web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapet i riu me dy mina me telekomandë gati për shpërthim

27 Tetor 2017, 11:36, Aktualitet CNA

Një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore është arrestuar pasditen e së enjtes në Tiranë.

Një 30-vjeçar nga Librazhdi është vënë në pranga me dy mina C4 të telekomanduara.

Raportohet se të arrestuarit  me inicialet T.G i është sekuestruar dhe një sasi prej rreth 300 gramësh kokainë.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, dy minat C4 të lidhura me telefon që telekomandohen në distancë do të përdoreshin për një ngjarje kriminale.

Policia po punon edhe për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./CityNews





Lajmet e fundit nga