Hetimi zbulon dështimet e Britanisë gjatë pandemisë së Covid-19/ U shpërdoruan rreth 10 miliardë paund për pajisje mbrojtëse
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Kujtdo që i është dhënë mundësia të vizitojë Beratin ka mbetur i mahnitur. Jo vetëm nga arkitektura e tij e rrallë, por edhe nga bujaria dhe mikpritja beratase.
Berati si qytet është i ndërtuar në mes maleve e kodrave dhe të duket se ndodhesh në një amfiteater antik; Mali Tomorr, Mali Shpirag, Mali i Gorricës dhe Kalaja.
Në mes të qytetit kalon Lumi Osum që e ndan Beratin në dy pjesë dhe që lidhen nëpërmjet Urës së Gorricës, e cila ka shtatë harqe dhe është e ndërtuar në vitin 1870.
Sipas legjendës dhe gojëdhwnave, në atë kohë ishin dy vellezër. Vëllai i madh quhej Tomorr dhe vëllai i vogël quhej Shpirag. Të dy vëllezërit ranë në dashuri me të njëjtën vajzë të bukur nga qyteti i tyre. Ajo quhej Kala’. Pasi i shpallën luftë njëri tjetrit për të marrë të dashurën, Kalanë, vëllai Shpirag i qëllon vëllait Tomorr me topa, duke e bërë gropa gropa, ndërsa Tomorri i qëllon Shpiragut me shpata, duke e bërë me vija.
Kalaja, e dashura e tyre që i donte, qau aq shumë, sa, lotët e saja krijuan Lumin Osum. Kështu thotë legjenda…
Tomorri, 2416 metër i lartë mbi nivelin e detit. Me hijeshinë e tij të rëndë. Me dëborën e vet mbi krye që i qwndron dimër e verë pa u shkrirë; me ujin e ftohtë si kristal, me kullota dhe me blegtori të shëndetëshme.
Tomorri, që aq bukur i kanë kënduar Naimi dhe Çajupi, është prezantuesi i parë në atë qytet dhe kur e sheh nga larg të duket sikur të thotë: “Mirësevini! Ne jemi këtu, ju presim”!
Kur qëndron para Tomorrit dhe kthen kokën pas, të shfaqet “vëllai” tjetër, Shpiragu.
O Zot! Ç’bukuri! Ç’arkitekturë e rrallë e natyrës! Vërtet, “shpata” e Tomorrit i krijoi këto viza mbi mal aq simetrike?! Rrallë se gjen në botë një mal të tillë.
Në mes të qytetit ngrihet madhështore Kalaja e Lashtë dhe historike e të duket se çdo vizitori që ka ardhur në Berat, sikur ia bën me sy për t’u ngjitur lart e për ta vizituar.
Pasi i ngjitesh Kalasë përpjetë mes gjelbërimit dhe ajrit të pastër të pishave, ne hyrjen e saj kryesore, të bie në sy mënyra e lashtë e ndërtimit. Muret e saja të ndërtuara me gurë të mëdhenj të thonë: “Këtu është Iliria”.
Kalaja e Beratit, me bedenat e saja është dëshmitare e atyre kohërave, e qwndresës së popullit shqiptar kundër pushtuesve turq. Quhet edhe vendi i shenjtë, për vetë faktin se brenda në të ndodhen shumë kisha me pikturat murale dhe ikonat e famëshme të ndërtuara nga mjeshtri i madh Onufri dhe biri i tij Nikolla.
Pasi ke hyrë brenda në qytet të duket vetja se je brenda një dekori të ngritur për të luajtur film. Ky është vetem iluzion. Nuk jeni në ndonjë dekor filmi. Jeni në atw që quhet: BERAT 2400 VJEÇAR.
Mangalemi dhe Gorrica! Dy lagjet më karakteristike të qytetit. Shtëpitë e ndërtuara njëra mbi tjetrën, që asnjë piktor s’do t’i vendoste dot aq bukur, i kanë dhënë emrin
Beratit: “Qytet i një mbi një dritareve”
Rrugicat e atyre lagjeve janë të shtruara me kalldrëm, ku mjeshtërit beratas punimin e gurrit ua kanë lënë trashëgim brezave më të rinj. Kujtojmë fillimin e viteve 70-të, kur shkrimtari ynë i mirënjohur Ismail Kadare do të shkruante poezinë: “Gurëskalitësit e Vegjël” kushtuar pionierëve beratas.
