web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Britania gati të paguaj 50 miliardë euro BE-së për Brexit

29 Nëntor 2017, 16:57, Aktualitet CNA

Britania ka propozuar t`i paguajë rreth 50 miliardë euro kompensim BE-së në lidhje me procesin e largimit të saj (Brexit) nga Bashkimi Evropian (BE).

BBC, ka pretenduar se Qeveria e Britanisë në takimin e kabinetit javën e kaluar është dakorduar për pagesën rreth 50 miliardë euro kompensim BE-së dhe se këtë propozim ia ka përcjellë Brukselit.

Theksohet se mes palëve ende nuk është arritur një marrëveshje në lidhje me pagesën e kompensimit, por se propozimi i qeverisë britanike për momentin është mirëpritur nga Brukseli.

Në shtator në mediat britanike ishte pretenduar se kryeministrja e Britanisë, Theresa May, ishte përgatitur për të paguar një kompensim rreth 20 miliardë euro për largimin nga BE-ja.

Britania dëshiron të nisë negociatat për një marrëveshje të tregtisë së lirë sa më shpejt që të jetë e mundur.





Lajmet e fundit nga