IKMT me dorë të hekurt/ Gjobit kompaninë Gjikuria për ndotje në Palasë
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ...
Përurimi i shtatores së Heroit të Demokracisë, Azem Hajdarit i cili u zhvillua në Bashkinë e Tropojës morrën pjesë personalitete të rëndësishme të vendit dhe trojeve shqiptare.
I pranishëm në ceremoni edhe ish-kryeministri Sali Berisha si dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha në fjalën e tij u shpreh se ?Kam ardhur me gëzim dhe dëshirë të madhe në këtë festë të bukur, kthimin e Azem Hajdarit në Tropojën e tij të shtrenjtë. Këto male janë plot me heroizëm dhe lavdi.?
Mes të tjerash Basha u shpreh se “si udhëheqës politik Azem Hajdari i përket Partisë Demokratike të Shqipërisë, themelues dhe kryetari i parë i së cilës ishte. Demokratët janë dhe do të jenë përherë mirënjohës dhe krenarë me prijësin e tyre të orëve të para, me tribunin e tyre të pavdekshëm. Si heroi i demokracisë Azemi i përket gjithë Shqipërisë, i përket gjithë kombit.”
Fjala e plotë e Bashës:
Shumë të dashur qytetare dhe qytetarë të Tropojës,
Miq, të afërm, familjarë të Azem Hajdarit,
Të dashur Fatmira, Rudina, Kiri dhe Azem,
I nderuar z.kryetar i Bashkisë,
I nderuar Dr.Berisha,
Të nderuar deputetë dhe personalitete të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Luginës së Preshevës,
Shkelqësi ambasadorë, anëtarë të trupit diplomatik, bashkëqytetarë të Azem Hajdarit,
Zonja dhe zotërinj,
Kam ardhur me gëzim dhe dëshirë të madhe në këtë festë të bukur, në këtë ditë solemne të rikthimit të përjetshëm të Azem Hajdarit, në vendlindjen e tij të dashur, në Tropojën e tij të shtrenjtë.
Këto male, e di janë plot me heroizëm dhe lavdi shqiptare që shkon thellë në histori. Azem Hajdari është heroi më i ri, është një maje e lartë e këtij panteoni të historisë e kombit tonë. Ai është udhëheqësi i Lëvizjes Studentore demokratike dhe intelektuale të Dhjetorit 1990.
Tropojës i takon nderi t?i ketë dhënë kësaj lëvizje historike që hapi epokën e demokracisë europiane në Shqipëri edhe liderin e Studentëve të Dhjetorit, Azem Hajdarin, edhe liderin historik të demokracisë shqiptare Sali Berishën.
Azem Hajdari e shënoi hapjen e epokës së re të demokracisë shqiptare, e shënoi që nga çasti kur në emër të studentëve që u ngritën bashkë me të dhe me thirrjen e tij kundër diktaturës komuniste kërkoi vendosjen e pluralizmit politik në Shqipërinë e telave me gjemba e deri kur armiqtë e lirisë e goditën pabesisht, për ta ndarë në mes të një rruge të gjatë betejash, arritjesh, sfidash dhe sakrificash nga gjiri ynë. Beteja, sakrifica dhe sfida për të ruajtur busullën dhe kursin perëndimor të demokracisë së brishtë shqiptare.
Azem Hajdari është nga brumi i atyre heronjve që me kalimin e kohës e tresin brenda emrit të tyre çdo epitet që mund të thuhet për ta.
Azemi është uragani, është tribuni, është guximi, është trimëria, është frymëzimi, është liria, është shqiptaria.
Emri i tij është personifikimi i këtyre vlerave që mishërojnë dhe lartësojnë njeriun, shqiptarin, atdhetarin.
Si bir i familjes ku i lind dhe i krahinës ku u rrit, Azem Hajdari ju përket ju, i përket Tropojë dhe ju jeni krenarë për birin tuaj. Si udhëheqës politik Azem Hajdari i përket Partisë Demokratike të Shqipërisë, themelues dhe kryetari i parë i së cilës ishte. Demokratët janë dhe do të jenë përherë mirënjohës dhe krenarë me prijësin e tyre të orëve të para, me tribunin e tyre të pavdekshëm. Si heroi i demokracisë Azemi i përket gjithë Shqipërisë, i përket gjithë kombit.
