Zbardhen të tjera detaje/ Gjenden 3 armë në stanin ku fshihej Braçellari
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Emisioni investigativ ?BOOM? në RTV Ora News denoncoi mbrëmjen e sotme mosdëmshpërblimin e fermerëve të Vlorës për serat të cilat u dëmtuan nga përmbytjet e dy viteve më parë. Këta fermerë janë dëmtuar vetëm për dëmet në kulturat bujqësore, ndërsa lidhur me shkatërrimin e infrastrukturës dhe pse asokohe Drejtoria e Bujqësisë përllogariti dëmin së bashku me faturën, Ministria e Bujqësisë e hoqi fare.
Në tetor të 2015, 2 vjet më parë, në Vlorë dhe Fier pati përmbytje të mëdha, pas daljes nga shtrati të lumit Vjosa. Dëmet në bujqësi dhe blegtori ishin të mëdha.
Në atë kohë kryeministri Rama shkoi vetë dhe çoi lopë e qingja në zonat e përmbytura.
Gjatë asaj kohe, ai udhëtoi shpesh drejt zonave të përmbytura ku garantoi se llogaritë janë bërë për çdo dëm dhe premtoi se ata do dëmshpërblehen për çdo dëm dhe se serat e dëmtura nga përmbytja do të rindërtohen duke i bërë ato më të mira se ato që ishin.
Premtimi: Serat e rindërtuara në standarde më të larta se ekzistueset
Rama: Ne kthyem 100% çdo kokë bagëti. Ne u angazhuam drejtpërdrejtë me Bashkimin Europian për të na mbështetur me një financim të konsiderueshëm, nga njëra anë në aspektin e rindërtimit të infrastrukturës nga ana tjetër për të dëmshpërblyer financiarisht të gjithë ata fermerë të cilët humbën prodhimet e tyre.Llogaritë i kemi bërë të gjitha ne dhe pjesë pjesë të gjitha do t`i kompensojmë.Serat e dëmtuara nga përmbytja do të rindërtohen me një projekt që synon dhe do të arrijë përmes ekspertizës me të mirë dhe financimit të plotë të projektit, që serat e rindërtuara të jenë në standarde shumë më të larta se ato ekzistueset.
Ne foto: Permbytjet ne Novosele ne vitin 2015
Denoncimi i fermerit nga Novosela që iu shkatërrua sera
Por çfarë ka ndodhur realisht? Në emisionin BOOM, djali i Dervish Balilit nga komuna Novoselë thotë se nuk ka marrë ende dëmshpërblimin.
Ai tregon se ishte kthyer nga emigracioni për të investuar në ndërtimin e disa serave në tokën e babait të tij, sera të cilat u përmbytën dhe dëmi për shkatërrimin e insfrastrukturës së tyre, pra ai që u quajt dëm në zërin plasmasë, u vlerësua 4 milion lekë të vjetra, të cilat nuk i ka marrë.
Këto dëmshpërblime janë ndarë në dy pjesë, dëme në kulturë bujqësore, pra në artikujt e mbjellë dhe dëme në infrastrukturë.
Dëmet për të mbjellat janë dhënë dhe zotëria ka marrë 550 mijë lekë, por 4 milion lekë për dëmin e prishjes së serës s`i ka marrë.
Ne foto: Sera e demtuar e fermerit
Denoncuesi: Kam një problem me serat që u përmbytën në vitin 2015.Gjatë përmbytjes ne na u bë gjithë ai dëm. Kam procesverbale, letrat sa është dëmshpërblimi që ka nxjerrë Drejtoria e Bujqësisë Vlorë. Nga ato lekë nuk kam marrë asnjë lekë. Ju drejtova emisionit ? BOOM? për këtë problem që mund ta zgjidhim së bashku. Dëshpërblimi u çmua 4 milion lekë. Nga serat nuk kam marrë asnjë lekë. Te Drejtoria e Bujqësisë kam vajtur, ata thoshin bëni kërkesë në Tiranë, e ka AZHBR-ja. I kemi nisur, se kemi ne në dorë.
Gazetarja: Nga kjo listë ka pasur persona në dijeninë tuaj që kanë marrë lekë?
Denoncuesi: Dy tre veta me sa njoh unë i kanë marrë lekët. Dëmet janë të mëdha, serat që atëherë akoma se kanë marrë veten. Unë punoj në bujqësi. Kam ardhur nga Italia për të punuar këtu në bujqësi.
