Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Duke e kuptuar se po i vjen fundi lojës së tij ai ka leshuar sinjalin ?Sos? për padronët e tij dhe ju kërkon me deshpërim ndihmë për të sajuar dosje imagjinare kunder kujdo që është rreshtuar në kahjen e kundërt të krimit, të narkoshtetit dhe emisarëve të përçarjes krahinore dhe kombëtare.
Përpjekja për të demonizuar protagonistët e mëdhenj të demokracisë shqiptare Berishën, Hajdarin e së fundmi Liderin e Opozitës Basha, si dhe ish-grupin e deputetëve demokratë të Tropojës, Hysen Osmanaj, Xhevdet Mehmeti dhe mua, të votuar në mënyrë plebishitare nga populli i Malësisë së Gjakovës dëshmon humbjen e ekuilibrit mendor, ç?orientimin logjik e politik të tutorëve të tij, të cilët të verbuar nga urrejtja nuk arrijnë të kuptojnë se populli i Tropojës e ka dhanë masivisht e në vazhdimsi verdiktin e tij duke e nxjerrë me votën e lirë jashtë loje qeverinë e krimit e të bandave zëdhënës e megafon i prishur i të cilës është Izet Haxhia.
Ky tellall në mërgim i Bermundës, ku do të fundoset, akuzon me një fjalor prej shpifësi e njeriu të papenduar për krimet e tij, të cilat paturpësisht kërkon t?ua faturojë të tjerëve.
Ai kërkon të rindezë konflikte dhe përçarje në Tropojë.
Duke qenë megalloman, tërësisht mediokër e injorat me taktikat e strategjinë qa ja servirin arkitektët e skenarit kriminal, si ka mbetur rrugë tjetër veçse të tentojë të pamundurën: Ta fusë pykën në nyjën e lisit, edhe pse është i bindur se pyka në nyje nuk ngulet dot, por ose thyhet, ose kërcen mbrapsht e t?i ban tyrinjtë përshesh.
Për mua si person dhe kolegët e mi ka vendosur sovrani duke na votuar në menyre referendare, duke na besuar përfaqësimin në Parlamentin e Shqipërisë .
Poshtersia e tij arrin deri aty sa të sulmojë edhe profesorin ton? të nderuar Xhevdet Mehmeti. 2.400 vjet më parë Aleksandri i Madh shprehej për mësuesin e tij Aristotelin: “Nëna më lindi në tokë dhe Aristoteli më ngriti në qiell”. Nuk e di si ndihet profesor Mehmeti për ty se çfarë monstre ka pregatitë.
Izet, ju si mjek harruat betimin e Hipokratit të madh për t?u shërbyer dhe për të mjekuar e shëruar edhe armiqtë e tu, kurse ju Izet bëtë një betim tjetër: Asgjësimin e PD-së së Tropojës dhe futjen e vllavrasjes në vendlindjen tuaj.
Keni bërë kaq shumë krime e zullume sa jeni dënuar me burgime të rënda, me vendime të formës së prerë në Shqipëri e Greqi, si vrasës.
Akuzat që m? bëni mua janë të kahershme, të dala boje.
Ju dhe tutorët tuaj bëni mirë të mos harroni se për mua ka vendosur Sovrani dhe Drejtësia njëherësh.
Unë jan një qytetar i lir? dhe nder tê rrallët që kam këmbëngulur vazhdimisht për vetingun në drejtësi, për hapjen e dosjeve të diktaturës dhe demokracisë dhe për pastrimin e politikës, të administratës dhe mediave, nga monstra të tilla si tutorët tuaj.
Ti endërron që njerëzit të besojnë ty, ndërkohë që ju jeni modeli i besëprerjes, i intrigës dhe i shpifjes.
Dosjet jan? në Tiranë Izet. Shteti që ju i shërbeni me këto shpifje le ti hapë.
Unë pres qetësisht dhe i gëzuar, sepse jam i bindur se njerëzit do të tallen me ty dhe ustallarët tuaj si me lëkurën e ujkut.
Izet, populli i Tropojës na ka vlerësuar për atë që ne meritojm?:
Mua më ka votuar disa here si kryetar i Këshillit Bashkiak të qytetit Bajram Curri, si zv/kryetar i Këshillit të Qarkut Kukës dhe së fundmi deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
M? kanë nderuar me disa tituj, çmime e çertifikata nderi në të gjitha trojet etnike të Kombit Shqiptar.
