web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-kreu i SHISH: Ajazi iku me kompromis

30 Tetor 2017, 17:32, Aktualitet CNA

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi i ftuar në studion e televizionit Report Tv, ka komentuar dorëheqjen e Visho Ajazit nga drejtimi i Shërbimi Informativ Shtetëror.

Klosi u shpreh se dorëheqja e tij nga ky posti është e papritur, ndërsa shton se është edhe e papranueshme.

Sipas tij, ai kurrë nuk do të jepte dorëheqje, kjo pasi është e papranueshme në kushtet kur je korrekt me shërbimin dhe detyrën.

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, ka hedhur dyshimet mbi një kompromis të mundshëm që fshihet pas kësaj dorëheqje. Ndërkohë kujtojmë se pak më parë CityNews.al, raportoi që ka një pazar mes ish-kreut të SHISH, Visho Ajazi dhe kryeministrit Rama, në këmbim të hapjes së krahut për kontrollin e Ramës nga SHISH.

Visho Ajazi mund të emërohet ambasador në një vend perëndimor. /CityNews





Lajmet e fundit nga