Ne foto: Demshperblimi qe duhet te merrte fermeri
Drejtori i Bujqësisë: Faturën 4 mln lekë për plasmasin ia kemi nisur Ministrisë
BOOM kontaktoi në telefon Drejtorin e Bujqësisë në Vlorë, i cili thotë se dëmet janë përllogaritur nga ana e Drejtorisë së tyre dhe i janë përcjellë Ministrisë së Bujqësisë që dy vjet më parë. Kjo e fundit, ka bërë ndryshime, rillogaritje dhe reduktime.
Reduktim ka pasur në zërin e parë, dëm në të mbjella, e cila ka qenë llogaritur për 85 mijë lekë të reja, po zotëria ka marrë vetëm 55 mijë, kurse dëmin në plasmas për sera e kanë hequr fare nga lista e dëmshpërblimeve.
Drejtori i Bujqësisë: Ky zotëri, Dervish Balili, ka pasur të dëmtuar një dylym perime në masën 85 mijë lekë dhe ne besojmë që këto lekë i ka marrë, nga Tirana flasim.Dhe përveç kësaj ka pasur dëmtim plasmasi dhe rikonstruksion, vlerësuar nga ana jonë në masën 400 mijë lekë të reja. Bashkë me të janë dhe 5 fermerë të tjerë që nuk besoj t`i kenë marrë. Ne kemi bërë këto përllogaritje dhe këto përllogaritjet tona, Ministria që është unik, që bën politikat, i ka marrë rast pas rasti dhe ka bërë rillogaritje, ka bërë reduktime?.
Gazetarja: Po përse nuk i kanë marrë këto?
Drejtori i Bujqësisë: Sepse ne nuk e dimë. Sepse ne i kemi çuar në Ministri. Ministria ka bërë përllogaritjet me ata të FAO-s,i ka çuar në AZHBR në Tiranë dhe janë ata që merren me këtë punë. Detyra jonë ishte deri në këtë fazë. Dhe ne kemi dy vjet që i kemi dërguar. Pastaj u bë një paketë unike në gjithë Ministrinë dhe atje u ngrit një grup pune me përfaqësues të FAO. Lëre çfarë shikojnë njerëzit ëndrra. Aq sa është mbajtur procesverbali atje në atë moment?
Gazetarja: Po Drejtoria juaj në bashkëpunim me Ministrinë nuk i ka dhënë as këto 4 milion që i ka çmuar dëmin?
Drejtori i Bujqësisë: Nga ana jonë është bërë gjithë kjo punë që shikoni ju dhe ne kemi dy vjet që i kemi dorëzuar.
Gazetarja: Po, po gjithë ajo punë për të marrë këto lekë është bërë.
Drejtori i Bujqësisë: Ne kemi bërë këto përllogaritje dhe këto përllogaritjet tona Ministria që është unik, që bën politikat, i ka marrë rast pas rasti dhe ka bërë rillogaritje, ka bërë reduktime?
Ministria e Bujqësisë: Se përfshiu metodologjia
Për ta konfirmuar atë që tha Drejtori i Bujqësisë Vlorë, BOOM pyeti zyrtarisht dhe Ministrinë e Bujqësisë e cila u shpreh se bazuar në metodologjionë për llogaritjen e granteve të kompensimit në vlerën e përllogaritjeve nuk përfshihen dëmtimet në infrastrukturën bujqësore.
Mirëpo Ministria thotë nisur nga metodologjia nuk janë bërë përllogaritje për dëmtimin e serës së zotërisë në fjalë.
Në fakt, e vërteta është që përllogaritja është bërë ka dalë dhe vlera, pastaj Ministria e ka hequr.
Ministria e Bujqësisë: ?Në përgjigje të shkresës tuaj nr.1590, datë 21.09.2017 ?Kërkesë për informacion?, lidhur me ankesën për Z.Dervish Balili, nga fshati Bishan, Komuna Novoselë, Qarku Vlorë, ju sqarojmë se, bazuar në Metodologjinë për përllogaritjen e Granteve të Kompesimit, paragrafi ?Niveli i kompesimit?, pika 4, në vlerën e përllogaritjeve nuk përfshihen dëmtimet në infrastrukturë bujqësore, humbjet në vlerën e shtuar, mekanika e pajisjet bujqësore dhe toka bujqësore.Në këtë kuadër, meqënese plastmasi në serra nuk ka qenë pjesë e Metodologjisë së miratuar, nuk janë kryer përllogaritje për dëmtimin Z. Balili?.
Meqenëse Agjencia që ka dhënë lekët për të dëmtuarit ka qenë Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, BOOM pyeti në lidhje me këtë problem dhe këtë institucion.