Nuk dekurajohem aspak nga Protestat e Rusisë e të Serbisë për aktivitetin tim të dendur në shërbim të Kombit Shqiptar.
Ndihem krenar që jam “Qytetar Nderi” i qytetit të Bajram Curri, “Nderi i Qurkut Kukës” me vendime unanime, kurse ty populli ta ka ven? nofken ?rrehan?, pra shqip e shkoqur: njeri i rrahur.
Sigurisht që unë jam krenar për këto vlerësime të larta, por nuk më vjen çudi që dhe ju të ndiheni mirë me faktin që CV-ia juaj është e mbushur me rrahje e dhun? e me faktin tjetër që mburreni me hakmarrjen.
Ju mundoheni të më intimidoni mua me faktin se nuk mora hak ndaj atentatirit për vrasjen e mbetur në tentativë nga nj? efektiv policie në Tropojë, koleg i vëllait tuaj Ismetit, dhe miku juaj i ngusht?.
Këtu gabon rënd?!
Modeli im nuk ?sht? modeli i hakmarrësit, i vrasësit politik apo i cubit t? mbështetur dhe sponsorizuar nga pushteti kriminal.
Modeli im ësht? Anton Çeta, Binak Alia, Tunxh Miftari, Azem Hoxhë Dollapi, stërgjyshi im Shpend Zeqir Haklaj e burra të tjerë të Malsisë së Gjakov?s, pajtimtarë të m?dhenj, fjala e t? cilëve ka peshuar sa malet.
Modeli politik kombëtar e kulturor? që më frymëzojnë mua jan? Gjergj Kastrioti – Skënderbeu e Ismail Qemali, Mbreti Zog I e Ibrahim Rugova, Nënë Tereza e Ismail Kadare, Ramush Haradinaj e Ali Ahmeti, e së fundmi Kryetari i Opozitës z. Basha.
Modeli juaj ësht? dhuna dhe vrasja politike. Ju ju frym?zojnë modelet e Haxhi Qamilit e Napoleon Zerv?s.
Badiguardi Izet, gjykatat në t? gjitha nivelet kanë thanë fjalën e tyre të fundit për ty e p?r mua.
Gjykatat e shqiptare m? kanë çertifikuar si qytetar t? lir?, gjykat?si popull më ka besuar disa herë perfaqësimin e tij n? nivel lokal e qendror.
Kurse për ju ka dhën? vendimin përfundimtar me pushkatim moral për të mos u kthyer më kurrë në sheshet e krimit.
Unë jam këtu dhe shkel i lir? çdo cep të trojeve etnike shqiptare, ndërsa ju ikanak ja mbathët si lepur, për t?i shpëtuar drejtësisë.
Ju ka tmerruar fakti që Azem Hajdari u kthye në vendlindje madhështor. U dogj skenari juaj për të shkaktuar gjakderdhje, për të kryer krime e fshehur dorën, pik?risht n? këtë ditë të shënuar për Tropojën dhe demokracinë shqiptare. Ju si një antivlerë e Tropoj?s dhe ustallarët tuaj nuk e imagjinoni dot faktin se kjo trevë heroike e Shqipëris? do të ngrejë përmendore t? tjera bijve të bijëve të saj të shquar Ali Ibrës e Mic Sokolit, Haxhi Zekës dhe Sokol Ramës, Prel Tulit, Col Delisë e Tahir Sinanit dhe heronjve të rezistenc?s antikomuniste.
Ju mbetët peng në hipotekën e piratëve të krimit duke u shndërruar n? një skllav të kohëve moderne.
Braktisët mjekësin? për t?u ber? badiguard, por pik?risht në këtë profesion u tregove tinzar dhe i pabesë duke dhën? antimodelin e atij të cilit Kreu i Shtetit i beson jetën.
Po të sjell në vemendje se modeli i këtij profesioni të vështirë është ai i Levet?s – badiguardit trim t? Skënderbeut që e shpetoi nga vdekja në betejë duke e mbuluar me trupin e tij dhe major Llesh Topallajn që dha jetën për të mbrojtur Mbretin Zog në atentatin e Vjenës nga plumbat e Ndokë Gjeloshit.
Ti solla në v?mendje këto fakte për të dëshmuar se libri është pasuria ime më e çmuar dhe dija është feja ime e vërtetë.
