web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

BOOM- Denoncon studenti i Bujqësorit/ I vendosin 4 pa frekuentuar Universitetin

30 Tetor 2017, 19:03, Aktualitet CNA

Emisioni investigativ ?BOOM? në RTV Ora News denoncoi mbrëmjen e sotme rastin e një studenti, i cili nuk bën dot ç?regjistrimin nga Universiteti Bujqësor në Tiranë, në të cilin ishte regjistruar tre vjet më parë dhe e frekurntoi vetëm për tre muaj. Pretendimi i Universitet është se studentit i figuron në sistem një notë 4 për vitin 2015-2016 dhe për këtë arsye duhet të paguajë 300 mijë lekë. Absurdi qëndron në faktin se nota është vënë në vitin akademik kur studenti nuk e frekuentonte fare Universitetin.

Denis  Zako në  vitin 2014  u regjistrua  si student në Universitetin Bujqësor të Tiranës, pranë Fakultetit të Shkencave Pyjore.

Gjatë vitit  shkollor 2014-2015, Denisi shkon në Universitet vetëm një muaj,  ku ka frekuentuar me shkëputje 3 lëndë. Pas kësaj nuk e ka frekuentuar me shkollën dhe i ka ndërprerë studimet.

Në tetor të këtij viti, dmth 3 vite më pas, Denisi u regjistrua në një Universitet privat dhe shkoi për të marrë në Universitetin Bujqësor ç?regjistrimin, të cilin nuk arriti ta merrte me pretendimin se në sistem i del një notë 4 të cilën e ka marrë në vitin shkollor 2015-2016, dhe për këtë arsye duhet ti paguaj Universitetit 300 mijë lekë.

Sipas të riut, absurdi qëndron në faktin se si mund të marrë një notë gjatë këtij viti kur nuk ka frekuentuar asnjë lëndë, dhe nuk ka qenë prezent në shkollë.

Denis Zako: U regjistrova  në shkollë në vitin 2014 e frekuentova një muaj dhe e lashë. Pas 3 vitesh doja të regjistrohesha në një Universitet tjetër, erdha për të marrë ç?regjistrimin, më thanë paraqitu te Financa. Më thanë duhet të paguash 300 mijë lekë se në vitin shkollor 2015 -2016 ke një notë 4 në sistem. Po si mund të më vendoset nota 4 kur unë në këtë vit  rezultoj se nuk kam frekuentuar asnjë lëndë? Sipas dokumentave të shkollës unë paskam 10 pikë gjatë këtij viti dhe një notë, ndërkohë që nuk e kam frekuentuar asnjë ditë?

Zv/Dekani: Më provo të kundërtën me foto ose vulë në pasaportë

Çudia më e madhe është fakti që studenti nuk e ka marrë notën gjatë vitit shkollor 2014-2015 gjatë të cilit ka frekuentuar 3 lëndë, por në vitin shkollor  2015-2016 gjatë të cilit nuk rezulton të ketë frekuentuar asnjë lëndë por i ka dalë një notë 4 në sistem.

?BOOM? shkoi së bashku me Denisin për të takuar zv Dekanin e Universitetit, me shpresën për të marrë një zgjidhje.

Gazetarja- Për këtë problemin e çrregjistrimit na kërkohet 300 mijë lekë, ndërkohë që s?kemi paguar asnjë lloj tarife. Nuk ka qenë frekuentues, ndërsa në vitin 2016 i kanë vënë një 4 në sistem.

Zv/Dekani- Në qoftë se zysha ty të ka vendosur 4 ti ke qenë i pranishëm.

Studenti- Aty nuk thotë që kam frekuentuar lëndën, se kam frekuentuar lëndën,vetëm ke marrë 4 në provim.

Gazetarja- Te provimi që ju pretendoni se ka qenë, mund ta marrim dokumentin e provimit?

Zv/Dekani- Si mbajmë 10 vjet ne provimet, ajo eshtë bërë para 2 vjetësh. Në qoftëse zysha e ka e ka. Ajo e ka 6 muaj maksimumi ruhen ato.Për mua ti ke ardhur, ke bërë provimin dhe tani gënjen, thua nuk kam ardhur. Për mua, nuk kam prova për këtë, ke marrë 4 në procesverbal për mua mjafton.