AZHBR në përgjigjen e saj thotë se Projekti i Rimëkëmbjes nga Përmbytjet? është financuar nga BE (90%) dhe Qeveria Shqiptare (10%) .
Fermeri Dervish Balili ka qenë miratuar nga MBZHRAU me numër rendor 395 për shumën 455,000 lekë. Në këtë shumë përfshiheshin dëmshpërblime për kulturën spinaq në vlerën 55,000 lekë dhe plasmas në serë për shumën 400,000 lekë.
AZHBR thotë se i janë drejtuar sektorit të projekteve në Ministrinë e Bujqësisë për fondin prej 400 mijë lekësh të reja, dhe përgjigja ka qenë ?Plasmasi në serra nuk do të paguhet, bazuar në vendimarrjen e ekspertëve të fushën në MBZHRAU.
AZHBR: ?Projekti i Rimëkëmbjes nga Përmbytjet? i financuar nga BE (90%) dhe Qeveria Shqipëtare (10%) implementohet nga disa institucione, që kanë përgjegjësi të ndara, si më poshtë:Listat e detajuara me dëmet për secilin përfitues, janë hartuar nga Autoritetet Lokale mbi bazë të dokumentacionit të ofruar nga Komisionet Lokale të Vlerësimeve, në kohën e përmbytjes.Për përpunimin e listave të kompensimit bazuar në të dhënat mbi dëmet, MBZHRAU kryen:Zhvillimin e një metodologjie për përllogaritjen e Grantit të Kompensimeve me asistencën e FAO-s;Në mënyrë zyrtare listat e miratuara për Kompensim, të firmosura nga Ministri i MBZHRAU-së dorëzohen pranë Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, e cila kryen transferimin e fondeve nga llogaria e nivelit të dytë (90%) dhe buxheti i shtetit (10%) tek llogaria e përfituesit.Fermeri Dervish BALILI ka qenë miratuar nga MBZHRAU me numër rendor 395 për shumën 455,000 lekë.
Në këtë shumë përfshiheshin dëmshpërblime për kulturën spinaq në vlerën 55,000 lekë dhe plasmas në serë për shumën 400,000 lekë.Nga verifikimi në AZHBR, përpara disbursimit të dëmshpërblimit, u konstatua që zëri dëmtim plasmasi në serë nuk është objet i përfitimit të dëmshpërblimit, pra nuk është në metodologjinë e miratuar nga MBZHRAU.Mbështetur në Manualin Operacional, të miratuar nga Ministri, AZHBR, me e-mail datë 8 Qershor 2016, i është drejtuar Sektorit të Projekteve në MBZHRAU, duke evidentuar që plasmasi i serave nuk është e përfshirë në metodologji, pra si do të veprohet. Me e-mail datë 9 Qershor 2016, ky sektor kthen përgjigje se:?Plasmasi në serra nuk do të paguhet, bazuar në vendimarrjen e ekspertëve të fushën në Min.Bujq.ZHvillimit Rural dhe Administrimit te Ujrave.?
Përfundimi, jo vetëm serat që s`u rindërtuan, por as lekët e plasmasëve, që në fillim u llogaritën si dëm, nuk u dhanë për të përmbyturit e Vlorës.
Ish-themeluesi i Partisë Demokratike, Arben Imami, ka koment...
Pas aksidentit të ndodhur ditën e djeshme në aksin Korçë-Pog...
Ish-themeluesi i Partisë Demokratike, Arben Imami, i është p...
Një aksident mësohet të ketë ndodhur ditën e djeshme, ku 2-v...
Arben Imami, ish-themelues i PD-së, një nga ministrat e rënd...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Kryeministri Rama ka mbledhur për herë të parë që nga krijim...
Ishte përfolur shumë kohët e fundit për një shtatëzani të mu...
Ish-efektivi i Antidrogës së Fierit, Antonio Nazeraj, gjatë ...
Me sa duket kryetari i Partisë Demokratike, ka një skenar e ...
Gjykata e Lartë ka shpallur moskompetencë për çështjen “Dosh...
Vijon riatdhesimi i shqiptarëve të cilët kohë më parë kanë k...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, raporton se ka asgjësuar 231...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, në la...
Vijon zbatimi i planit operacional “Për parandalimin dhe god...
Autoriteti i Mediave Audiovizive, me anë të një njoftimi për...
Një shtetas italian është ndaluar nga policia kufitare e Kak...
Në një postim në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Social...
Ish-oficeri i Antidrogës, Antonio Nazeraj, në përmbyllje të ...
Që prej datës 18 tetor të gjithë shqiptarët mund të aplikojn...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...