web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama e propozon ambasador të NATO/ Vendin e kujt do të zërë Visho Ajazi?

13 Nëntor 2017, 18:39, Aktualitet CNA

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka propozuar ish-shefin e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) ambasador të Shqipërisë në NATO.

Tashmë pritet që presidenti Ilir Meta të firmosë propozimin e Ramës, për Visho Ajazi Likën, i cili është dorëhequr nga detyra e mëparshme më 30 tetor, për të marrë detyrën e re.

Mësohet se këtë detyrë e mbante prej 2013, ish- deputeti demokrat Leonard Demi, i cili u propozua në atë kohë nga kryeministri i sapo zgjedhur Edi Rama.

Më pas Bujar Nishani, presidenti asokohe i vendit ka dekretuar emërimin e tij.  /CityNews





Lajmet e fundit nga