Nuk kam investuar për palate, vila luksoze, makina të blinduara apo skafe, por për libra. Prapa shpinës në foto n? shtëpin? time janë disa prej tyre.
I kam shkruar katër libra Izet, së shpejti do të botohen edhe dy të tjerë.
Bota mediatike vizive dhe e shkruar më ka tashmë një personazh të përhersh?m.
Ju thoni se që herët dija të këndoja dhe të kërceja, edhe për kërcimin kam marrë disa çmime kombëtare e ndërkombëtare.
Dhjetra festivale kombëtare i kam organizuar në mbarë trojet etnike që synojnë unifikimin kulturor? e shpirtëror t? Kombit Shqiptar, e sigurisht kam spikatur si producent.
Për këtë aktivitet shum?dimensional jam nderuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me titullin: “Mjeshtër i Madh”.
Në arkivin e RTSH- së ndodhen mbi 120 orë filmime dokumentarësh, ndërkoh? që n? arkivin e shtypit të përditshëm dhe google mund gjesh qindra artikuj të shkruar jo sot por për gjatë 20 viteve.
Unë jam mik i modestis?, por më duhet të ju them se kjo është përgjigja ime për ty, për kulturën time, për të cilën kam investuar një jetë të tërë.
Pikërisht tani që po shkruaj k?to rreshta shpirti i Shotës vrarë nga terrori shtet?ror 16 vjet më parë më thotë: Vëlla Azgan tregoi tellallit të krimit Haxhi Miletit se Haklajt kanë dy shekuj që e derdhin gjakun për Lirinë e Pavarësin? e trojeve etnike dhe konsolidomin e Shtetit Shqiptar.
Tregoi renegatit, idhujtarit të Hamza Kastriotit, Napolon Zervës e Haxhi Qamilit se kemi katër deshmorë t? Atdheut, dhe n? qoft? nevoja do të japim dhe të tjerë për kauzën e shenjtë të Lirisë dhe Bashkimit Kombëtar.
Motër Shotë, ti je martire dhe vendi yt ?sht? në paqen e p?rjetshme.
T? jap fjal?n q? kjo do të jet? replika e fundit me këtë bastard, të cilin Tropoja e Shqip?ria e kan? flakur me neveri në shkretëtirat e Azisë.
Ai do të ket? t? njëjtin fat si Hamza Kastrioti, i cili vdiq si lypsar në rrugët e Stambollit apo n? variantin e Judës, i cili me 30 asprat që u shpërblye për tradhëtinë ndaj Krishtit bleu një litar dhe u vetëvar.
Izet Haxhi Miletit mund t?i ndodhë me keq akoma, ashtu si Ali Kimikut t? Sadamit t?i këputet qafa në litarin e vet.
Po e mbyll poetikisht këtë epilog t? replikës me ty duke zgjedhur këto vargje të bukura nga ?Lahuta e Malësisë? të Homerit të ndjesive Shqiptare, Gjergj Fishta: “S’ashtë për burra hapsi as shkopi/
Për ta a shpata ose konopi”./Azgan Haklaj
Ambasada e Vendeve të Ulëta në Tiranë, në bashkëpunim me Pri...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas...
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur ...
Ajo konsiderohet nga shumë gra si trajtim për të shmangur rr...
Pas bërjes publike të përgjimeve të autoriteteve italiane nd...
Ishin lëvizjet e përditshme dhe të kronometruara të furgonit...
Avokati i njohur Spartak Ngjela, ka kundërshtuar analistin M...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pas sulmit të djes...
Ndërsa kryeministri Edi Rama ka prezantuar 12 prefektët e ri...
Kryeministri Edi Rama gjatë daljes së tij në një konferencë ...
Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp pa...
Nga Artur AJAZIOJF-të që veprojnë në disa qytete kryesore, p...
Kryetari i PBDKSH, Eduart Ndocaj ka marrë pjesë në takimin e...
Nga Azem ParllakuNë muajin prill kur, Aleksandar Vuçiç, sigu...
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, z. Klement Zgur...
Një person është ndaluar nga policia në Kakavijë pasi ishte ...
Analiza në degën e PD ka filluar me probleme dhe përplasje t...
I deleguari në degën e PD-së Jamarbër Malltezi në një interv...
Sekretari i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka thirrur në...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...