web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shtyrja e mandatiti të Kryeprokurorit/ Ish shefi i Shërbimit Sekret  jep vlerësimin

12 Nëntor 2017, 14:36, Aktualitet CNA

Rreth përfundimit të mandatit të kryeprokurorit Adriatik Llalla,në 3 dhjetor 2017dhe  debatit sëse ai duhet të qëndrojë apo jo ende në detyrëj, është prononcuar dhe ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Fatos Klosi.

Gjatë një prononcimi për gazetën ?Sot?, Klosi ka shprehur vlerësimin se ikja e tij nuk duhet të diskutohet dhe se preteksti i vetë Llallës për të shtyrë mandatin është i pavend për faktin se nuk ka zbardhur asnjë dosje të rëndësishme deri më tani.

?Mandati i tij mbaron në dhjetor. Kryeprokurori i ri duhet të ketë mandat 7 vjeçar, jo ai. Ai ka dëshirë të rrijë dhe 2 vite, por problemi është se çfarë ka bërë? Për mua jo e jo, por nuk është problemi im. Problemi është se çfarë thonë ata që e kanë në dorë këtë punë. Unë rekomandojë që të mos ja plotësojnë këtë kërkesë për tju shtyrë mandatin, pasi nuk ka qenë një prokuror që ne e kemi pëlqyer. Nuk ka qenë një prokuror, i cili një nga çështjet e mëdhaja të viteve të fundit ta ketë nxjerrë mbi ujë. S?ka bërë asgjë. Ai nuk ka bërë asgjë nga çështjet e rëndësishme të këtyre viteve të fundit?, u shpreh Klosi. /CityNews





Lajmet e fundit nga