web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Problematikat e Opozitës

1 Nëntor 2017, 18:39, Aktualitet CNA

Nga Alban Daci

– Në artikullin tim të fundit trajtova problematikat e PD-së, që sipas këndvështrimit tim lidhen me mungesën e modernizimit të saj, përshtatja e formatit dhe strukturave me elementët e kohës, përballja me ?bojllikun? e informimit dhe mungesën dhe faktin se PD-ja mbetet akoma e fundin në llojin e saj në sistemin politik shqiptar, duke u konsideruar ?Parti masash? dhe jo parti kauzash.

Në këtë artikull do të trajtoj problematikat e Opozitës duke u zgjeruar më shumë në linjën e mendimit tim dhe nuk mund të përjashtojë vazhdimësinë e arsyetimit dhe të analizës së vazhdueshme rreth PD-së. Nuk mund ta anashkalojë as në këtë analizë argumentin PD, përderisa kjo e fundit është e vetëshpallur partia me e madhe opozitare. Çfarë nënkupton kjo do e shpjegojmë në vijim.

Opozita ka disa problematika serioze që ndikojnë drejtpërdrejti tek forca dhe pesha e saj politike, apo tek mundësitë reale që ajo ka ose duhet të ketë për të ardhur në Pushtet. Po ashtu është për tu analiza edhe optika se për çfarë e duan pushtetin dhe për çfarë duhet e nevojitet ai në të vërtetë.

Opozita, ashtu si PD-ja ka një boshllëk të madh përshtatje me ?bojllikun? e informacionit. Sot, për shkak të burimeve të informacionit, qytetarët kanë mundësi të marrin disa versione të vërtetash për një argument dhe në forma të ndryshme, kjo krijon anarki mendimi për ta dhe pa siguri vendosmërie për të marrë aksione dhe për të gjetur të vërtetën më të mirë në shërbimin e tyre. Sot, me një smartphone, me një klik, shqiptarët një lajmë mund ta lexojnë në disa forma, me disa konkluzione e me shumë analiza. Qytetarët bombardohen çdo ditë me informacione të ndryshme për të njëjtat çështje, ose edhe për çështje të ndryshme. Për nga natyra shqiptarët janë të orientuar të besojnë versionet zyrtare që lidhen me institucionet shtetërore dhe kjo lidhet me faktin se Shqiptarët kanë jetuar për më shumë se 40 në regjim diktatorial, ku e vërteta ishte e drejtë e ekskluzive e aparatit shtetëror, ose të partisë-shtet.

Çfarë po ndodh me ?bojllikun? informativ të qytetarëve dhe si sillet përballë këtij realiteti Opozita?  Opozita, duke qenë se në gjirin e saj në maxhorancë ka PD-në, e cila është e stilit të vjetër, me struktura klasike, ajo ka një mungesë koherencë përballë bumit të informacioneve që godasin çdo ditë dhe në 24 orë qytetarët. Sikur të mos mjaftonte kjo situatë, Opozita është përballë edhe një realiteti tjetër, makinerisë së egër të propagandës të pushtetit që është përshtatur mjaft mirë me ?bojllikun? e informacionit e shumë herë është promotore e këtij sistemi informimi.  Pushteti, duke qenë që ka edhe mekanizmat e pushtetit dhe influencën mbi ?median e lirë? si dhe faktin se PS-sa ka evoluar shumë mirë duke u transformuar nga ?parti masash? në ?parti kauzash?, suksesin  politik e bazon vetëm tek bumi i informacionit përmes një makineri propagande shumë efikase. PS dhe makineria e saj e pushtetit ecin në koherencë të plotë me ngjarjet ose në shumicën e rasteve i paraprijnë ato. Ndërsa, Opozita është gjithmonë e përgjumur dhe e humbur përballë realitetit të lidhjes mes ngjarjes, informacionit, analizës dhe interpretimit. PS bashkë me makinerinë e saj të pushtetit bëjnë shumë herë konferenca, deklarata, qëndrime gjatë ditës që kanë për qëllimin krijimin e ngjarjeve, manipulimin ose tjetërsimin e të vërtetës, ose posedimin e të vërtetës si realit absolut në duart e tyre. Sa herë ndodhin ngjarjen ose ka rrethana për të ndodhur diçka, Opozita është e fundit që reagon, nuk tregon energji. Ka ardhur momenti që PD dhe Opozita duhet të krijojnë një departament të fuqishëm e profesional komunikimi me qasje politike, institucionale dhe sociale që do ta orientonte qytetarin në linjën  e një alternative tjetër mbi të vërtetën. Qytetarët kanë nevojë për një kanal të fuqishëm informimit, besimit në lidhje me të vërtetat që qarkullojnë, këtë kanal duhet dhe i ka të gjitha mundësitë Opozita ta krijojë dhe të përdor. Nëse nuk e bën këtë, Opozita nuk e posedon versionin e saj të vërtetës e për pasojë nuk është e besueshme nga qytetarët për t?i besuar edhe të vërteta të tjera të rëndësishme.

