web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ato janë të gjitha gati/ Rikthimi i Spice Girls pritet të vijë në 2018-ën

12 Nëntor 2017, 13:46, Aktualitet CNA

Thuhet se ato nuk do të ribashkoheni përsëri, pas një turneu përkujtimor në vitin 2007 dhe një shfaqje të veçantë në ceremoninë e Mbylljes Olimpike në Londër 2012.

Por tifozët e Spice Girls mund të ngazëllehen përsëri, pasi duket se grupi është vendosur të rikthehet në 2018-ën.

Burimet i kanë thënë The Sun se vajzat kanë bërë “bisedime të  fshehta” që nga vera dhe tani që Victoria Beckham më në fund ka rënë dakord të bëjë një rikthim, të pesta anëtaret do të marrin pjesë në ribashkim.

Burimi tha: “Ato do të punojnë së bashku në një seri projektesh, të cilat do të përfshijnë një album dhe një emision të veçantë në TV që feston Spice Girls.

” Victoria e cila më në fund ka rënë dakort për këtë rikthim ka qenë ajo çfarë nevojitej më shumë, pasi ajo ka qenë gjithmonë personi më skeptik për një rikthim të mundshëm.?

Burimi gjithashtu zbuloi se grupi vendosi të kthehet së bashku në mbështetje të Mel B, e cila duket e po përjeton me të vërtetë shumë keq divorcin e saj të fundit nga burri Stephan Belafonte./CityNews





Lajmet e fundit nga