“Ndodhem në një luftë digjitale”/ Porositë e Ramës për socialistët
Kryeministri Edi Rama ka thirrur këtë të mërkurë në takim ...
Kryeministri Edi Rama ka thirrur këtë të mërkurë në takim ...
E ç?janë fundi i fundit lagjet e tjera?
As nuk krahasohen me mua më të vjetrën, më legjendaren, më të përmendurën në historinë e Kuçovës dhe jo vetëm…
Jo më kot kam tre emra, ashtu si një njeri i rëndësishëm ka tre ? katër kostume: më quajnë Tek Vidhat, Kuçova e vjetër, ?11 Janari? dhe si për mburrje, edhe Lagjja e Grevës.
Të tjerat?
?1 maji? apo qyteti i ri është kot fare, Pazari ose ?Llukan Prifti? mburret me kohën e artë të MAPO-s, kombinati apo ?11 Shkurti? ka veshur datën e grevës sime si emër, kurse ?Tafil Skëndo? është rrudhur e mbledhur me Bashkinë.
Në të kundërt, vetëm unë jam rritur e zmadhuar, e vetmja në këto vite me kaq shumë ndërtime të reja.
Ndërtime këto jo dosido, por nga ato që kanë ndërruar status!
Si një çift i dashuruar fshehtas që më në fund shpall publikisht fejesën, ashtu edhe zona ime e re informale u shpall formale dhe tashmë jemi zyrtarisht të fejuar dhe mund të gëzojmë në paqe bashkimin mes të vjetrës dhe së resë.
Po shkoj atje, tek lagjja ?11 janari?.
Është më e vjetra e Kuçovës, ajo ku në vitin 1936 u bë greva, ajo e filmit ?Gjeneral Gramafoni?.
Banorët e saj ankoheshin prej kohësh për rrugën kryesore, damarin që e përshkonte të gjithën: e akuzonin se vetëm emrin kishte të tillë!
Ata kishin kërcënuar edhe me grevë, sidomos mospjesëmarrje në votime dhe kjo i kishte dhembur qeveritarëve.
Kush merret me këta, thanë.
E dinin mirë se banorët e vjetër mburreshin gjithmonë me trashëgiminë greviste të lagjes.
Projekti, që priste i gatshëm prej kohësh u pastrua nga pluhuri, u vendos financimi dhe para zgjedhjeve të fundit filluan punimet.
Kurioz nga natyra, por edhe entuziast kur ka ndryshime pozitive, thashë të shikoja nga afër se ç?bëhej dhe madje të ecja në asfaltin akoma të ngrohtë dhe akoma të zi të rrugës.
Nga Kombinati ku unë banoj i rashë shkurt duke kaluar nën Shtëpinë e Pritjes, tek ajo faqe kodre që dikur bënte rrushin më të mirë të tavolinës, atë kokërmadhin si qelibar i tejdukshëm me ?Ali? brënda emrit….
Në vend të vargut të shtruar të hardhive, tani syri të shihte me habi rreshtin e vilave dhe shtëpive, me bahçet e punuara dhe rregulluara si për katalog.
Nuk mungonte në këto bahçe limoni, portokalli apo pjergulla e rrushit, stiva e rregullt e druve të dimrit apo një tavolinë me tre-katër karrike në verandë.
Nuk mungonte një qen ku paqësor dhe ku agresiv por më shpesh agresiv se sa paqësor, që nuk pushonte së lehuri sapo hyje në rrezen e tij të shikimit.
Në disa prej tyre ndonjë nënë e ngadalshme që pastronte oborrin apo merrte dru për të ndezur sobën të ndiqte me sy më gjatë se qentë lehës, dyshuese për qëllimet e të panjohurit që kalon pranë rrethimit të saj…
Nuk i kuptoja as qentë, as nënat dyshuese, pasi ato shtëpi apo vila hijerënda ishin të mbrojtura të gjitha rigorozisht me gardhe, kangjella, porta hijerënda.
Por çudi, shumë prej këtyre vilave aty dhe në vazhdim, ishin të mbyllura, me qepena të shtërnguara fort si të mos donin të shikonin asgjë përqark vetes.
Më vinte keq për pronarët e tyre, sepse të ndërtoje një banesë të tillë dhe pastaj ta kyçje dhe të ikje sërish në emigracion, nuk duhej të kishte qënë e lehtë për ta…
Teksa po i afrohesha terrenit të ri sportiv për fëmijët, në trotuarin përballë meje vinte një banor i lagjes që thirri plot gaz:
?O Mesut, ç?kemi…? duke më bërë të ktheja kokën pas për të gjetur atje mikun tim të vjetër.
