Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Në një intervistë për ABC News, e para që pas zgjedhjeve të 25 qershorit, Arben Ristani komentoi listën Basha, pabarazinë me kundërshtarin në fushën e lojës dhe qëndrimet e kritikëve në parti. Ristani deklaroi se çështja Tahiri konfirmoi çdo akuzë të Partisë Demokratike dhe ajo meriton besimin e qytetarëve.
Edhe pse numri dy i PD, Arben Ristani nuk arriti të fitonte mandatin e deputetit.
Në listën e 25 qershorit Lulzim Basha e renditi në zonë rreziku, të katërtin në Vlorë. Në intervistën e tij të parë që nga ky moment, sekretari i Përgjithshëm demokrat thotë se do kishte dashur pozicion sulmi dhe lista me karakter politik.
?Pavarësisht meje, personalisht kam koshiencë partiake, e konsideroj dhe vlerësoj mendimin e kryetarit të partisë sime dhe kam bërë detyrën, siç e bëra, me të gjitha mundësitë dhe forcat e mia. Sigurisht do të ishte më mirë nëse lista do kishte konceptin politik të saj?.
Por kjo është vetëm njëra anë, e cila sipas tij zbehet, kur konstaton lojën totalisht të pabarabartë me kundërshtarët.
?Këtu do ta ndaja pak përgjigjen ose do ta krahasoja me një ekip futbolli dhe do të thoja që trajneri, në rastin konkret kryetari i partisë, për mua do të ishte më mirë të më kishte vendosur në sulm se sa në mbrojtje dhe këtë e shoh si një gabim në taktikë. Por po të mendosh që ne luanim me kanatiere siç luhet futboll dhe pala tjetër luante me skafandra dhe me shkopinj e robokop, këtu pastaj nuk vlen më të diskutohet taktika e zgjedhur nga trajneri?.
Muajt e fundit i ka shfrytëzuar për reflektim, ndërsa po luan rol aktiv në organizimin e partisë, tashmë në proces analize. E përfshin veten tek ata që dëgjon më të vjetrit.
?Kam qenë njëherë deputet, kam bërë një mandat deputeti, nuk fitova dot këtë herë. Sigurisht që jam i keqardhur, por politika, thonë këta politikanët më të vjetër se unë, është maratonë nuk është sprint, kështu që do të vazhdojmë të merremi me politikën?.
Për kritikët ndaj listës dhe ndaj garës për kreun në PD, Ristani sygjeron ndjekjen e rregullave demokratike dhe statutit. Astrit Patozi në platformën e tij kërkon edhe rizgjedhjen e kryetarit brenda 9 muajsh, por Ristani thotë se Basha është legjitim dhe për të çështja e kryetarit është e mbyllur. Forumet janë ato që vendosin për çdo rast.
?Është pjesë e demokracisë në veprim. Kemi patur pretendime që kryetari gjatë hartimi të listave shkeli statutin, e ka pranur dhe mbajtur përgjegjësinë edhe zoti Basha. Por kjo nuk na bën që të kalojmë nga shkelja në shkelje. Duhet patjetër të ecim brenda statutit dhe rregullave që ka partia. Ka patur vendimmarrje në kryesi, janë zhvilluara zgjdhjet për kryetarin e PD, proces që është përfunduar. Sot kemi kryetar legjitim dalë mbi një proces mbi bazën e rregullave dhe statutit. Nuk mund ta fsheh se ka pasur kontestime për procesin, por janë gjëra që duhet të kalojnë po nga institucionet e partisë. Unë këmbëngul tek kjo. Secili ka mendimin e vet personal që është i respektueshëm, ta mbajë e zhvillojë, por pa kaluar nga rregullat e partisë nuk mund të zhvillojmë veprimtari korrekte. Në këto kushte kjo është çështje e mbyllur për mendimin tim. Nëse do ketë vendimmarrje tjera merren nga organet. Për tu mbledhuru ndiqet procedura, në rast se askush nuk ndjek procedurat, por mbeten në kuadrin e shprehjes së mendimeve, mendimet vlerësohen të mira apo të këqija, janë subjektive. Po nuk ece në rrugën proceduriale nuk gjen dot zgjidhje?.
Ristani thotë se mediatikisht ndoshta ka qenë pak i tërhequr, edhe për të reflektuar, por angazhimi me pjesën organizative nuk mund të konkuronte me ngjarjet e mëdha që ndodhin në vend dhe rol kryesor në denoncimin e tyre për katër vite ka pasur vetë Ristani në legjislaturën që shkoi.
?E gjithë beteja që është zhvilluar sot është e qartë, për inkriminimin që ka shteti, për planin e studiuar që ka pasur kryeministri i vendit për ta kriminalizuar policinë dhe shtetin dhe për ta kanabizuar vendin.
Ristani thotë se tashmë besimi legjitim mund të kthehet tek PD, pasi çdo akuzë e saj po konfirmohet.
https://www.youtube.com/watch?v=AJiNG1eif-E
Elona Meço nga sot do te mbajë postin e drejtoreshës të zyrë...
Qindra refugjatë kanë marrë pjesë në protestën e mbajtur dit...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, gjatë ...
Prokuroria ka urdhëruar nisjen e hetimit kundër nëntë zyrta...
Ish-nënkryetari i Partisë demokratike, tashmë një nga zërat ...
Flakët e një zjarri të madh kanë përpirë dy banesa duke lenë...
Policia holandeze bashkë me xhenjerë të ushtrisë neutralizua...
Nga Alban Daci– Në artikullin tim të fundit trajtova problem...
Prokuroria ka nisur të zhvillojë proces hetimi kundër dy për...
Të paktën 16 persona janë vrarë, ndërsa rreth 100 të tjerë j...
Turqia është njëra ndër pesë anëtaret evropianë të NATO-s në...
Autoritetet greke kanë arritur të vënë në pranga një 55-vjeç...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, me lëvizjet dhe...
Një ton drogë e llojit mariuhanë është konfiskuar dje në pik...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar deklaratat e...
Policia serbe ka ndaluar 3 shqiptarë në Preshevë të cilët si...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në autostr...
Ministria e Punëve të Jashtme e Qeverisë së Kosovës ende nuk...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka mbajtur q...
Duke e kuptuar se po i vjen fundi lojës së tij ai ka leshuar...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...