web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deputetja e LSI-së kërkon dorëheqjen e Ramës

17 Tetor 2017, 09:55, Aktualitet CNA

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, pyet kreun e qeverisë, përse nuk ka reaguar lidhur me arrestimin e Moisi Habilajt në Itali.

?Kryeministri që ka koment për çdo gjë, që merr në gjyqe publike punonjësit e thjeshtë vetëm se kanë bark të madh e nuk plotësojnë shijet e tij estetike, pse nuk ka thënë ende një fjalë për trafikantin Moisi Habilaj dhe kushëririn e tij ministrin e brendshëm??, shkruan Mehmetaj.

 Sipas Mehmetaj hetuesit italianë dhe media aty kanë folur e shkruar gjatë për sasinë e jashtëzakonshme të drogës që është prodhuar dhe trafikuar nga Shqipëria dhe mbi të gjitha për lidhjen e trafikantëve me policinë e shtetit dhe ministrin e kryeministrin.

Më tej ajo shprehet  se kryeministri ka rënë, dhe duhet të japë dorëheqjen para se populli ta heqë pa mëshirë./CityNews





Lajmet e fundit nga