web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ministri Klosi hap aksionin e pastrimit në aksin Rinas-Krujë

22 Dhjetor 2017, 12:24, Aktualitet CNA

Në afërsi të kthesës së Rinasit, nisi sot aksioni  dy ditor i pastrimit të aksit Rinas ?Krujë, organizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Kulturës, Bashkinë Tiranë, Durrës, Krujë.

Në hapjen e aksionit ishin të pranishëm ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako.

Ministri Klosi në fjalën përshëndetëse për qindra punonjës, forcat e armatosura, vullnetarët përfaësuesit e shoqërisë civile, theksoi rëndësinë e këtij aksioni që vjen në vigjilje të vitit të Skënderbeut dhe në kuadër të operacionit mbarëkombëtar ?Pastrojmë Shqipërinë që duam?.

?Sot është një ditë e veçantë, një ditë e cila duhet të mbahet mend gjatë pasi kemi bërë së bashku një grup shumë të madh vullnetarësh të cilët duan që me rastin e vitit jubilar të Skënderbeut, ne të kemi mundësinë që së bashku të pastrojmë atë pjesë të territorit i cili përfaqëson një nga pikat më të bukura të Shqipërisë, një nga pikat më turistike, që e vizitojnë kaq shumë turistë, por që realisht ka nevojë për t?u bashkuar të gjithë dhe për ta pasur atë të pastër. ?- tha ministri Klosi duke shtuar se ka ardhur koha që të kuptohen shkaqet e papastërtive të krijuara në vite dhe se aksioni i një dite është mjaft i rëndësishëm por i pamjaftueshëm.

?Në kuadër të operacionit ?Pastrojmë Shqipërinë që duam? ne duhet të kuptojmë se nuk mjafton vetëm operacioni i një dite, por duhet të kuptojmë shkaqet përse na krijohen këto papastërti, duhet të kuptojmë shkaqet sesi landfillet në të gjithë zonën janë të pambuluara të patrajtuara, dhe mjafton një reshje shiu dhe ato të dalin të gjitha në pah.

Prandaj sot do të doja të falenderoja jashtë mase të tre kryetarët e bashkive që janë angazhuar në këtë aksion që bashkë me ministren Kumbaro, me deputetët e zonës, ne arritëm që të bënim kaq shumë miq të ambientit të së bashku dhe të kemi sot jo vetëm kryetarin e Bashkisë Tiranës, Durrësit e Krujës, por shumë më tepër se kaq, shumë më tepër vullnetarë, njerëz të shoqërisë civile dhe në dy ditë, nga kthesa e Rinasit deri në kalanë e Krujës ne të kemi një pastrim perfekt, por po ashtu edhe rehabilitimin e shumë problemeve që ka kjo zonë.?- u shpreh kreu i Turizmit dhe Mjedisit.

Pasi iu referua zonave ku do të zhvillohej pastrimi,  ministri Klosi bëri një apel për qytetarët e zonës që të përfshihen në aksionin dyditor. ?Do të pastrojmë tre urat që janë problematika shumë të mëdha dhe shtratin e lumit dhe që lidh urat. Dhe nga sot vullnetarët do të nisen drejt malit të Krujës për të pastruar segmentin nga dalja e Fushë Krujës deri në Krujë dhe nesër do të përqendrohemi në atë segment për të pastruar të gjithë territorin e kalasë. Ne do të jemi gjatë gjithë ditës me ju dhe do të donim shumë qytetarët e Fushë Krujës dhe Krujës e më gjerë të bashkohen me ne, pasi operacioni më i madh është për të nxjerrë pastërtinë që kemi brenda shtëpive tona, në oborr, në lagje e kudo ku ne jetojmë.?

