web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hije dyshimi mbi pasuritë e kryeprokurorit Llalla/ Nga prokuror i varfër në kryeprokuror super i pasur

12 Nëntor 2017, 13:54, Aktualitet CNA

Adriatik Llalla është tipiku i zyrtarit të lartë shtetororë që e ka nisur karrierën profesionale si të gjithë shqiptarët e dalë nga diktatura e borderove, pra në gjendjen sociale  ?i varfër? dhe brenda disa viteve është konvertuar në super i pasur.

Duke ju referuar të dhenave të raportuara nga gazeta ?sot?, rezulton se verifikimi i pasurisë për Adriatik Llallën ka nisur prej vitit 2003 kur ai ka filluar punën si prokuror në Fier dhe ka kryer deklarimin e parë të të ardhurave.

Në vitin 2003 Llalla ka deklaruar si pasuri një ambient banimi, që ka 1/3 e pronësisë, pasi ka pasur dhe prindërit e familjarë të tij që kishin pronësi mbi të. Sipas tij, banesa është blerë në vitin 1996. Po ashtu ka deklaruar dhe një truall të blerë në vitin 1995 me të ardhura nga emigracioni. Kjo ka qenë deklarata fillestare e tij. Deri në vitin 2006 ai ka deklaruar pagën dhe një pension të nënës së tij. Mirëpo, në vitin 2006 Llalla ka deklaruar dhe të ardhura nga motra si dhe shtesë kati në banesë+ballkone me një sipërfaqe prej 180 metër katror. Sipas tij, vlera e kësaj shtese ka kapur shifrën e 8 milionë lekëve të vjetra.

Ndërsa në vitin 2007 ai ka deklaruar blerjen e një trualli rreth 3 mijë metër katror në Bathore. Vlera e këtij trualli ka qenë 15 milionë lekë të vjetra dhe ai ka deklaruar në ILDKP se këto para i ka marrë hua.

Në vitin 2008 Adriatik Llalla merr postin e inspektorit të Përgjithshëm në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, post në të cilin u emërua nga Partia Demokratike, pas një debate të ashpër me opozitën e majtë që ishin kundër këtij vendimi.

Në këtë vit Llalla ka deklaruar se përveç pagës së tij dhe të bashkëshortes ka dhënë me qera banesën e tij dykatëshe. Sipas deklaratës ka dhënë të dyja katet me qera dhe ka përfituar prej tyre 7 milionë lekë të vjetra në vit. Nga viti në vit të shtuara rezultojnë paratë cash të Kryeprokurorit. Ai ka deklaruar shpenzime për shkollimin e dy fëmijëve në kolegje, si dhe vijimësinë e dhënies me qera e banesës.

Mirëpo në momentin që mori postin e kryeprokurorit Adriatik Llalla rezulton të ketë blerë një apartament. Në deklaratën e pasurisë ai vetëdeklaron se e ka blerë atë për 22 milionë lekë të vjetra. Bëhet fjalë për një apartament me sipërfaqe 67.2 metër katror. Sa i takon burimit të të ardhurave, prokurori i Përgjithshëm është shprehur se kanë ardhur nga pakësimi i gjendjes cash, por në vitet pasuese vërehet një shtim i llogarive bankare, nga ndryshimi i punës së bashkëshortes.

Ndërkohë është fakti se, nga viti në vit, janë rritur të ardhurat nga dhënia me qera e shtëpisë. Nga rreth 6-7 milionë lekë që deklaronte në fillim, tani Llalla ka deklaruar se ka përfituar deri në 10 milionë lekë të vjetra në vit.

Ndërsa në deklaratën e tij më të fundit, Llalla ka deklaruar një shtim të të ardhurave në llogarinë bankare me rreth 9 milionë lekë të vjetra. Po ashtu dhe bashkëshortja ka pasur shtim të llogaris bankare. Gjatë 13 viteve duket se ka pasur një rritje të pasurisë së Kryeprokurorit, pasi ka banesa, troje dhe llogari bankare.

Nëse shihen të gjitha deklaratat e bëra nga kryeprokurori, për të cilin media ka publikuar dhe eksizstencën e një shtëpie të blerë në Gjermani, jetën prej sheiku që bën e bija e tij e vogël  etj., ka disa pikëpyetje dhe paqartësi mbi vërtetësinë e këtyre deklarimeve. E para është se Kryeprokurori ka dhënë me qera dy katet e shtëpisë së tij, por nuk dihet se ku ka jetuar fillimisht gjatë këtyre viteve të qiradhënies.

Tjetra është shkollimi i fëmijëve. Në një vit ai ka pagur nga rreth 5 mijë euro për arsimin e tyre. Pastaj është rasti i tokës në Bathore. Në vitin 2007 ajo është blerë 15 milionë lekë të vjetra ndërsa pas 10 viteve është shitur 249. 000 euro. Të gjithë deklarimet e tij dhe gjithë gjyqtarëve e prokurorëve do i kalojnë Komisionit të Kualifikimit dhe pastaj do jetë ai që do vendosë. /CityNews

 





Lajmet e fundit nga