Studenti- Te ajo lëndë thotë ke marrë 10 pikë gjatë vitit, ku i kam marrë 10 pikë gjatë vitit, ku i kam marrë këto 10 pikë mund të mi tregoni ku i kam marrë? Se unë as nuk kam qenë në shkollë, nuk thotë që ke frekuentuar.

Zv Dekani- Ore ti mund të kërkosh më trego planimetrinë e kësaj godine se unë dua të di se ku e bëj mësimin. Nuk mundet të japim ty ne çdo lloj dokumenti që kërkon. Ke qenë i pranishëm dhe ke marrë notën 4 deri në momentin që ti nuk më vërteton të kundërtën, atëherë nuk ke zgjidhje.

Gazetarja-Si mund ta vërtetojmë të kundërten?

Zv/Dekani-E vetmja mundësi është që ky të ketë një video të asaj date, të asaj ore që ka qenë në një vend tjetër. Të ketë vulë në pasaportë që ka qënë jashtë shtetit, nuk e di një gjë e tillë.

Studenti- Pse ti kem unë këto dhe mos ti ketë shkolla, kur shkolla e ka për detyrë të më tregojë që ti ke qënë në provim ja ku është.

Zv/Dekani-Mos do të bëj fotografi unë ty kur vjen në provim?

Studenti- Jo, të ruash provimin. Tani unë duhet të ruaj veten time gjatë gjithë kohes ku jam në 17 shkurt.

Zv/Dekani- Po ti do ta bësh këtë vetëm në qoftë se je me paramendim, me mendje të keqe, që do me bo pislliqe.

Sipas zv/Dekanit, e vetmja mënyrë për ta vërtetuar që studenti nuk ka qenë prezent, është që të ketë një video të asaj date, të asaj ore që ka qenë në një vend tjetër ose të ketë vulë në pasaportë që ka qënë jashtë shtetit atë dite.

Dekani i Universitetit: Kuptoj shqetësimin por nuk e ndryshoj dot

BOOM iu drejtua më pas Dekanit të Universitetit Bujqësor, për ta pyetur se si është e mundur të marrësh një notë gjatë një viti që nuk ke qenë asnjëherë prezent.

Studenti- Kam një javë që vij këtu.Nuk kam dhënë provim,dhe emri im nuk ishte fare te kjo letër që duhet të futesha në provim se nuk kam kryer asnjë pagesë.Dhe siç thoshte zysha ti ke bërë pages prandaj ka ardhur emri mora vërtetimin që nuk kam kryer asnjë pagesë për vitin 2014-2015,dhe nuk ma japin. Thonë që ti ke qenë në provim kemi procesverbal, ndërkohë që Drejtoresha e Financës thotë ti nuk duhet të futeshe fare te ky vit dhe nuk duhet ta kishe emrin fare në provim. Po edhe nëse ti futesh, ne nuk ta hedhim notën e provimit.Pse unë duhet ti paguaj lekët?

Dekani- Pretendimi juaj kush është?

Studenti- Pretendimi im është që unë nuk kam qenë në provim.

Dekani- Pra pretendimi juaj është ju nuk keni qënë në provim,apo nuk keni frekuentuar lëndën, apo nuk keni detyrime?

Studenti- Të treja, të treja.

Dekani-  Pra pretendimi juaj, nuk kam frekuentuar këtë lëndë.

Studenti- Dhe nuk kam hyrë në provim dhe nuk kam detyrime.

Dekani-  Po që se nuk ke frekuentuar lëndën, në parim nuk duhet të hysh në provim. Mund të më thuash mua si e mbështet ti këtë pretendim?

Studenti-Patjetër, unë e mbështes te këto letra që thotë Denis Andrea Zako në 2014-2015 vërtetojmë se studenti nuk ka kryer pagesë për vitin 2014-2015 dhë në qoftëse nuk kryej pagesë nuk futem në provim. Pra mund të futem por nota nuk hidhet.Pastaj prap vitin tjetër unë vij si student ne 2015-2016-tën thotë kjo letër dhe futem në një provim kur unë nuk kam kryer pagesë, tarifë shkolle.Si mund të marr notë në provim, këtë dua të di?

