web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrau dhe varrosi të bijën në oborr/ Ja kush është i dënuari që vdiq në spital

13 Nëntor 2017, 18:59, Aktualitet CNA

Brahim Facaj, është i dënuari 74-vjeçar që ndërroi jetë një ditë më parë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës.

Facaj ishte dënuar me 25 vite heqje lirie për krimin e rënë që tronditi vendin në vitin 2006. Ai pasi ka vrarë vajzën e tij 20-vjeçare, Afërdita Facaj, në vitin 1996, kohë kur 20-vjeçarja sapo ishte kthyer nga Italia, e ka varrosur atë disa metra larg shtëpisë.

Së bashku me të policia kishte arrestuar edhe bashkëshorten e tij, njëherësh njerkë e të ndjerës 20-vjeçare.

Vrasja e së bijës është zbuluar nga policia pas 10 vjet hetimesh, dhe kështu gjykata kishte dënuar me 25 vjet Brahim Facajn dhe 15 vjet burgim, bashkëshorten e tij Nurije Facaj. /CityNews





Lajmet e fundit nga