Furtuna në administratë/Ja drejtoritë që shkrihen
Ristrukturimi i thellë i të gjitha degëve të qeverisjes prit...
Ajo që të bën përshtypje në këtë rastin e Këlcyrës, ku një shoqëri e tërë dënon masakrën mjedisore mbi lumin Vjosa, por edhe një tërësi webesh etj., është heshtja opozitare. Thuajse gjithë ato webe që janë në urdhrat e opozitës, merren me çështje tekanjoze, gërr-vërret e tyre. Dhe atë zhurmën karakteristike të langojve që vetëm lehin, se, për të kafshuar as që dinë ta bëjnë. Kurse për ato qeveritare…, nuk habitem, pasi dihet, tek ne, jep ca lek dhe i ke rrugët e hapura. Kjo kulturë e mbrapshtë na është ngjizur keq, aq sa sot na ka verbuar jo vetëm sytë por edhe mendjen.
Përshembull Monika Kryemadhi ka hallin se përse kanë hequr nga dogana një këngëtar. Sipas saj një vlerë e shoqërisë sonë etj. Por çfarë të thuash. Nga t’ia gjesh fillin lëmshit shqiptar. Ekzistenca e emrave fiktiv në borderot e shtetit është një gangrene që po bluan jo vetëm Shqipërinë, por edhe ata që marrin ca rroga si dhuratë e pjesëmarrjes në komisione votimesh. Dhe kjo që një artist të paguhet fiktivisht, diku, kur dihet që fronti real i tij janë lokalet e natës, dasmat e shfrenuara shqiptare, është krejt demode. Eshtë ai çibanizëm a shushunjizëm alla shqiptar që përfshihet në atë informalitetin e dëmdemokracisë sonë, pikërisht prej militantëve. Ndaj ishin të trishtueshme fjalët e asaj vajzës nga Burreli, së cilës iu deshën dy vjet për të gjetur një vend pune në dikasteret e Shqipërsië, edhe pse kishte kryer shtatë vite studime në një nga universitet më të mira të europës. Por në Shqipërinë tone, tesera e militantit ta bën në kokë ty edhe diplomës tënde. Jemi në kohën kur e ha robi, robin. Pra Mona ka hallin pse po u fshihen emrat nga borderotë militantëve, jo shkatërrimin mjedisor.
Kurse për PD-ën as që bëhet fjalë. Kushedi i detyrohet ndonjë fond Harri Lenës. Eshtë e vendosur në gërrvërret e veta, në denoncimet e një veterani si Sali Berisha. Asnjëherë nuk është parë një PD e ndarë, e rënë, e copëtuar…, pa frymë masash, pa identitet si sot. Dhe ajo që është më e trishtueshmja, pretendimi i rikthimeve, pa e kuptuar asnjëherë se kohët kanë përfaqësuesit e tyre, vine dhe duhet te ikin, i nxjerrin ata dhe u japin mundësinë për të dëshmuar…, atë që janë liderë apo legena. Në rastin konkret, është e hidhur, por e vërtetë, ky i sotshmi i përket legenizmit.
PD-ja sot vazhdon me denoncimin. Dhe krejt absurdisht me ca platforma bllokimish folotoresh, pikërisht në momentet më të domosdoshme të një debati për hapjen, sheshim, bashkimin etj. Nuk ka tradhtarë brenda një force politike, sa kohë ata kanë dale prej saj. Por ka uzurpatorë dhe manipulues, e ky është regres.
Por e gjitha kjo heshtje e florinjtë e ka një shpjegim, atë që në pushtet Edi Ramën, e solli pikërisht retorika vulgare e Ilir Metës. Dhe ajo PD-ja me ngjyra të kuqe, ajo republika e re e Lul Bashës. Dështimet e marrëveshjeve midis njëri-tjetrit, jo marrëveshjet për Shqipërinë. Kjo është e gjitha.
Por jemi te Këlcyra. Gryka e bukur, me ato rrape e ujra…, është fatkeqësi që u përket shqiptarëve. Rracës që nuk do ta kuptojë se poshtërsitë më të mëdha vendit tonë, ia kemi bërë ne dhe jo greku e serbi. Kjo ndodh pikërisht për shkak të asaj kulture të mbrapshtë që jep një dorë lek dhe gjithçka mundet.
Është gjëja më e mirë kur një shtyp, një shoqëri civile reagon fort… Nuk ka gjë më elegante. Epoka e besnikerisë së përjetshme karshi politikës, bizneseve të saj duhet të marri fund. Epoka e heshtjes. Janë një sërë biznesmenësh, përfshi politikanë, etj., që mëkatet e tyre i mbulojnë me forcën e lekut. Jo vetëm mëkatet, por edhe krimet njerëzore. Siç ishte rasti i një deputeti të përfshirë në një aksident rrugor, ku humbi jetën një njeri. Aksidenti është një fatkqësi. Dhe uroj kush mos ta ketë për pjesë. Mund t’i ndodhi gjithkujt. Por ka ca rregulla ama, ca ligje. Ka edhe kod moral. Të ikësh nga vendi i ngjarjes, e ta mbulosh gjithçka me para, bën dy here krim. E krim më të madh akoma bën një drejtësi e tërë, nje qeveri, nje shtet.
Por krimin më monstruoz e bën një shoqëri që hesht dhe që fal. I fal kur gruaja e njërit apo tjetrit, vret në rrugë, paguan ca lek dhe aq. I fal kur gjykatat lirojnë nga burgu si djemë të mire lagjeje ca njerëz që i kanë bërë vendit dëme në miliarda. Çfarë të presësh prej këtij soji burrash më? Reforma, zbatim të ligjit, demokraci?!. As mos e çoni nëpër mend. Këta janë vetëm për bythën e tyre, jo për Shqipërinë. Ndaj mos heshtni!
Ristrukturimi i thellë i të gjitha degëve të qeverisjes prit...
Një ngjarje e paprecedentë raportohet të ketë ndodhur në Ksa...
Nisën muajin e mjaltit disa ditë më parë, por ende nuk kishi...
Ish-ministri i Bujqësisë nga radhët e LSI-së, Edmond Panarit...
Është zbuluar identiteti i ish-futbollistit të kombëtares të...
Ish-Kryeministri i vendit Sali Berisha, ka vijuar me bërjen ...
Pak a shumë në të njëjtën kohë kur Edi Rama, me ngjyra farfu...
Hapa galopantë janë hedhur në fushën e teknologjisë, jo vetë...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Është identifikuar i dënuari i burgut të Peqinit, i cili u r...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Uragani “Nate” ka mbërritur në tokën amerikane.Sipas meteoro...
Dilema në se Luli është i majtë apo i djathtë, ka shoqëruar ...
Gjykata e Shkodrës ka dhënë verdiktin e saj, “arrest me burg...
Ermal Dervishi 28 vjeç me precedent të shumtë penalë u arres...
Rrumpalla e timonierit me strukturat e qeverisë, arriti një ...
Një zonë e mbjellë me ullishte në fshatin Margellicë të Pato...
Ngjarja në aksin rrugor Malecaj- Torovicë, ku një masiv shkë...
Kryeministri i vendit Edi Rama, ndodhej mëngjesin e sotëm në...
Njëzet e shtatë anëtarët e përzgjedhur në organet e vetingut...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...