web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngjarja e rëndë në Divjakë/ Zbulohet e kaluara e errët e viktimës

12 Dhjetor 2017, 08:34, Aktualitet CNA

Detaje të tjera janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë e cila ndodhi pas mesnatës së mbrëmshme në Divjakë, ku një 42-vjeçar vrau me armë gjahu bashkëfshatarin e tij pasi ky i fundit tentoi t?i përdhunonte gruan.

Mësohet se viktima, Judmir Stambolliu, kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu, pasi ishte dënuar me 11 vite heqje lirie për prostitucion dhe kishte lënë qelinë në fillim të vitit 2017.

Gjithashtu Stambolliu, njihej edhe si njeri problematik dhe si përdorues i rregullt i alkoolit.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në një lokal në qendër të fshatit Goriçaj.

Policia bën të ditur se autori i vrasjes është pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, shtetasi Petrit Toromani.

Mësohet se viktima, Judmir Stambolliu ishte problematik dhe pasi kishte pirë në lokal dyshohet se kishte dashur të përdhunonte gruan e pronarit të lokalit dhe ky fundit e ka vrarë me armë gjahu tip karabinë.

Policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e autorit të vrasjes, Petrit Toromanit, i cili nuk është larguar nga vendngjarja./ CityNews





00:06 Aktualitet

Vrasje ne Fier

Në datën 11.12.2017, rreth orës 23:40 në Sallën Operative të...

Lajmet e fundit nga