Dokumenti/ Enver Hoxha: Fitimi i luftës ishte vetëm çështje pushteti
Studiuesi Kastriot Dervishi, me rastin e 29 nëntorit ditës s...
Në kuadër të vizitës që po zhvillon në SHBA, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në një aktivitet të organizuar nga Qendra për Analizat Politike Evropiane (CEPA) me temë “Këndvështrimi i Shqipërisë mbi Sigurinë Rajonale, Energjinë dhe Atlanticizmin në Ballkanin Perëndimor”.
I ftuar në këtë panel të moderuar nga Janusz Bugajski dhe Peter Doran, në prani të një audiencë analistësh dhe diplomatësh në Uashington, Ministri Bushati paraqiti një panoramë të sfidave të sigurisë me të cilat po përballen sot shoqëritë tona dhe në veçanti Ballkani Perëndimor.
Ministri Bushati vlerësoi se Ballkani Perëndimor përbën një rajon kompleks sa i takon sfidave të sigurisë duke renditur një sërë elementësh që kërkojnë vëmendje të shtuar dhe bashkëpunim më të rritur jo vetëm mes vendeve të rajonit, por edhe nga ana e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kjo vëmendje e shtuar, theksoi Ministri Bushati, bëhet edhe më e domosdoshme po të merret në konsideratë se rajoni ynë, i cili ende nuk është i shëruar nga reminishencat nacionaliste të së kaluarës, është lehtësisht i ekspozueshëm dhe i kanosur nga influenca e aktorëve të tretë, por edhe nga terrorizmi,radikalizmi dhe luftëtaret e huaj të angazhuar në konfliktin në Siri.
Duke u ndalur te projektet madhore energjitike si GazësjellësiTrans-Adriatik dhe perspektiva për zgjerimin e tij përgjatë Shqipërisë, Malit të Zi, Kroacisë në projektin e Gazësjellësit Adriatiko-Jonian, ai shtoi rëndësinë strategjike të rajonit tonë karshi Bashkimit Evropian në sfidën e saj për diversifikimin e burimeve energjitike dhe uljen e varësisë.
Duke u ndalur në rolin e Shqipërisë në rajon, Minsitri Bushati theksoi se Shqipëria ka një interes strategjik afatgjatë për të kontribuar në paqe dhe stabilitetin e rajonit dhe në këtë kontekst ka përdorur të gjitha platformat ndërkombëtare për të promovuar këtë pozicion. Më konkretisht ai iu referua mbështetjes që i ka dhënë Shqipëria procesit të integrimit euroatlantik të vendeve aspirantë për anëtarësim në NATO nga Ballkani Perëndimor, duke nënvizuar se kjo përqasje është materializuar edhe në bashkëpunimin rajonal, ku rishtazi Shqipëria, Mali i Zi dhe Kroacia si tre vende tashmë aleate në NATO përgjatë Adriatikut po punojnë në një platformë trepalëshe për të ofruar kontribut të shtuar jo vetëm në platformat e sigurisë rajonale por edhe për të promovuar interkonektivitetin dhe zhvillimin shoqëror në Ballkanin Perëndimor.
Ministri Bushati zhvilloi një takim edhe me kongresmenin nga Florida Matt Gaetz me të cilin diskutoii mbi zhvillimet më të fundit në Shqipëri the? rajon. Nga ana e tij, Kongresmeni Gaetz u shpreh se “ju keni një mandat të qartë për të qeverisur dhe keni mbështetjen tonë të plotë për reformat shtet-konsoliduese që keni ndërmarrë. SHBA-të janë veçanërisht të interesuar për reformat në fushën e shtetit ligjor dhe potencialin që këto reforma mund të çlirojnë për ekonominë shqiptare”. Po ashtu, kongresmeni theksoi interesin që SHBA-të kanë për reformën në sektorin energjetik ne Shqipëri.
Studiuesi Kastriot Dervishi, me rastin e 29 nëntorit ditës s...
Gazetari dhe drejtuesi i gazetës Panorama.online, ka denoncu...
Kryeministri Ramush Haradinaj ka shfaqur gatishmërinë që Kos...
I ftuar në studion e lajmeve në News24, deputeti i Partisë D...
Të hënën, të martën dhe sot të mërkurën, Policia Bashkiake k...
Në orët e pasditës një aksident është regjistruar ditën e so...
I ftuar në studion e “Fax News”, kreu i grupit parlamentar t...
Festat e nëntorit nuk kanë kaluar në qetësi apo si ditë fest...
Një tjetër bandë kriminale, me përbërje të shtuar shqiptarës...
Gjykata e Pireut ka dhënë masën e sigurisë për 3 nga 11 të a...
Britania ka propozuar t`i paguajë rreth 50 miliardë euro kom...
Pas fjalës së mbajtur nga presidenti i vendit ilir Meta, mbr...
I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, analisti Fatos Lubo...
Duket si sajim por në fakt është fakt i konfirmuar edhe nga ...
Shqipëria është larg të qenit një shtet social dhe një shtet...
Presidenti i Republikës Ilir Meta, vijon të marrë mesazhe ur...
Imami shqiptar, Armad Ali ka shkaktuar shumë reagime me shpj...
Kongresi dhe Shtëpia e Bardhë në SHBA po përpiqen të kalojnë...
Çdo shofer, udhëtar dhe këmbësor e dinë që gomat janë të zez...
Pas publikimit të amendamenteve nga deputetët e Partisë Demo...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...