duhet të kishte vlerësuar me pikë si më poshtë:
Kriteri Emërtimi i zërave të kriterit Vlera max pikë ?Ofertuesi 2? ?Ofertuesi 1?
KVO KLSH KVO KLSH
1 Propozimi teknik për ndërtimin e zonës 25 24,80 23,00 10,30 21,00
2 Ndikimi Mjedisor 10 9,70 10,00 4,70 4,00
3 Ndikimi Social 15 7,70 7,08 10,60 10,00
4 Koha e përfundimit 10 6,50 5,33 10,00 10,00
5 Kapaciteti financiar 40 22,60 23,71 35,10 35,18
Totali pikë 100 71,3 69,12 70,7 80,18
Sa më sipër, nga auditimi rezultoi që KVO ka klasifikuar padrejtësisht në vend të dytë Operatorin ekonomik ?Ofertuesi 1? duke sjellë si pasojë:
? potencialisht 54 milionë Euro investime të munguara (kosto e investimit të ?Ofertuesi 1? është rreth 93 milionë Euro, ndërsa e bashkimit të operatorëve ?Ofertuesi 2? është 39 milionë Euro, ose 54 milionë Euro më pak);
? potencialisht 9,500 vende pune më pak (?Ofertuesi 1? do të punësojë 12,000 punëtore, ndërsa e bashkimi i operatorëve ?Ofertuesi 2?, 2,500 punonjës);
? potencialisht të ardhurat e munguara në buxhetin e shtetit, nga mos realizimi i kontributeve për pagesën e sigurimeve shoqërore vetëm për 1 vit për shumën 718 milionë lekë (6,300 x 9,500 x 12); dhe së fundmi
? Risqe të shtuara për ndotjen mjedisore (?Ofertuesi 1? do të investojë në magazina doganore, qendra biznesi, etj; ndërsa bashkimi i operatorëve ?Ofertuesi 2?, midis të tjerash do të investojë edhe në ndërtimin e një fabrike ferrokromi, me impakt të lartë mjedisor)
Sa më sipër, KLSH ka rekomanduar marrjen e masave për anulimin e shpalljes fitues të bashkimit të operatorëve ekonomikë ?Ofertuesi 2?, pasi nga auditimi ka rezultuar që si fitues duhet të ishte shpallur operatori tjetër ekonomik ?Ofertuesi 1? në ofertën e të cilit parashikohej një investim prej 54 milionë euro dhe punësimi i 9,500 punonjësve më tepër se bashkimi i operatorëve i klasifikuar në mënyrë të padrejtë në vend të parë.
Për të gjitha veprimet dhe mosveprimet e mësipërme, të kryera në kundërshtim me dispozitat përkatëse ligjore e nënligjore KLSH ka ngarkuar me përgjegjësi anëtarët e KVO-së të përbërë nga A.B., M.S., S.K., G.V., Eg.Os. dhe O.S., duke kërkuar njëkohësisht që hetimet nga ana e organit të Prokurorisë të orientoheshin edhe drejt zyrtarë të tjerë, deri në nivelet më të larta të administratës shtetërore, ndaj të cilëve shkon përgjegjësia për monitorimin, mbikëqyrjes dhe aprovimin e ligjshmërisë së veprimeve të strukturave dhe komisioneve përkatëse për zbatimin e kësaj procedure.
Dolce & Gabbana mund të konsiderohet ëndërr për shumë fotogr...
Tallja e vazhdueshme e bashkëmoshatarëve të saj në shkollën ...
Revista prestigjoze “Forbes” shpalli këtë fundvit edhe listë...
Që prej përfundimit të Festivalit të RTSH-së, siç ndodh zako...
Big Mama është padyshim një nga këngëtaret më të komentuara ...
Lulzim Basha i ftoi shqiptarët të bashkohen me protestat e o...
Një eskortë e cila punon për një firmë të quajtur Cinderella...
Donjeta Kosumi e njohur me nofkën “Kallashi” është një nga f...
Vajza e ish deputetit socialist Koço Kokëdhima është bërë kë...
Gjykata e Tiranës ka vendosur që të thellohen hetimet nga pr...
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reag...
Po afron Viti i Ri dhe darka e kësaj dite është më e rëndësi...
Teksa ndodhemi në muajin më të ftohtë të vitit, pritet që ed...
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur rret...
Dhjetra reportazhe, janë bërë pjesë e garës, “Reportazhi i ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pritet t’i vijo...
Pavarësisht se nuk ekziston një kod i shkruar veshjeje se si...
Eksperti i ekonomisë Hekuran Vladi thotë se nga keqadministr...
WhatsApp, një nga aplikacionet më të populluara të dërgimit ...
Djali rus që pretendonte se nisi të fliste pak muaj pas lind...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...