Muret e shtëpive janë të ndërtuara me gurë të skalitur ku shkëlqejnë nga bardhësia e gëlqeres. Ajri i pastër i pishave përreth, gjelbërimi i tyre i përhershëm, kodrat e veshura me fiq e ullinj, xhamitë e bukura dhe të lashta në qendër të qytetit, ku ndër më të njohurat janë: “Xhamia Mbret” (1512) “Xhamia e Plumbit” (1555), “Xhamia e Beqarëve” (1827), “Xhamia e Çelebi Hysen Pashës” (nipi i Kara Mahmud Pashës), janë dëshmia që qytetarët beratas si gjithë qytetarët e tjerë të Shqipërisë jetojnë në harmoni me njëri tjetrin pa dallim feje.
Berati i dijetarëve të mëdhenj, i penave të arta, si Babë Dudë Karbunara, Nezim Frakulla, Sulejman Naibi, Vehxhi Buharaja…. Berati i trimave, i lulëkuqeve të lirisë. Berati i Margarita e Kristaq Tutulanit, i Ajet Xhindoles, i shumë bijve e bijave të tjerë, që për atdheun lirinë dashuruan duke lënë pas të gjitha dashuritë…
Qytet i kulturës së lashtë, ku nga gjiri i tij kanë dalë shumë artistë të njohur të skenave tona. Kujtojmë ish solisten e parë në Ansamblin Shtetëror të Këngëve e Valleve Popullore, valltaren e talentuar Mediha Lubonja (Velçani), veteranen e këngës popullore Virgjini’ Mile me këngën e mirënjohur: “Mora përpjetë Kalanë”, bilbili i këngës qytetare beratase Floresha Debinja, Hyrije Saraçi, vëllezërit Dhimitër e Kozma Dushi, Ludmilla Baballëku… e shumë të tjerë, si dhe artistin e mirënjohur të humorit Sejfulla Myftari, ose siç njihet me emrin Cekja i Beratit.
Nuk ka shtëpi jo vetëm në Berat, por në të gjithë Shqipërinë ku të mos ketë hyrë humori i Cekes.
Qytet i vizitorëve të shumtë.
Kujtojmë fundin e viteve 80-të, kur në Berat erdhën turistët për ta vizituar dhe, pasi u ngjitën në Kala, nga ajo Kala, ku qyteti duket si në pëllëmbë të dorës u shprehën: “Sikur ta kishim ne këtë qytet në hyrjen kryesore të tij do të ndërtonim një portë, ku çdo vizitori të huaj që do vinte për ta vizituar do t’i duhet të paguajë biletën e hyrjes…”
Ne në fillim na u duk si qesharake dhe e çuditëshme, për vetë kushtet e izolimit të vendit që jetonim, por, kur na u dha mundësia në Athinë të vizitonim Akropolin e Lashtë, kujtuam ate grup të huaj turistësh.
Ata me atë thënie i kishin dhënë vlerat maksimale qytetit tonë të bukur, të lashtë dhe historik.
Ja pra! Ky është Berati!
Por ju o lexues dhe ju o vizitorë, mos u mahnitni me këto pak fjalë ku unë u mundova të përshkruaj Beratin. Berati është në Shqiperi. Ju shkoni, vizitojeni atë dhe binduni… / Pierre-Pandeli Simsia
Një 56-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka rënë nga m...
Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia në Divjakë, pasi a...
Ferdianad Elezi është kandidati i parë zyrtarë për të marrë ...
Nga Forumi i Zhvillimit të Medias, ambasadori i OSBE në Tira...
Ndërsa ishte i pranishëm në konferencën vjetore të organizua...
Gjykata e Krimeve të Rënda ia ka ndaluar udhëtimin jashtë ve...
*Nga Miron ÇakoShën Spiridhoni, një shenjtor i madh dhe mrek...
Ndërsa ishte e pranishme në Forumin për zhvillimin e medias,...
Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi ka k...
Qeveritë evropiane janë me vetëdije bashkëfajtore në torturi...
Tashmë Babagjyshi i Vitit të ri nuk ndodhet më në Polin e Ve...
Kryeministrit Edi Rama i ka sosur durimi sa i takon reformës...
Ditën e sotme presidenti francez Emmanuel Macron, do të pres...
Detaje të tjera janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë ...
Qeveria ka parashikuar shpërblimin e të gjithë pensionistëve...
Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi akuzon kryeminsitrin Rama se ...
Detaje të tjera janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e cila ndo...
Kthjellime të shpeshta dhe vranësira kalimtare dominojnë zon...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Zemërgjerësia do të shënjojë jetën tuaj në çift. Edhe pse në...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...