Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Gjatë fjalës së tij në konferencën vjetore të Avokatit të Popullit ambasadori amerikan Donald Lu ka deklaruar se Shqiptarët presin me padurim për drejtësi, ndërsa politikanët kanë frikë.
Sipas ambasadorit Lu, Reforma në drejtësi po hyn në një çast vendimtar dhe vëzhguesit ndërkombëtarë së shpejti do të përfundojnë çështjet e para të vetingut.
Gjithashtu Lu theksoi se reforma në drejtësi nuk ka vdekur, por mundësia që politikanët e fuqishëm të kontrollojnë dhe manipulojnë sistemin e drejtësisë është pothuajse e vdekur.
Fjala e plotë e ambasadorit Donald Lu në Konferencën Vjetore të Avokatit të Popullit
E nderuar Zëvendës Kryetare e Kuvendit Zonja Hysi, e nderuar Zëvendës Kryeministre Zonja Mesi, e nderuar Avokate e Popullit Zonja Ballanca, kolegë diplomatë, zonja dhe zotërinj,
Shumë vite më parë, kur bashkëshortja ime bënte kërkime akademike mbi dhunën në familje, jepte mësime joge në një strehëz në Azinë Qendrore për gratë që kishin qenë viktima të trafikimit ose të dhunës me bazë gjinore. Shpesh herë, ajo kthehej në shtëpi me histori të pabesueshme për ato që gratë dhe vajzat kishin pësuar nga duart e trafikantëve të seksit dhe bandave kriminale.
Kur sapo mbërritëm në Shqipëri, vizituam të treja strehëzat e OJQ-ve dhe strehëzën shtetërore për viktimat e dhunës në familje dhe trafikimit. Atje takuam vajza të reja të guximshme, disa vetëm 14 vjeçe, që ishin trafikuar dhe kthyer në Shqipëri. Pjesa më e madhe ishin refuzuar nga familjet e tyre dhe kishin përfunduar në këto strehëza.
Atje dëgjuam historinë e një viktime të dhunës në familje, të cilës një gjykatës i korruptuar ia kishte hequr fëmijët. Bashkëshorti i saj abuziv kishte qenë i dënuar për krime seksuale. Kur ajo më në fund pati guximin ta divorconte, në vend që të gjente drejtësi, gjykatat ia morën fëmijët e saj. Kujdestaria për dy nga tre fëmijët e tyre iu dha burrit i cili e rrihte, sepse ai kishte korruptuar gjykatësin. Kjo e shkatërroi atë.
Të gjithë ne luftojmë për arsye vetjake. Unë luftoj për reformën në drejtësi për këtë grua, për fëmijët e saj dhe për të gjitha familjet e tjera që kanë vuajtur nga një sistem gjyqësor i korruptuar. Luftoj për reformën në drejtësi edhe sepse është një përparësi e lartë e Presidentit Amerikan dhe e Sekretarit të Shtetit.
Reforma në drejtësi po hyn në një çast vendimtar. Komisionet e Vetingut dhe vëzhguesit ndërkombëtarë kanë punuar shumë. Së shpejti ata do të përfundojnë çështjet e para të vetingut. Kjo do të sjellë krijimin e organeve të tjera të reformës në drejtësi, përfshirë SPAK-un dhe BKH-në. Shqiptarët presin me padurim për drejtësi.
Dhe politikanët kanë frikë. Disa politikanë kanë thënë së fundmi se reforma në drejtësi ka vdekur. Ajo nuk ka vdekur, por mundësia që politikanët e fuqishëm të kontrollojnë dhe manipulojnë sistemin e drejtësisë është pothuajse e vdekur.
Sistemi i vjetër i drejtësisë mbronte njerëzit me pushtet dhe pasuri përmes korrupsionit dhe ndikimit politik. Sistemi i ri nuk mund të ketë një Prokuror të Përgjithshëm që nuk ndjek askënd penalisht. Ky vend nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian nëse vazhdon të ketë shkallën më të ulët të ndjekjes penale të krimeve të rënda në Evropë.
I kemi bërë thirrje qeverisë dhe opozitës të punojnë së bashku për të gjetur një zëvendësues të përkohshëm të Prokurorit të Përgjithshëm, të cilit i përfundoi mandati pesëvjeçar më 7 dhjetor. Të dyja palët duhet t?i japin fund epokës kur Prokurori i Përgjithshëm mbron politikanët e korruptuar.
Në emër të grave dhe të fëmijëve që vuajnë si pasojë e një sistemi gjyqësor të korruptuar, shpresoj që politikanët do t?i lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre të parëndësishme dhe do ta zbatojnë këtë reformë në drejtësi.
Më lejoni ta mbyll duke lavdëruar Erinda Ballancën. Ajo më ka bërë përshtypje si një njeri me bindje dhe vlera të thella vetjake. Ajo do luftojë fort për të drejtat e grave, fëmijëve, pakicave, komunitetit LGBTI dhe të personave me aftësi të kufizuar. Ne qëndrojmë përkrah Avokates së Popullit në mbrojtje të të drejtave të gjithë qytetarëve të Shqipërisë./ CityNews
Ngjyra e syve është diçka që të gjithë e kemi që nga lindja....
Kryetari i Komisionit Ekonomik, Erion Braçe ka folur në lidh...
Kryeministri Rama ka ripërsëritur ftesën ndaj kreut të PD, L...
Ekspertët e pijes së verës, kanë dhënë lajmin më të mirë për...
Pak ditë më parë, pikërisht më 8 dhjetor 2017, reforma në dr...
Të gjithë pranojmë me një sinqeritet të plotë, që në brendës...
Aleksandër Meksi, kryeministri i parë i pasrrëzimit të siste...
Këngëtarja Bleona Qereti një ditë më parë ka provuar fatin n...
Deputetët e mazhorancës në Komisionin Parlamentar të Ligjeve...
Trajnerja e fitnesit, Amanda Lee i kushton kaq shumë rëndësi...
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reagu...
Komisioni Institucional Zgjedhor i ka dërguar letër Ministri...
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe të LSI në Komisionin...
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë...
Kujtdo që i është dhënë mundësia të vizitojë Beratin ka mbet...
Një 56-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka rënë nga m...
Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia në Divjakë, pasi a...
Ferdianad Elezi është kandidati i parë zyrtarë për të marrë ...
Nga Forumi i Zhvillimit të Medias, ambasadori i OSBE në Tira...
Ndërsa ishte i pranishëm në konferencën vjetore të organizua...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...