ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një portal gjobaxhi
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...
Deri ditën shtunë ideja që ka mbizotëruar mbi qëndrimin e Edi Ramës ndaj kësaj që po ndodh me çadrën e opozitës dhe kërkesën e saj për qeveri teknike mund të sintetizohej në një përgjigje që ky i ka dhënë në facebook dikujt se politika “budallait i duhet hapur rruga” është e gabuar. Par, deri të shtunën, perceptimi ka qenë se loja midis opozitës tek çadra dhe kryeministrit me ministrat në zyrat e tyre do të vazhdonte deri në një acarim edhe më të madh të situatës ku pastaj, me ndonjë ndërhyrje ndërkombëtare, mund të arrihej ndonjë marrëveshje si ajo e Krokodilit në
Bruksel ose do të precipitonim drejt ndonjë situate të panjohur.
Sipas këtij perceptimi që kemi pasur deri të shtunën, edhe pse çadra mbetet si faktor në sfond, shkarkimi i Tahirit dhe pastaj edhe i disa ministrave rezultoi një lëvizje e papritur që të bën të mendosh se nuk ishte thjesht “efekti çadra” faktori, por se ka pasur edhe lojtarë të tjerë në lojë që e kanë shkaktuar këtë lëvizje.
Shpjegimi që dha Rama të dielën se Tahiri dhe ministrat por shkarkoheshin për tu graduar për zgjedhjet, pra se asgjë nuk ka ndodhur, zor ta besojë kush sepse, nëse donte të ruante imazhin se asgjë e keqe nuk ka ndodhur, dihet se puna më mirë do të ishte të mos lëvizte asgjë.
Ndërkaq ajo çfarë ka ndodhur mbetet ende e paqartë, e rrethuar me hipoteza e thashetheme gjithfarëshe. Në këtë shkrim po rrekem t’u afrohem faktorëve të shkarkimi i mbështetur tek të dhënat dhe hipotezat më të besueshme që qarkullojnë deri më tani:
Faktori Ilir Meta.
Më e besueshme është që, duke përdor edhe krizën e shkaktuar nga çadra, Ilir Meta po luan që të rrisë pushtetin e tij duke dalë si shpëtimtar i situatës sikurse doli edhe me reformën në drejtësi – e sigurisht për të larë ca hesape të vjetra me Ramën. Dalja e ministres së LSI-së Gjosha, fill pas lajmit për Tahirin, e cila gati tha troç se ne kemi nevojë për një kryeministër si Meta dhe jo për një arrogant kryeministër si Rama, që na ka sjellë në këtë situatë, e shpreh qartë këtë rol. Nga ana e tij Rama duket se më shumë me pahir se sa me hir e ka pranuar këtë rol për të marrë në shkëmbim mbështetjen e munguar deri tani prej Metës për të përballuar situatën që ka krijuar çadra, ku hyn edhe hyrja në zgjedhje së bashku. Largimi i Tahirit në këtë rast duhet parë si largimi i një njeriu që është përdorur dhe mund të përdorej më shumë se të tjerët si dorë e Ramës edhe kundër LSI-së së Ilir Metës.
Ndërkombëtarët
Një faktor tjetër që mund të ketë ndikuar në këtë lëvizje të papritur mund të jenë ndërkombëtarët të cilët, po t’i besojmë këtij versioni, duket se nuk e hanë më fabulën e Ramës duarpastërt që lufton me duarndoturit Berisha e Meta e që duhet ndihmuar që t’i heqë qafe këta nëpërmjet reformës në drejtësi. Duket se ata kanë grumbulluar tashmë edhe mjaft informacion, sa nëpërmjet vëzhgimit të punëve të qeverisë aq edhe nëpërmjet shërbimeve të tyre apo punës së kundërshtarëve të Ramës, që u ka sqaruar se ajo që opozita e quan “republika e kanabisit” apo e “krimit” në krye të të cilës është dora vetë Kryeministri është një realitet që duhet marrë seriozisht. Një lajm që po sillet si fantazmë kërcënuese pa u konfirmuar plotësisht por as pa u përgënjeshtruar bindshëm nga Rama – ai i 1300 kontenierë me mbetje toksike të futura në Shqipëri me ndihmën e qeverisë – mund të jetë pjesë e ekuacionit që po përpiqemi të zgjidhim. Pra ndërkombtarët ka gjasa që t’i kenë çuar Ramës sinjale të qarta se me Tahirin kredibiliteeti i tij cënohet edhe më tej veçanëriaht në këtë situatë.