Rruga pas meje krejt bosh.
Në fakt thirrja entuziaste ishte për mua dhe dora dorës që afroheshim, në çastin që ishim fare pranë më pa me përçmim, si të më kërkonte llogari: ?Si guxon ti të mos jesh Mesuti??
…dhe pastaj: ?Po ç?ne ti të jesh Mesuti!?.
Mjekra? Mosha? Kapelja? Cila prej tyre ishte ajo që krijonte ngjashmërinë kryesore? Apo të gjitha bashkë?
Vazhdova të ecja në rrugën e heshtur, të zezë e të pastër, ndonjë banor si gjithmonë brënda oborrit, ndonjë makinë që thyente qetësinë më të rrallë.
Kisha arritur në atë pjesë të lagjes ku fillojnë e shfaqen vulfet e parë që lëvizin me përtim qafat e tyre të lodhura.
Të lodhur por gjithsesi krijonin pak lëvizje dhe gjallëri në peizazhin tepër të qetë e gati të ngrirë të lagjes.
Kanë vite që nxjerrin naftë, edhe lodhen, metali lodhet si njeriu, mendova. Lodhja e metalit çon në këputje, thyerje, e dija kaq gjë, nuk ishte metaforë.
Aty më tej në oborrin e një shtëpie dy katëshe në vend të një pusi uji që rëndom kanë këto lloj shtëpish në oborr, shquante një tjetër vulf që thithte me zell të lodhur nëntokën e bahçes.
Që andej dëgjova të më thërrisnin përsëri, por këtë rradhë zë femre:
?E Mesut, ç?kemi, mirë jeni??
Gruaja që ndërkohë më dalloi tek qeshja dhe nuk vonova t?i shfajësohesha ?nuk jam Mesuti?, më kërkoi ndjesë menjëherë.
Më vinte që e zhgënjeva, madje më dukej vetja fajtor që nuk isha Mesuti…
Mos u merakos, i thashë, edhe më parë më ngatërruan dhe zbrita më poshtë duke dalë tek sheshi i grevës.
Isha nisur për të parë rrugën dhe në dy raste më ngatërruan me mikun tim Mesut. Ai ishte jo thjesht banor i asaj lagjeje por edhe një lloj tribuni popullor i saj.
Ishte ai që kishte ngritur zërin për rrugën, përfaqësuesi i lagjes në takimet me politikanët lokal apo kombëtar, ?ai i lagjes së grevës? siç e njihnin ata.
Po shkoja drejt qëndrës kur më ra telefoni.
Pse nuk u çudita kur lexova emrin e Mesutit në ekran?
Më ftonte për një çaj, gjë që e bënim shpesh.
I thashë që dy herë më kishin shkëmbyer me të.
Të dashkan njerëzit, i thashë, derisa të gjejnë edhe tek të tjerët.
Herën tjetër, nëse më binte rasti të kaloja andej do kujdesesha të maskohesha të mos dukesha si vetja, sepse ashtu do më ngatërronin përsëri me heroin e tyre./Dhimitër Druga
Presidenti Ilir Meta pas takimit me ministrin italian të Dre...
Ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi është i ftuar në emision...
Policia italiane ka konfirmuar mbylljen e gjyqit ndaj vrasje...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i ftua...
Deri ditën shtunë ideja që ka mbizotëruar mbi qëndrimin e Ed...
Gjatë vizitës së tij në Kosovë,paraditen e ditës së sotme, n...
Pakti mes Top Channel dhe kryeministrit Edi Rama, është thye...
Ka ardhur reagimi i deputetit të Partisë Demokratike, Tritan...
Policia e Kastrovilarit (Castrovillari) në Provincën e Kozen...
I braktisur jo vetëm nga militantët dhe garda e vjetër e PD...
Ermira Tafani, është zyrtarizuar si kandidate potenciale për...
Financierët italianë e filluan dhe po e mbyllin vitin duke i...
Kryeministri Edi Rama, ka dekoruar me medaljen e Mirënjohjes...
Policia e Pogradecit ka bërë të mundur arrestimin e një shte...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur Partinë Drejtësi,...
Shqipëria dhe Italia kanë nënshkruar sot një memorandum bash...
Ndërkohë që ora 18:00 është afati i fundit për dorëzimin e a...
Kreu i grupit parlamentarë të PS –së, Taulant Balla ka akuzu...
Është e gjitha një teatër i mirëmenduar dhe i planifikuar pr...
Mitingjet e Partisë Demokratike, kanë degraduar jo vetëm në...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka deklaruar se fo...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...