web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama: Të fillojnë procedurat për shkarkimin e kryebashkiakut

13 Nëntor 2017, 15:54, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama, pas votimit në grupin parlamentar të PS-së, për vijimin e procedurave për shkarkimin e kreut të KQZ-së, Klement Zguri, kërkoi edhe fillimin e procedurave për shkarkimin e kreut të Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj.

Në fjalën e tij në grupin parlamentar të PS-së, Rama u shpreh se Kapllanajn nuk e mbron dot askush nga shkarkimi, pasi të qenit me PD-në nuk të bën të paprekshëm.

Agron Kapllanaj akuzohet për një dënim të marrë në Itali, të cilin ai e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit. Ai ishte dënuar me 2 vite burg nga drejtësia italiane për vjedhje. Por sipas Kapllanajt, ai është kapur me një automjet që sapo e kishte blerë me letra të falsifikuara. Ai thotë se ishte mashtruar në vitin 1995 nga një qytetar italian kur bleu mjetin dhe u ndalua nga Policia italiane. /CityNews





Lajmet e fundit nga