Ndërsa ministrja Kumbaro u shpreh se ky aksion është momenti më i mirë për të  punuar dhe edukuar për mbajtur pastër mjedisin. ? Është momenti më i mirë për të kuptuar që në fakt rruga, ura, fusha po edhe kalaja apo muzeu nuk është vetëm e institucionit përgjegjës, por i ndajmë të gjitha bashkë dhe jetojmë të gjithë bashkë në to. Kështu që sot përveçse një aksion i madh për të bërë një punë të rëndësishme në fakt që po të ishte bërë çdo ditë, çdo muaj e çdo vit mbase nuk do të kishim këtë problematikë kaq të ngjeshur sot. Por është një moment i mirë edhe për të kuptuar që aksioni është për të bërë punën por edhe për t?u edukuar se këtë duhet të vazhdojmë ta mbajmë. Dua të përshëndes sot skuadrën time të kulturës që është këtu sot jo vetëm për të qenë bashkë me iniciativën fantastike të Blendi Klosit dhe të ministrisë së tij dhe me kryetarët e tre bashkive por edhe për të thënë që trashëgimia kulturore për të cilën të gjithë krenohemi ka nevojë të mirëmbahet nga të gjithë ne.?

Kryebashkiaku i Durrësit, shprehu gatishmërinë e tij për të mbështetur aksionin.  ?Jemi këtu me të gjitha forcat tona për t?i shërbyer këti aksioni kaq të madh por ky është një proces që duhet të vazhdojë, është një proces i gjatë dhe kemi nevojë për ndihmën e gjithë qytetarëve e vullnetarëve për të mbajtur pastër ambientin, për të mbjellë një pemë, për të rritur shëndetshëm fëmijët tanë, për Shqipërinë që duam, për Durrësin, Krujën, Tiranën që ne duam?- tha z. Dako.

Në fjalën e tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj u shpreh se ishte bashkuar që në fillim nismës së ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, dhe se pastrimi i Shqipërisë fillon nga mentaliteti i njerëzve.  ?Jam shumë i lumtur sot që i bashkohemi nismës së Blendit dhe i kam thënë ?Po? me të parën dhe më vjen mirë që të gjitha forcat e bashkisë ashtu si të ushtrisë kanë paraqitur forcën. Unë besoj që nuk ka fabul më të bukur sesa në prag të vigjiljes për vitin e Skënderbeut ne të pastrojmë njëkohësisht dy kryeqytetet tona; të riun që është kryeqyteti i Tiranës dhe kryeqytetin e vjetër, që është kryeqyteti i Krujës aty ku mbretëroi Skënderbeu. Fabula është shumë e bukur, por fundja edhe tradita jonë është shumë e bukur. Në të gjitha familjet tona ne themi të na gjejë viti i ri pastër. Dhe a ka gjë më të bukur sesa të na gjejë 2018 pastër dhe të mobilizohemi të gjithë me aq fuqi sa kemi për të pastruar? Sa kalon Rinasin, imazhi i parë që sheh në Shqipëri, është ai përroi i mbushur me plehra. Sot ne do të pastrojmë disa akse rrugore që në totalin e tyre mund të jenë 50 km, por aksi më i vështirë për të pastruar është 10 cm nga vesh te veshi tjetër. Aty është truri ynë, është mentaliteti ynë, është kultura jonë dhe sistemi ynë i vlerave. Dhe sfida më e madhe nuk është sot, dhe unë jam dakord me Blendin, kjo është shumë e rëndësishme. Sfida më e madhe është nesër. Këtë aksion 10 cm ku fshihet mentaliteti ynë këtë si do ta bëjmë?? ? tha z. Veliaj.

Gjatë aksionit dyditor do të punohet për pastrimin, rehabilitimin dhe gjelbërimin e zonës Rinas-Krujë. Në këtë aksion janë angazhuar  punonjës të ministrive të Mbrojtjes, Turizmit dhe Mjedisit, Kulturës, tre bashkive, efektiva të ushtrisë, vullnetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë. Aksioni i pastrimit do të konsistojë në disa nivele si: Pastrimin dhe thellimin e shtretërve të lumenjve, pastrimin e akseve kombëtare nga mbeturina, pastrimin e Kalasë së Krujës dhe kontrollin e bizneseve të zonës për lejet mjedisore nga ana e Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit./ CityNews





Lajmet e fundit nga