Një version i çuditshëm
Qarkullon edhe një version, që i përjashton këta të tjerët, se Tahri është shkarkuar për arsye të brendshme të konfliktit midis bandave dhe banditëve që mbështesin PS-në. Se Rama pra, i kërcënar nga disa banditë që i konsideron të rëndësishëm për pushtetin e tij, veçanërisht fushatën elektorale, ka hequr atyre qafe një njeri që i pengonte në aktivitetin e tyre për shkak të lidhjeve të tij me banditë të tjerë rivalë.
Edhe pse më i pabesueshëm se të tjerët, fakti që ky version qarkullon dhe besohet nga një pjesë jo e vogël njerëzish, flet shumë për klimën dhe opinionin që qarkullon rreth institucioneve tona kryesore të shtetit.
Dobësia e Ramës
Një faktor i katërt që mund të shpjegojë këtë ngjarje të papritur është brishtësia psikologjike e Edi Ramës në këtë moment krize. Kjo edhe pasi thellë thellë ai e di lojën e pisët që kryen, lidhjet e pista që ka përdorur dhe faktin se është i rrethuar me njerëz të cilëve ua ka dhe ia kanë me hile. Situata e rënduar sa nga çadra edhe nga Meta e një pjesë ndërkombëtarësh apo edhe e kombinuar me interesa banditësh e ka bërë të thyhet përpara kohe, duke e dorëzuar Tahirin pa menduar se kështu po i bënte një çarje të madhe fasadës së propaganduar deri te shtunen se kemi qeverinë dhe ministrin më të suksesshëm në historinë e këtyre 25 vjetëve. Në një hap të dytë duket se është penduar që ka bërë këtë hap dhe ka menduar ta frenojë rrëshqitjen duke shpjeguar heqjen e Tahirit si një reformatim të qeverisë për shkaqe elektorale. Duke ia njohur stilin e punës nuk përjashtohet që ndërkaq veçmas Metës i thotë “e bëra për ty”, ndërkombëtarëve si lëshim që po i bën opozitës dhe banditëve në fjalë se e bëri për ata.
Si përfundim
Gjithsesi kjo lëvizje na paralajmëron se shumë shpejt do të kemi lajme të reja sepse jemi në një krizë, dhe se fatkeqësisht zgjidhja apo dalja prej saj zor se mund të jetë e shëndetshme dhe afatgjatë pasi vendimmarrja nuk ka asgjë demokratike, por i ngjet lojërave të kapobandave nëpër kulisa dhe bodrume./CityNews
Gjatë vizitës së tij në Kosovë,paraditen e ditës së sotme, n...
Pakti mes Top Channel dhe kryeministrit Edi Rama, është thye...
Ka ardhur reagimi i deputetit të Partisë Demokratike, Tritan...
Policia e Kastrovilarit (Castrovillari) në Provincën e Kozen...
I braktisur jo vetëm nga militantët dhe garda e vjetër e PD...
Ermira Tafani, është zyrtarizuar si kandidate potenciale për...
Financierët italianë e filluan dhe po e mbyllin vitin duke i...
Kryeministri Edi Rama, ka dekoruar me medaljen e Mirënjohjes...
Policia e Pogradecit ka bërë të mundur arrestimin e një shte...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur Partinë Drejtësi,...
Shqipëria dhe Italia kanë nënshkruar sot një memorandum bash...
Ndërkohë që ora 18:00 është afati i fundit për dorëzimin e a...
Kreu i grupit parlamentarë të PS –së, Taulant Balla ka akuzu...
Është e gjitha një teatër i mirëmenduar dhe i planifikuar pr...
Mitingjet e Partisë Demokratike, kanë degraduar jo vetëm në...
Një studim i fundit i shoqatës Albanian Food Industry nxorri...
Dy persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale ja...
Zgjedhja e kryeprokurorit të përkohshëm mbetet tema e ditës ...
“Faktet jashtë kësaj salle janë ulëritëse, faktet jashtë kës...
Në një takim të gjerë me drejtuesit e shërbimeve mjekësore, ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane Deutsche Bahn ka rifilluar s...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...