web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryetari i Bashkisë Korçë jep lajmin e mirë për qytetarët

17 Tetor 2017, 10:45, Aktualitet CNA

Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale, kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo ka bërë të ditur se KKT ka miratuar projektin për terminalin e ri të autobusëve në qytetin e Korçës.

Në postimin e tij, Filo bën të ditur se brenda këtij viti do të fillojnë punimet për realizimin e këtij projekti, i cili do të lehtësojë trafikun në këtë qytet.

Gjithashtu Filo thekson se ky është një tjetër premtim që do të kthehet në realitet./ CityNews





Lajmet e fundit nga