web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gazetarja Lala tregon “sekretet” e hetimit për zyrtarët e lartë të policisë në kërkim

23 Nëntor 2017, 20:08, Aktualitet CNA

E ftuar në emisionin ?Të Paekspozuarit? në News24, gazetarja investigative Klodiana Lala, ka kometuar urdhër ?arrestet e dhëna nga Prokuroria për ish-zyrtarët e policisë, të cilët akuzohen për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike kryer në bashkpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

?Prokuroria vendosi 2 urdhër ndalime dhe një arrest me burg, kur mori në dorë dosjen voluminoze. Këta ish-zyrtarë dalin të implikuar në këtë dosje hetimore, të ardhur së fundmi nga autoritetet italiane?.

Më tej Lala ka thënë se ish-zyrtarët dalin të implikuar në afera korruptive që vitin e kaluar.

?Në 12 maj 2016 Prokuroria ka nisur një hetim që implikon ish-zyrtarët. Bëhet fjalë për aksionin e ndërmarrë nga policia në zonën e lumit të Vlorës. Nga operacioni u gjetën 26 ton kanabis sativa, operacioni më i madh policor dhe me sekuestrimin e sasisë më të madhe të lëndës narkotike. Asokohe pati dyshime të forta se ishin të implikuar zyrtarë?, ka deklaruar Klodiana Lala. /CityNews

 

 





Lajmet e fundit nga