Opozita nuk ka lider. Kjo opozitë ka nevojë për një lider, të vetmin që ne i themi t?i varin kambanën për të udhëhequr aksionin politik që duhet të transformohet në pushtet politik dhe në qeverisje të vendit. Përmenda me sipër, se Opozita ka një lider të vetëshpallur e këtë rast Bashën. Pse them të vetëshpallur? Sepse, sot realisht nuk kemi një Opozitë të bashkuar politikisht mbi bazën e një marrëveshje, programi, ku shkruhen si e zeza mbi të bardhë detyrimet, privilegjet dhe interesat mes subjekteve politike që janë ose duan të rreshtohen në Opozitë. Pra, realisht sot nuk kemi një Opozitë, sepse Opozita shqiptar aktualisht për mungesë të organizimit institucional dhe marrëveshjeve reciproke politike, ngjanë shumë me Italinë në kohën e qytet-shteteve, që edhe pse kishin cilësi të përbashkëta për të qenë një komb i bashkuar, ata nuk ishin sepse mungonte vullneti i bashkëpunimit politik dhe nuk ishin të gatshëm për të lënë privilegjet e tyre e tyre provinciale si sakricë për dicka më të madhe e në këtë rast, për Kombin. Kështu në këtë situatë është edhe Opozita shqiptare, ku subjektet politike për shkak të mungesës së garancive politike nga partia më e madhe PD-ja, kanë dyshime, frikë dhe paranojë të lënë privilegjet e subjekteve të tyre politike për tu bashkuar në një grupim më të madh, në një ?Front Opozitar?.

A ka sot një ?Front Opozitar?? Jo! Fronti opozitar dhe politik nuk mund të konsiderohet fakti se disa parti opozitare mblidhen në një ditë të vetme për një çështje të caktuar të aktualitetit politik, por pa hartuar një agjentë, një strategji, një program politik e mbi të gjitha pa bërë marrëveshje të mirëfillta politike ku të shkruhen si e zeza mbi të bardhë detyrimet dhe privilegjet. Po ?Fronti kundër mafias? që u krijuar para pak ditësh çfarë është? Është një tentativë e dështuar për të një opozitarizëm të mirëfilltë institucional e gjithëpërfshirës. Unë, mendoj se janë të gjitha mundësitë të ketë një front opozitar, por kjo nuk ka për të ndodhur për sa kohë nuk ka vullnet politik për të lënë mënjanë privilegjet provinciale të faktorëve në favor të diçkaje më të madhe dhe më të rëndësishme. Hapin e parë në këtë drejtim duhet ta bëj PD-ja, e cila në tavolinë duhet të ketë propozime konkrete, ide konkrete, program apo format se si duhet të jetë opozita e bashkuar. A duhet ?Opozita e bashkuar?? Sigurisht që po! Partitë Opozitare kanë përballë një PS të transformuar, evoluar dhe të pajisur me një makineri të fortë propagande dhe pushteti. Në këto rrethana, çdo parti opozitare, duke përfshirë edhe PD-në, nëse vendos të përballet e vetme përballë PS-së aktuale, ose pushtetit politik të saj është e humbur.

Forcat Opozitare duke përfshirë edhe vetë PD-në duhet t?i kushtojnë shumë rëndësi formatit dhe formave të komunikimit politik dhe komunikimit me qytetarët. Duhet të krijohen grupe të rinj që kanë njohur të mira për lidershipin dhe komunikimin dhe të  jenë në kontakte të vazhdueshme me qytetarët përmes deklaratave, qëndrimeve, opinioneve dhe forma të tjera që i përshtaten më së miri realitetit të ?bojllikut? informativë. Nuk mund që PD të kërkojë të faktorizohet dhe të sfidojë PS-në duke përdorur akoma stilin e partive të vjetra me një zëdhënëse, e cila gjatë ditës duhet të haj pica, duhet të shkoj në ?party?, duhet të bëj edhe pedagogen, apo edhe duhet të dal edhe me të dashurin. Nëse PD-ja duhet të pres dalie e një zëdhënieve për të bindur qytetarët në lidhje me versionin e të vërtetës që ata posedojnë për ngjarjen përballë një PS-je që bën qindra komunikim në formate të ndryshme e forma të ndryshme, atëherë PD-ja e ka të sigurt humbjen.





Lajmet e fundit nga