Buxheti 2018/ Ujësjellësit me performancë të ulët nuk do të financohen
Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar...
Ministria e Drejtësisë dhe Koordinatori Kombëtar për Çështjet e Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm si dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka nënshkruar ditën e sotme Memorandumin e Mirëkuptimit për projektin VERLT, i financuar nga Kryesia Austriake e OSBE-së, Mbretëria e Suedisë dhe Republika Federale e Gjermanisë që ka për synim të mbështesë Shqipërinë në krijimin e një themeli të fortë për ndërhyrje efektive dhe të bazuara në të drejtat e njeriut.
Njoftimi i plotë:
?Ministria e Drejtësisë, Koordinatori Kombëtar për Çështjet e Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri nënshkruan sot në Tiranë një memorandum mirëkuptimi për zbatimin e projektit “Parandalimi dhe luftimi i radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm që çojnë në terrorizëm (VERLT) në burgje dhe në shërbimin e provës (Faza I)”.
I financuar nga Kryesia Austriake e OSBE-së, Mbretëria e Suedisë dhe Republika Federale e Gjermanisë, projekti ka për synim të mbështesë Shqipërinë në krijimin e një themeli të fortë për ndërhyrje efektive dhe të bazuara në të drejtat e njeriut që synojnë parandalimin dhe luftimin e VERLT në burgje dhe në shërbimin e provës në Shqipëri.
Në një ceremoni të mbajtur në Ministrinë e Drejtësisë, Memorandumi i Mirëkuptimit u nënshkrua nga Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Bernd Borchardt, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjona dhe Koordinatori Kombëtar për Çështjet e Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm Agron Sojati. Memorandumi ka për synim lehtësimin e bashkëpunimit, mbështetjes dhe mirëkuptimit të ndërsjellë mes institucioneve nënshkruese në kuadrin e zbatimit të projektit.
Nga faza e parë e projektit do të përfitojnë partnerët kryesorë të projektit — Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës në Ministrinë e Drejtësisë. Përfitues të tjerë të projektit përfshijnë policinë, gjykatësit, prokurorët, personelin e burgjeve, nëpunësit e shërbimit të provës, politikëbërësit dhe profesionistët e përfshirë në rehabilitimin dhe riintegrimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve.
Projekti do të përqendrohet në tri komponentë kryesorë të ndërlidhur, duke përfshirë vlerësimin e nevojave, trajnimin e stafit dhe rritjen e shkëmbimit të informacionit, si dhe ndarjen e praktikave të mira mes autoriteteve shqiptare dhe homologëve ndërkombëtarë dhe rajonalë.
Ky projekt do të plotësojë dhe intensifikojë përpjekjet aktuale të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri në mbështetje të Qeverisë Shqiptare në luftën kundër ekstremizmit dhe radikalizimit të dhunshëm që çojnë në terrorizëm (VERLT)? /CityNews
Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar...
Analisti Fatos Lubonja, në një lidhje direkte me Skype për N...
Pak ditë pas raportimit të CityNews.al, se dorëheqja e kreut...
Kryeministri i Edi Rama, e quajti “Italia Uno-n”, kazan, gjë...
Ditën e sotme presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim pe...
Për ata që kanë ndjekur lajmet më të fundit mbi të famshmit,...
Përplasja me policinë greke ka përfunduar me plagosjen e një...
Kryeministri Edi Rama, pas votimit në grupin parlamentar të ...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha në një dalje për mediat pas...
Kryeministri i vendit Edi Rama, vlerësoi takimin mes ministr...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant...
-Hetimet “mani pulite” ( në shqip “duart e pastra”) nisin në...
Pika kufitare e Kapshticës ka filluar ditën e sotme punën me...
Vodafone Albania njoftoi sot ndryshim në ekipin e saj drejtu...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me anë të zëdhënëses për sht...
Disa muaj më parë kryeministri Edi Rama ka publikuar një fot...
Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i Forumit Rinor t...
Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, në një dalje për ...
Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit parlamen...
Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu ka reaguar në li...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...