Këshilli i BE-së miraton sot heqjen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Në një takim të gjerë me drejtuesit e shërbimeve mjekësore, drejtues të institucioneve shëndetësore, përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë si dhe me prezencën e deputetëve të Komisionit të Shëndetësisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale prezantoi strategjinë e Shëndetësisë 2020 në ditën Botërore të Mbulimit Shëndetësor Universal.
?Kemi hapur dritare të reja në shëndetësi, po zhvillojmë partneritete, po rrisim numrin e paketave mjekësore, duke rritur dhe financimin publik. Qëllimi ynë i pandryshueshëm është që: Asnjë qytetar të mos bjerë në varfëri, për shkak të shpenzimeve për kujdesin shëndetësor?, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu në fjalën e saj.
Duke renditur arritjet e deritanishme, Minmistrja Manastirliu theksoi se, sot 600,000 qytetarë të pasiguruar, kryesisht nga grupet vulnerabel marrin pa asnjë pagesë shërbimet shëndetësore tek mjeku i familjes dhe barnat e rimbursueshme! Urgjenca kardiake 24/7 ishte një ëndërr 20 vjeçare e profesorëve që drejtojnë shëndetësinë shqiptare? Sot është një realitet i prekshëm në QSUT!
Të gjithë në e dime se rradhet e pritjes për vendosje diagnose per CT, MRI, provë ushtrimore, koronarografi ishin aq të gjata, saqe shqiptarët detyroheshin t’u dretoheshin spitaleve private, gjë që peshonte direkt në xhepat e tyre. Sot rradhët e pritjes janë të krahasueshme – madje dhe me të shkurtra – me vendet europiane, ndersa shërbimet shëndetësore ofrohen përmes paketave, si në sistemin publik, ashtu edhe ate privat. Çdo vit perfitojne 6800 qytetarë me sëmundje kardiovaskulare, pacientë hemodialize, apo pacientë që u nënshtrohen procedurave të transplantit. Çdo qytetar i moshës 35-70 vjeç, e ka të garantuar kontrollin mjekësor bazë për një paketë ekzaminimesh që vlerëson riskun për sëmundshmërinë, duke rikthyer vëmendjen e shtetit tek shëndeti, dhe jo vetëm tek sëmundja.
Lidhur me investimet e pritshme, Ministrja Manastirliu u shpreh: ?Nga viti 2018, ne do te fillojme ne 4 vite programin e rehabilitimit te 300 qendrave shëndetësore dhe ambulancave në të gjithë vendin! Do lehtësojme aksesin dhe do sigurojmë kujdes cilësor ne filtrin e parë te sistemit, që është kujdesi parësor! Deri në vitin 2021, do të kemi transformuar 11 spitalet rajonale duke i akredituar dhe rankuar, bazuar në cilësinë e shërbimeve. Ne tre vitet e ardhshme, do te transformojme spitalet bashkiake në qendra 24 orëshe të urgjencës dhe shërbimeve bazë?, u shpreh znj.Manastirliu.
Duke theksuar se sistemi shëndetësor nuk do të shihet si i fragmentuar, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tregoi hapat konkretë ku do të ndërhyhet për përmirësimin e shërbimit në spitale.
?Kemi gati planin per Spitalet universitare të cilat do të nisin zbatimin e një modeli të ri Patronazhimi dhe bashkëpunimi me spitalet rajonale në vend, duke plotësuar mbi baza ditore nevojat me mjekë specialistë sipas që kanë spitalet rajonale.
Çdo të thotë kjo? Incentivat financiare dhe bonuset që kemi përcaktuar do të jetë instrumenti që do mundëojë shpërndarjen e mjekësve aty ku është nevoja, pra spitalet universitare do të dërgojnë në ditë të caktuara mjekë specialistë për të dhënë shërbim të specializuar në spitalet rajonale, e për të shmangur kështu mbingarkesën në spitalet e Tiranës, por mbi të gjitha për të afruar shërbimin mjekësor aty ku është nevoja. Asnje spital nuk do të dergoje pacientë direkt në spitalet universitare, pa ndjekur sistemin e brëndshëm referimi dhe pa u konsultuar me mjekët e shërbimit terciar. Konsultat do te kryhen permes sistemeve si telemjekësia, përjashtuar këtu rastet urgjente, të percaktuara qarte në protokollet e miratuara?, tha znj. Manastirliu.
Lidhur me urgjencën e zemrës, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh: ?Plani ynë për Urgjencën kardiake është qe brenda vitit 2019 trajtimi i rasteve te urgjencës kardiake te shtrihet në Spitalin Shefqet Ndroqi dhe Spitalin e Shkodrës. Gjatë 2018 do të hapim hemodinamikën në spitalin e Fierit për të mbuluar zonen e jugut te vendit, duke krijuar kështu një hartë të re të shërbimeve të kardiologjisë invasive publike. Ndërsa flotës së shërbimit të urgjencës kombëtare do t’i shtohen 35 autoambulanca te reja gjatë vitit 2018, për një shërbim të shpejtë dhe dinjitoz.?.
Ministrja u ndal dhe te shërbimet e reja që do të implemetohen në vitin 2018.
?Përmes partneritetit publik privat, nga viti i ardhshëm zgjerojmë gamën e analizave laboratorike në shërbimin publik, nga 20-70 lloje analizash që ofrohen sot, në 164 teste, duke 3-fishuar analizat që do të kryhen falas në spitalet publike. Jo vetëm do të zgjerojmë gamën e analizave, por do te vendosim një standard të ri të certifikuar të shërbimit laboratorik?, tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Sipas Ministres Manastirliu, do të eleminohet çdo burokraci që rëndon mbi qytetarët, në formën e sorrollatjeve dhe vonesave në shërbime, sikurse kemi nisur me heqjen e disa dokumenteve si karta e shëndetit dhe do të vijojmë së shpejti me heqjen e rekomandimit në letër dhe përfshirjen e të gjithë qendrave të kujdesit parësor në sistemin e ri të referimit elektronik të konsultave duke vijuar me programin tonë të shëndetësisë elektronike./ CityNews
Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj...
Shpenzimi i parave nga partitë politike gjatë fushatës elekt...
Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e cila ndo...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në institucionet parashkol...
Zyrtarizohet kandidati i tretë për Prokuror të Përkohshëm të...
Avokati Spartak Ngjela ka paralajmëruar liderët e politikës ...
Avokati Maks Haxhiaj ka reaguar pas vendimit që dha sot Gjyk...
Pas deklaratave të ambasadorit amerikan Donald Lu dhe ftesës...
Gazetari Basir Çollaku ka bërë një tjetër denoncim paraditen...
Gjatë fjalës së tij në konferencën vjetore të Avokatit të Po...
Ngjyra e syve është diçka që të gjithë e kemi që nga lindja....
Kryetari i Komisionit Ekonomik, Erion Braçe ka folur në lidh...
Kryeministri Rama ka ripërsëritur ftesën ndaj kreut të PD, L...
Ekspertët e pijes së verës, kanë dhënë lajmin më të mirë për...
Pak ditë më parë, pikërisht më 8 dhjetor 2017, reforma në dr...
Të gjithë pranojmë me një sinqeritet të plotë, që në brendës...
Aleksandër Meksi, kryeministri i parë i pasrrëzimit të siste...
Këngëtarja Bleona Qereti një ditë më parë ka provuar fatin n...
Deputetët e mazhorancës në Komisionin Parlamentar të Ligjeve...
Trajnerja e fitnesit, Amanda Lee i kushton kaq shumë rëndësi...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...