Dekani- Nuk e di si ka funksionuar sistemi në atë kohë.

Gazetarja- Ne nuk duam të paguajmë 300 mijë lekë në momentin që ky nuk ka qenë frekuentues.

Dekani- Unë e kuptoj shqetësimin tuaj,pa diskutim. Mund të them of records që unë nuk shoh arsye përse duhet vënë ky kusht i tillë. Por kushti është vënë dhe është i shkruar,pra nuk e ndryshoj dot as unë as ju. Dhe ajo zyrë nuk e shkel dot, sepse nesër dhe kjo është problematika që ne kemi një nga problematikat e mëdhaja me Kontrollin e Shtetit. Kontrolli i Shtetit sa herë vjen, rreshti i parë që shkruan thotë, shkelje administrative pse nuk keni mbledhur tarifat e shkollimit. Kjo është rreshti i parë që Kontrolli i Shtetit shkruan në çfarë do lloj rasti që vjen këtu. Gjëja e parë që shkruhet, hapen letrat dhe thotë: Ky student që s?ka paguar, kaq studentë dëmi ekonomik është bërë kaq e me rradhë.

Financa: Nuk kalon dot në vitin tjetër pa bërë pagesën e shkollës

Vlen të theksohet se gjatë vitit 2014 në këtë Universitet ka qenë një tjetër dekan dhe shpesh këto janë probleme të mbartura që nuk kanë të bëjnë me drejtuesit aktual.

Gjithësesi ka një llogjikë të thjeshtë: Pse duhet të paguaj një student për një shërbim që nuk e ka marrë, pasi ai nuk e ka frekuentuar shkollën?

Dhe si ky student ka me qindra.  Ligji duhet të përcaktojë qartë që pagesa të kryhet nga studentë që marrin shërbimin e ofruar nga shkolla, sepse është absurd fakti që vetëm nga regjistrimi i emrit të lind detyrimi i pagesës pa marrq asnjë shërbim.

Tani e gjithë çështja është a mund ti vendoset notë studentit në sistem nëse ky i fundit nuk ka bërë asnjë pagesë? Këtë përgjigje e jep Financierja.

Studenti- Mund të futem në provim pa bërë pagesën?

Financa- Në momentin që ti në sistem figuron pa pagesë, nuk ka shanse të vihet nota.

Gazetarja- Viti akademik 2014-2015 ka frekuentuar 3 lëndë, nuk është futur në asnjë provim,dhe nuk ka bërë asnjë pagesë. Në vitin 2015-2016 del që në sistem ka notën 4. Tani pyetja ime është kjo, nëse nuk bën asnjë lloj pagese mund t?i kalojë nota 4?

Financa- Jo, me rregull jo.

Gazetarja- Si rregull jo.

Financa- Neve si finance nuk kemi çfarë të bëjmë më tepër. Çështjen e ka në dorë pedagogu i asaj lënde. Fakti që ka dalë procesverbal me 4 kur nuk ke bërë pagesë, nuk ka kuptim.Aq më shumë që s?ke bërë pagesë as në 2014-2015 dhe si mund të kalosh ti në 2015-2016-tën pa bërë pagesën. Po nuk ka shanse të kalojë student në vitin tjetër pa bërë pagesën. Mund të ketë marrë edhe gjithë kreditet.

Gazetarja- E kuptova. Se për këtë nuk ishim të qartë a kalon nota pa bërë pagesën apo s?kalon?

Financa- Me rregull jo. Ai djali ku nuk ka shkuar te Zv Rektori për mësimin, po s?bëri dhe ai gjë, nuk e di kush mund të bëjë tjetër.

Gazetarja- Ne deshëm një shpjegim nga financa për të ditur në mënyrë ligjore që kalohet apo s?kalohet nota?

Financa- Si rregull jo.

Financierja foli qartë që nëse studenti nuk paguan atij nuk mund ti hidhet asnjë notë në sistem.

Pra si ka ndodhur që edhe pa bërë asnjë pagesë, nota është hedhur?

Për me tepër, sipas financieres nuk ka mundësi të kalojë studenti në vitin tjetër pa bërë pagesën.





Lajmet e fundit nga