Sa më shumë shkon koha, Azem Hajdari fiton përmasat e një figure politike të papërsëritshme, që afron, që bashkon, që frymëzon me shembullin dhe veprën e tij.
Shqiptarët i detyrohen shumë me mirënjohje dhe nderim për gjithçka bëri e dha për lirinë e të gjithëve ne.
Duke i prirë betejës së madhe fisnike dhe heroike për lirinë e të gjithëve Azemi fitoi përjetësinë. Ky është fati i luftëtarëve të lirisë. Kjo përmendore që ngrihet sot në nderim të tij është vetëm njëra prej përmendoreve në mbarë vendin, në mbarë kombin.
Në fakt përmendoren më të madhe të Azemit e kemi e në zemrat dhe mendjet tona. Këtu në zemrat dhe mendjet tona Azem Hajdari vazhdon të na ndriçojë rrugën. Këtu në mendjet dhe në zemrat tona Azemi na flet sikur të ishte i gjallë. Sepse këtu është dhe do të mbetet i gjallë përherë.
Në mendjen dhe në zemrën time, në mendjet dhe zemrat e mbarë rinisë shqiptare kujtimi i ndritur i Azem Hajdarit vjen me mesazhin e gjallë e frymëzues se Liria nuk është një dhuratë e përjetshme, se liria u përket atyre që e duan dhe e çmojnë si më të shtrenjtën gjë në jetë, se Liria shërbehet e duhet të shërbehet me përkushtim e sakrifica. Se liria fitohet e mbahet me beteja duke shkuar çdo ditë në luftë për të. Se liria është mision për drejtuesit politikë.
Ky është Azemi i pavdekshëm i mendjeve dhe zemrave.
Por sa bukur ta shohim sot në një vepër arti, në një përmendore si kjo që u lartësua në qytetin e tij të lindjes. Kështu kthehen heronjtë. Do ta keni në mesin tuaj, do të zgjoheni e ngryseni me të, me bashkëqytetarin tuaj të përjetshëm.
Tropoja është sot më e bukur me përmendoren e Azem Hajdarit.
Mirënjohjen time për artistin Isa Baliaj.
Urime gjithë qytetarëve, e qytetarëve të Tropojës,
Zoti e bekoftë Tropojën e demokracisë!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Zoti i bekoftë shqiptarët!
Ju faleminderit!?
Burime për CityNews deklarojnë së Drejtori i Agjencisë Rajon...
Sot në Tropojë u zhvillua ceremonia e përurimit të shtatores...
Mbrëmjen e sotme në orën 21:00 kryeministri i vendit Edi Ram...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahai është paraqitur në Pr...
Një aksident me pasojë vdekjen e një 55-vjeçari ka ndodhur d...
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka marrë pjes...
Partitë kryesore politike në Shqipëri, PD dhe PS kanë fillua...
Avokati Spartak Ngjela në një postim në rrjetet sociale ka d...
Një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore është arrestua...
Gazetari Artan Hoxha ka folur ekskluzivisht për Citynews në ...
Në një nga autobusët urban të Tiranës ka plasur sherri mes ...
Pas deklaratës së kryeministrit Rama sa i përket aksesit në ...
Nga Italia vjen një lajm i mirë për industrinë e peshkimit n...
Pas ushtrimit të kontrollit të banesës së ish-ministrit të B...
Sot në Tropojë u përurua shtatorja madhështore e Heroit të D...
Ish-shefi i Antidrogës në Policinë e Vlorës, Dritan Zagani k...
Një tjetër video pritet të “turbullojë” më tej skenën politi...
Avokati Saimir Vishaj, gjatë një prononcimi për gazetën SOT,...
Dy ditë më parë Policia e Tiranës shkatërroi një rrjet prost...
Pas arrestimit të anëtarëve të bandës “Habilaj” në Itali, pë...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...