Fotot/ Projektohet “Smart-i fluturues”
Hapa galopantë janë hedhur në fushën e teknologjisë, jo vetë...
Pak a shumë në të njëjtën kohë kur Edi Rama, me ngjyra farfuritëse, me ekrane gjigandë dhe me slidera vezullues po prezantonte shpikjen e tij më të fundit, ?platformën e bashkëqeverisjes me qytetarët?, një nga gazetarët që prej një dekade e ka mbështetur më shumë se kushdo tjetër, Mero Baze, kishte botuar një shkrim ku e akuzonte me nota të ashpra kryeministrin.
Ndërsa i pari shpjegonte të premten pasdite para mediave, se si qytetarët duhet të kishin besim tek kjo qeveri, duhet të denonconin nënpunësit e administratëës që abuzonin me detyrën, zyrtarët që u kërkonin ryshfet, i sorollasnin apo shkelnin ligjin, i dyti ngrinte gishtin mbi një kryeministër që ishte i aftë të fuste fukarenjtë në burg, por që përkulej përpara biznesmenëve batakçinj.
Baze në shkrimin e tij shkonte dhe më larg. Ai bënte thirrje që ndërtimet e ngritura si pasojë e lidhjes okulte të shefit të qeverisë me njerzit që paguajnë nën dorë, mund të ndalen vetëm me një mënyrë: duke u vënë tritolin (lexo shkrimin poshtë).
Nisur nga këto akuza të forta u interesova të kuptoj se çfarë e kishte sjellë këtë përplasje. Në fakt nuk qe e vështirë. Tani informacionin e gjen në shumë portale dhe alarmin e kanë ngritur mjaft aktivistë të shoqërisë civile.
Fjala është për një ndërtim tërësisht pa leje, me puntorë të fshehur si klandestinë, që pronari i ujit Trebeshina po bën në një nga mrekullitë e mbetura mbi derdhjen e Vjosës, pikërisht në grykën e Këlcyrës.
Dhe dyshimi se ai ka marrë viston tek timonieri që luan aktorin e bashkëqeverisjes me popullin, i bën të frenojnë para paligjshmërisë: edhe INUV-in, edhe policinë, edhe autoritetet e provincës.
Por, po të informohesh në krahun tjetër, pra nga njerëzit e zyrës së kryeministrit, ata e kanë gati alibinë.
Me pak fjalë ata pretendojnë se situata nuk është tamam ashtu sikurse thotë Baze, se ai është subjektiv në këtë çështje, se as që mund të mendohet se Rama është paguar nga biznesmeni, se atij çështja i është relatuar si e rregullt nga kabineti i vet.
Pra e thënë troç, qëndrimi është i njëjtë si në të gjitha kazuset e mëparshme të këtij lloji, që nga vilat e oligarkëve në bregdet, që nga grataçielat në Tiranë, e deri tek prishja e ansamblit të Gerardo Bosios për të ngritur një kullë me stadium: ?Ne do vazhdojmë përpara, sepse nuk dëgjojmë shpifjet e mediave të kazanit?.
Se ç?interes ka botuesi i gazetës Tema, ai që ka lujtur rol më shumë se kushdo për rënimin e qeverisjes së Berishës, që ka luftuar për ngritjen e Ramës në pushtet, madje ka gjetur mënyrën t’a amnistoje edhe për shumë nga mëkatet e tanishme, të futet në kazanin e kritikëve, opozitërëve dhe atyre që janë xhelozë për ?sukseset? e liderit, kjo është vështirë të kuptohet.
Por, ajo që meret mend me lehtësi është se kështu trajtohet çdo vëzhgim, çdo denoncim dhe çdo kritikë që mund të bjerë ndesh me paktet që Rama ka bërë me njerëzit e biznesit.
Në këtë kuptim, sado e dhimshme të jetë masakra që po ngjan në grykën e Këlcyrës, ajo është vetëm një mikro ilustrim i asaj që po ndodh në të gjithë Shqipërinë.
Nga ana tjetër, ajo është edhe prova me e qartë se përse show si ato që me ngjyra farfuritëse dhe ekranë gjigandë, që ftojnë qytetarët të denoncojnë, krimet, abuzimet dhe korrupsionin janë të dëstinuara të dështojnë.
Ç?do qytetar që do merrte guximin të ngrinte një problem në portalin e sapo inaguruar me bujë, rrezikonte të etiketohej njësoj, si Lulzim Basha, Fatos Lubonja, apo tani së fundi edhe Mero Baze.
Sepse në vendin ku për çdo mëkat vendos timonieri, askush nuk mund të presë zgjidhje prej tij. Të shpresosh të kundërtën është njësoj sikur besosh se mund t?i varen Ramës mëlçitë në qafë. /Lapsi.al
Hapa galopantë janë hedhur në fushën e teknologjisë, jo vetë...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Është identifikuar i dënuari i burgut të Peqinit, i cili u r...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Uragani “Nate” ka mbërritur në tokën amerikane.Sipas meteoro...
Dilema në se Luli është i majtë apo i djathtë, ka shoqëruar ...
Gjykata e Shkodrës ka dhënë verdiktin e saj, “arrest me burg...
Ermal Dervishi 28 vjeç me precedent të shumtë penalë u arres...
Rrumpalla e timonierit me strukturat e qeverisë, arriti një ...
Një zonë e mbjellë me ullishte në fshatin Margellicë të Pato...
Ngjarja në aksin rrugor Malecaj- Torovicë, ku një masiv shkë...
Kryeministri i vendit Edi Rama, ndodhej mëngjesin e sotëm në...
Njëzet e shtatë anëtarët e përzgjedhur në organet e vetingut...
Një atentat mafioz ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjes...
Pastrimi i shtretërve të lumenjve shihet si domosdoshmëri pë...
Menjëherë pas kërkesës së kryeministrit Rama, për tu regjist...
Policia e Italisë ka arrestuar dy shtetas shqiptarë nën akuz...
Nuk është Donald Lu që po kërkon në Tiranë eliminimin e kësa...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me anë të një postimi n...
Parlamenti do të përfshijë sot në axhendën e punimeve projek...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...