web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Habilajt”/ Saimir Tahiri do dëshmojë në Prokurori

27 Tetor 2017, 10:34, Aktualitet CNA

Pas ushtrimit të kontrollit të banesës së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Prokuroria për Krimet e Rënda ka kërkuar që Tahiri të dëshmojë në lidhje me dosjen e bandës së Habilajve.

Prokurori Besim Hajdarmataj i ka kërkuar ish-ministrit Tahiri të paraqitet në ambjentet e organit të akuzës, ku do dëshmojë për lidhjet e dyshuara të tij me bandën e Habilajve.

Ditën e djeshme  katër oficerë të policisë gjyqësore u  paraqitën tek shtëpia e ish-ministrit Saimir Tahiri për të kontrolluar rreth dy orë banesën, pas urdhërit të Prokurorisë.

Kujtojmë këtu se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri më parë është shprehur i gatshëm për tu hetuar.





Lajmet e fundit nga